Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Kush do të jetë më i zoti të formojë shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve

Shkup, 20 tetor – Lideri i partisë opozitare në kampin politik maqedonas Hristijan Mickovski, një kohë të gjatë po trumpeton krijimin e një shumice të re parlamentare, mundësit për një gjë të tillë janë rritur pas rezultateve shumë pozitive që mori VMRO-DPMNE në raudnin e parë të zgjedhjeve lokale, e disa parti as nuk po mohojnë as pohojnë zërat për mundësinë e bashkangjitjes së shumicës së re, e situata e krijuar rritë mundësinë e realizimit të saj.

Maqedonia e Veritu gjatë historisë së saj pluraliste është karakterizuar nga një paqëndrueshmëri e madhe poltike, e këtë e dëshmon edhe numri i lartë i zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur në vendin tonë, ku në shtatë vitet e fundit janë mbajtur 3 palë zgjedhje të përgjithshme, të cilët në disa raste më shumë kanë komplikuar se sa kanë zgjidhur problemet e brendshme, shkruan Zhunral.

Duket se Maqedonia e Veriut nuk po shpëton dot nga kjo dramë, pasi për një kohë të gjatë po trumpetohet ndryshime të mundëshme në ekzekutiv nga partitë e pozitës dhe opozitës, e që të gjithë këto kanë ndikuar në krijimin e një hutie edhe paqëndrueshmërie politike, pasojat e së cilës po i vuan qytetari i rëndomtë.

Paria në pushtet për një kohë të gjatë po deklarohet se do të ketë zgjerim të ekzekutivit me prurje të reja nga partitë opozitare, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, e kjo të bën të mendosh se këtë qëndrime më shumë janë luftë psikologjike dhe propagandistike se sa një gjë që mund të realizohet. Zgjerimi ka qenë një nevojë emergjente për ekzekutivin e tanishëm, duke marrë parasysh shumicën e brisht që ka ajo me vetëm 62 deputet që është një më shumë se numri i nevojshëm për formimin e qeverisë, e kjo e ka bërë që ajo të jëtë e dobët, që jo pak e ka penguar atë në funkionimin e saj.

Në anën tjetërt edhe lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski ka trumpetuar për krijimin e një shumice të re parlamentare për një kohë të gjatë, e i njejti theksonte se i ka numrat për një ndërmarrje të tillë dhe se kjo do të ndodhë në kohën e duhur. Pritja e kohës së duhur duket se ka qenë një strategji e mirë përgatitur dhe analizuar, e cila dha edhe frytet e veta pasi ajo arrtit që të merrë rezultate shumë pozitive në raundine parë të zgjedhjeve lokale, që i ofruan mundësin dhe kohën e duhur, e për këtë ai nuk ngurroi që të flasë për shumicën e re parlamenater edhe në pres konferencën e fundit, shkruan Zhurnal.

Raudni i dytë i zgjedhjeve, do të jetë ndoshta edhe vendimtare për krijimin e shumicës së re, gjithmonë nëse VMRO-DPMNE vazhdon me rezultatet pozitive si në rrethin e parë, e në rast se kjo ndodh, ndryshimi me shumë gjasë do të jetë i pashmangshë. Këtë mundësi e përforcon dhe përplasjet brenda koalicionit qeveritar, të cilët janë intensifikuar kohët e fundit, sidomos mes BESËS dhe BDI-së për komunën e Tetovës, e cila është shëndrruar në një mollë “sherri”, dhe “neutraliteti” i LSDM-së po e acaron edhe më shumë situatën e brishtë brenda ekzekutivit e që e gjithë kjo po vështirson funksionimin e ekzekutivit.

VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA si parti opozitare kanë sëbashku 56 deputet që janë vetëm 5 më pak se sa është e nevojshme për të krijuar një shumicë të re parlamentare, se ata funksionojnë si koalicion u pa në zgjedhjet lokale ku ata mbështetën njëra-tjetrën në disa komuna, e që me shumë gjasë ata do ta vazhdojnë të njejtën edhe në ekzekutivine ri në rast se e njejta do të krijohet, shkruan Zhurnal.

Afrimi mes koaliconit ASH-AAA dhe Lëvizjes Besa për përkrahje ndaj kësaj të fundit në komunën e Tetovës në raundin e dytë kundër BDI-së, është një sinjal i fuqishëm se kjo parti me katër deputetët e saj mund që të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare që mund të krijohet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndoshta dhënia e mbështetjes për Besën në këtë komunë nga këto dy parti është edhe karremi për ta tërhequt atë drejt shumicës së re që pritet të krijohet sëshpejti.

PLD dhe DOM sod kanë shprhur lojalitet ndaj LSDM-së, por që duke marrë parasysh se sa shpejt ndyshojnë qëndrimet e partive politike në vendin tonë, nuk është befasi që edhe këta të ndryshojnë në besnikrinë ndaj partisë qeverisese, dhe ti bashkohen nje shumice tjetër që mund të formohet në ditët apo muajt në vazhdim.

Ndërsa e Majta, ka shprehuar që nuk do ti bashkohet asnjë shumice parlamentare, pasi sipas saj të gjithë janë me njollë dhe si e tillë ajo nuk do të mund të bashkëpunonte me asnjërën prej tyre, por nuk është befasi që edhe ajo të ndrzshoj qëndrim në ditët në vijim, shkruan Zhurnal

Këto janë matematika, të cilët priten që të bëhen edhe më të qarta pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, atëherë do ta kuptojmë se a do të ketë zgjerim të ekzekutivit të udhëhequr nga LSDM apo do të kemi shumicë të re me VMRO-DPMNE./// Zhurnal.mk

Related posts

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky