Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Koronavirusi po shkatërron portalet – për BDI-në, dasëm pa muzikë!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 7 prill – Përderisa po vazhdon ballafaqimi me krizën e shkaktuar nga virusi COVID 19, qeveria e Maqedonisë së Veriut siç duket i ka harruar mediat. Gazetarët ngjashëm si mjekët, policët, zjarrfikësit e ushtarët , janë në frontin e parë të ballafaqimit me situatën e krijuar dhe për këtë arsye duhet të kenë trajtim të njejtë dhe ndihmë të theksuar nga qeveria.

Gazetarët, në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit

Qeveritë e vendeve të ndryshme në rajon kanë vendosur t’iu ofrojnë ndihmë mediave për të tejkaluar krizën që është shkaktuar si pasojë e vrusit COVID 19.

Në këtë kohë kur gazetarët po ballafaqohen në vijën e parë të frontit të luftës kundër virusit, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, nëpër spitale dhe vende publike ku mund të rrezikohet jeta e tyre si dhe më e rëndësishmja duke krijuar opinion publik për kujdes më të madh të qytetarëve në këtë kohë të pandemisë, duhet të marrin trajtim më serioz nga organet shtetërore.

Qeveria të paktën këtë vit duhet të heqë taksën e licencës, të konsiderojë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medialë si kategori e vijës së parë të frontit kundër COVID-19, si mjekët e policët, të ndihmojë financiarisht pronarët e mediave të licencuara, për të mbuluar shpenzimet e tyre për pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e tjera, nga shpallja e gjendjes emergjente e derisa të zgjasë ajo.

Qeveria duhet të përfshijë edhe portalet dhe agjencitë e lajmeve në paketën e ndihmës ngjashëm si radiot dhe TV pasi informimi elektronik në botën e modernizuar është bërë shumë i rëndësishëm.

Qeveria duhet të mbështetë portaket dhe mediat në Maqedoninë e Veriut në kuadër të fondit të veçantë për bizneset dhe të punësuarit, për shkak se funksionimi i tyre është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit. Portalet dhe mediat në Maqedoninë e Veriut jetojnë nga marketingu dhe në këtë kohë kur po përballemi me virusin COVID 19, kompanitë tashmë kanë ndërprerë reklamimin e tyre në media. Rrjedhimisht, mediat dhe portalet gjatë muajit mars nuk kanë realizuar pothuajse asnjë të hyrë dhe falimentimi i tyre është i shpejtë.

Partitë shqiptare të ngrenë zërin për t’i mbështetur portalet

Fatkeqësisht deri më tani qeveria dhe partia shqiptare në pushtet, BDI nuk ka ndërmarrë asgjë për të përfshirë në skemën e ndihmës edhe mediat elektronike. Këshilli për radiodifuzion ndau disa donacione vetëm për TV dhe radiot, për të siguruar pajisje medicinale, si doreza dhe maska, ndërsa ende nuk është ndarë ndonjë pako financiare edhe për mediat tjera elektronike.

Të vetmën ndihmë që qeveria e ka ndërmarrë deri më tani është që të paguajë pagë minimale prej 14.500 denarë për punëtorët e mediave të cilatnuk kanë mundësi të ndajnë paga për muajtë prill dhe maj.

Qeveria theksoi se do të ndajë 200 milionë euro nga buxheti ishtetit për të ndihmuar kompnaitë private por nuk precizoi se çfarë ndihmash do të ketë për mediat dhe portalet informative.

Partia shqiptare në pushtet, BDI duhet të ngre zërin dhe të kërkojë që në pakon e ndihmës financiare të ketë pjesë edhe për mediat online, pasi janë të rëndësishme në informimin e saktë e të shpejtë.

Gazetarët nuk kërkojnë lëmoshë, por ndihmë financiare, siç parashikohet për të gjithë punëtorët e kompanive private, por edhe për të gjithë gazetarët në Itali, Gjermani e Francë.

Funksionarët shqiptarë nuk duken askund

Fatkeqësisht, BDI aktualisht në qeveri duket se është zënë në gjumë dhe aspak nuk është duke çarë kokën për atë se çfarë po ndodh me situatën në terren. Nëse analizohen të gjitha veprimet dhe masat e ndërmarra të qeversë në kohën e fundit, funksionarët shqiptarë nuk duken askund.

Qoftë funskionarë të BDI-së por edhe të dy partive tjera shqiptare në qeveri, duket se të gjithë vendimarrjen dhe barrën e menaxhimit të krizës e kanë lënë në dorë të funksionarëve të LSDM-së dhe të VMRO-së.

Shqiptarët në qeveri sillen thuajse asgjë nuk po ndodh rreth tyre dhe asgjë nuk është në dorë të tyre. Ndoshta pjesa edytë është edhe e saktë, sepse  të jepet përshtypja se çdoherë kur ka krizë ose duhet të merren vendime të rëdësishme për tejkalime të krizave, shqiptarët zhduket dhe nuk janë askundi.

Nëse deri para se të fillojë fushata zgjedhore, ata ishin hiperaktiv duke sygjeruar votuesit shqiptarë për këtë të votojnë, tani janë fshehur largë nga virusi dhe aspak nuk janë në gjendje të japin qoftë edhe këshilla për qytetarët.

Ata mendojnë se mediat dhe portalet elektronike janë të nevojshme vetëm kur është koha e zgjedhjeve, por gabohen shumë pasi qytetarët një politikan të mirë e dallojnë dhe e vlerësojnë në kohë krizash!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...