Agjencia Zhurnal.mk
Editorial TOP LAJM

EDITORIAL/Ku mbetën vaksinat? – Çfarë pazare po bëhen në prapaskenë!

Nga Zhurnal.mk

Shkup, 26 janar – Përderisa të gjitha shtete e rajonit kanë filluar vaksinimin, Maqedonia e Veriut ende në dilemë se çfarë të bëjë. Fillimisht u ofrua që do të ketë ndihmë nga Bullgaria, pastaj Serbia, më vonë Bashkimi Evropian e në fund duket se vaksinat do të blihen nga Kina. Çfarë në të vërtetë po ndodhë! Duke e njohur mirë mentalitetin se pas gjithçkaje ka ndonjë sherr, tek qytetarët kanë filluar dilemat se nëse pushteti po bën pazare për përfitime të grupeve të caktuara të interesit?

Pfizer s’ka kapacitet edhe për Maqedoninë e Veriut!

Maqedonia e Veriut ende po pret që të arrijnë vaksinat kundër koronavirusit, teksa autoritetet janë arsyetuar se vonesat për arritjen e tyre po bëhen për shkak se kompania amerikane, Pfizer është nën presion për të furnizuar edhe vende të tjera të botës me vaksinën e saj kundër COVID-19.

Pfizer arsyetohet se “janë nën presion të madh nga të gjitha vendet e botës dhe kjo është arsyeja e ngadalësimit të procesit të furnizimit me vaksina, shumë më e ngadaltë nga ajo që pritej”.

Vaksinat mund të arrijnë në Maqedoninë e Veriut edhe para se ligjvënësit të bëjnë ndryshimet e duhura të Ligjit për furnizim me barna, ndryshime këto që sipas tij, janë imponuar nga kërkesat e kompanisë amerikane Pfizer, që ka prodhuar një nga vaksinat që po përdoren kundër sëmundjes COVID-19.

Ndryshimi i Ligjit për furnizim me barna, tashmë është në procedurë parlamentare, pasi në ligjin aktual, në nenin tetë të tij, thuhet se nuk lejohet përdorimi i barnave që vijnë nga jashtë nëse nuk ka një përfaqësues i cili do të marrë përgjegjësinë në rast se barnat apo edhe vaksinat, kanë efekte anësore në shëndetin e qytetarëve.

Në total, nga kompania amerikane Pfizer, janë siguruar 833 mijë doza të vaksinës, të mjaftueshme për vaksinimin e 400 mijë qytetarëve. Shkupi zyrtar është po ashtu pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra dhe Maqedonia e Veriut pritet të marrë vaksina edhe nga ky program. Të parët që do të vaksinohen në Maqedoni të Veriut, do të jenë punonjësit shëndetësorë.

Mjekët thonë se para se të nisë vaksinimi, duhet të bëhen analiza për të parë se sa prej tyre tashmë e kanë kaluar virusin dhe kanë antitrupa. Përmes imunitetit kolektiv dhe vaksinimit të popullatës, Maqedonia e Veriut të mund t’i kthehet pjesërisht normalitetit, gjatë verës së këtij viti.

Vaksina edhe nga Kina – BE-ja indirekt nuk pajtohet!

Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Kovid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia do të ndërpres procesin e imunizimit. Problem nuk duhet të jetë që vaksinat kineze nuk janë aprovuar nga Agjencia evropiane e barnave, sepse dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave është i njohur për ekspertët tanë.

Maqedonia e Veriut do të ketë prioritet mekanizmin Kovaks të shpërndarjes së vaksinës si dhe marrëveshjen direkte me kompaninë Pfizer.

Njoftimi për furnizimin e mundshëm të vaksinave nga Kina vjen mes vonesave në shpërndarjen e vaksinave te Pfizer dhe prodhuesit e tjerë perëndimorë, për të cilat disa shtete anëtare të BE-së kanë njoftuar procese gjyqësore.

Osmani dhe Dimitrov në Bruksel nuk morën afat konkret se kur do të arrijnë vaksinat në Maqedoninë e Veriut, por në takim me eurokomisarin për menaxhim me krizat kërkuan BE-ja sa më shpejtë që është e mundur të sigurojë vaksina për rajonin për të cilin  tashmë janë ndarë 70 milion euro.

Komisioni Evropian nuk është në mundësi për momentin  të japë afat dhe premtim për dorëzim të vaksinave për shkak të asaj që vetë vendet anëtare të BE-së përballen me mungesë të dozave  për popullatën e tyre.

Për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin nënkuptohet se “në javët në vijim” nuk do të marrë vaksina as nga Kovaks, as nga “Mekanizmi i ri për shpërndarje” në BE, të paralajmëruar javën e kaluar.

Nëse Shkupi dëshiron të marrë vaksina  para se ato të jenë të arritshme përmes mekanizmave humanitar, ka disa opsione: njëra është direkt  t’i porosisin nga prodhuesit, t’i blejë nga vendet tjera të cilat kanë vaksina, të presë donacione, ose t’i furnizojë  vaksinat nga Rusia ose Kina. Vendimi mbetet i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, por duhet të mbahet në mendje se asnjëra nga këto dy vaksinat nuk janë miratuar në BE,  kjo është përgjegjësi e autoriteteve ndaj qytetarëve të tyre, Bashkimi Evropian nuk përzihet në këtë vendim. Megjithatë në KE janë optimistë sepse shumica e vendeve anëtare të BE-së së shpejti do të fillojnë me dozën e dytë të vaksinimit të popullatës së tyre,  që mundet së shpejti të vlejë edhe zhbllokim të situatës për Ballkanin Perëndimor dhe vendet tjera anëtare.

Përveç pazareve politike, tek qytetarët janë përhapur dilemat që mos vallë pushteti po mundohet të ndajë tendere, përfitime personale dhe korrupsion ndërmjet firmave të afërta me partitë në pushtet. Institucionet përgjegjëse duhet t’i hapin sytë dhe mos të lejojnë që për hir të sigurimit të vaksinës të shkelen të gjitha ligjet, të lejohen kontrata të shpejta në katër sy dhe të vidhen miliona euro para të qytetarëve.

Postime të ngjashme

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

“ZHBLLOKOHET KUVENDI” / Gjatë javës pritet vazhdimi i ndonjë prej seancave të mbetura plenare

R Zh

Pandov për Zhurnal: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të Qeverisë, në politikë nuk ka rastësi

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Ajdari për Zhurnal: Planifikojmë protesta të tjera por kërkojmë mbështetje nga partitë politike

Z H

Zaev parapëlqen që përsëri Shilegov të kandidojë për kryetar të Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...