Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: LSDM duke ndarë 500 mijë euro për OJQ-të e saja tregon se është larg konceptit “Një shoqëri për të gjithë”!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 17 qershor – Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, qeveria e Maqedonisë së Veriut është përfshirë në nëj tjetër skandal të ndarjes së mjeteve financiare për organizata të ndryshme joqeveritare.Qeveria ka ndarë një total prej 40 grantesh me vlerë afro 500 000 euro për 40 shoqata qytetare dhe fondacione, të cilat duhet të bëjnë projekte se si të ballafaqohen me krizën e shkaktuar nga virusi Korona. Fatkqësisht nga 40 OJQ-të që kanë fituar para, nuk janë as 3-4 OJQ shqiptare që do të ishin pjesë e kulaçit qeveritar. LSDM që vazhdimisht trumbeton për bashkëjetesë dhe “një qeveri për të gjithë” sërish e tregoi fytyrën e saj të vërtetë të diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Dyshime si u analziuan 549 aplikacione brenda dy ditësh!

Që nga momenti i shpalljes së thirrjes për Fonde, ekzistonte dyshimi për transparencën dhe mënyrën e zbatimit të tij. Thirrja ishte hapur më 6 qershor (e shtunë), dhe afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve ishte 11 qershori në orën 12 të mesditës. Kjo do të thotë që shoqatat qytetare kishin më pak se pesë ditë për të bërë një kërkesë prej 10 faqesh dhe sqarim të një kërkese për buxhet të hollësishëm.

Pasi thirrja u mbyll në 11 qershor, qeveria miratoi një vendim në 13 qershor në një seancë qeveritare ku i ndau fondet e pakthyera për 40 organizata. Në thirrjen publike u paraqitën gjithsej 549 aplikime, që do të thotë se Komisioni për ndarjen e këtyre fondeve i ka vlerësuar 549 aplikime në më pak se dy ditë nga mbyllja e thirrjes.

Në seancën e saj të 10 qershorit, qeveria miratoi një vendim për emërimin e një kryetari dhe anëtarëve të Komisionit për shpërndarjen e fondeve të destinuara për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për të trajtuar krizën KOVID-19. Emrat e presidentit dhe anëtarëve nuk janë publikuar.

Nga Lista e renditjes së Komisionit të aplikacioneve shihet se ishin shtatë vlerësues, dy prej të cilëve ishin nga Këshilli për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Sektorit Civil dhe një nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe një përfaqësues nga Departamenti i OJQ-ve.

Komisioni ka njoftuar vetëm se janë vlerësuar 549 projekte të pranuara brenda afatit të përcaktuar dhe përgatiti një listë të me renditjen e 40 organizatave, të cilat përfitojnë një pvlerë pa kthim prej 29.647.474 denarë ose rreth 500 mijë euro.

Fitues vetëm OJQ-të e afërta me LSDM-në, disa i refuzojnë paratë

Nga lista e publikuar e kompanive që kanë fituar mjete financiare nga ana e qverisë, duket qartë se shumica prej tyre kanë lidhje me LSDM-në në pushtet dhe pikërisht për këtë arsye shumë OJQ kanë bërë reagime të ashpërta kundër këtij vendimi.

Këshilli i Etikës së Medias në Maqedoni, e cila ka fituar para nga ky vendim i qytetarëve, ka deklaruar se refuzon t’i marrë paratë që ia ka nda qeveria, pasi në momentin kur vetëm se më është shpallur data e zgjedhjeve ata janë të fokusuar që të gjithë potencialin e tyre ta fokusojnë drejt monitorimit aktiv të situatës në sferën e mediave dhe respektimin e lirisë së shprehjes, e cila është synimi parësor i kësaj organizate. 

Gjithashtu Fondacioni “Impakt Net” ka bërë kërkesë për anulimin e vendimit për ndarjen e fondeve, sepse sipas nenin 49 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet dëshmohet se nuk janë respektuar kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e fondeve, pasi paratë nuk janë ndarë për qytetet ku ka pasur më së shumti të infketuar dhe ku duhet të intervenohet më shumë në ngritjen e vetëdijes qytetare. Ata akuzojnë se nuk ka shpërndarje të ekuilibruar rajonale të financave, por përqendrimi i fondeve ka ndodhur vetëm në disa komuna. Disa nga aktivitetet dhe projektet e propozuara nga OJQ-të që kanë fituar nuk korrespondojnë aspak me temën e konkursit të menaxhimit të krizave.

Nuk kalojnë as 3-4 organizata shqiptare

Nga 40 organizata që kanë përfituar para nga ana e qeverisë, nuk janë as 3-4 organizata shqiptare që do të përfitonin mjete financiare për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër pandemisë. Fatkeqësia më e madhe qëndron se pjesë e Komisioneve kanë qenë edhe përfaqësues të BDI-së, partisë shqiptare në pushtet, të cilët nuk knaë insistuar të paktën një e treta e organizatave që do të fitojnë mjete të jenë shqiptare. Këta organizata do të krijonin proekte me anë të të cilave do t’i njoftonin qytetarët shqiptarë në gjuhën e atyre amtare për pasojat dhe masat e nevojshem që duhet të ndërmirren për t’u mbrojtur nga virusai COVID 19. Fatkeqësisht zëri i tyre sërish nuk u dëgjau dhe nuk u përfill aspak nga partnerët e tyre të koalicionit, LSDM.

Qeveria u përfshi disa herë në skandale të ngjashme

Në vitin 2018, më 13 korrik, qeveria nëpërmjet Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ndau një grant (para pa kthim) në vlerë prej 10.5 milion euro për 79 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme përmes masave të qeverisë për rritjen ekonomike. Nga mediat u zbulua atëherë se sërish shumica e kompanive që i fituan këto para janë në lidhje të ngushtë me funksionarë të LSDM-së.  Nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ndanë 160 000 euro për “Cast Invest”, një kompani në të cilën ish-zëvendës kryeministri Angjushev ishtë bashkëpronar. Një grant prej 162 000 eurosh iu dha gjithashtu shtypshkronjës nga Prilep “Guinness”, bashkëpronar i së cilës është deputeti i LSDM-së, Lokvenec. Pas presionit në media kompanitë të cilave u është dhënë ndihma shtetërore në një thirrje publike nga Fondi i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik do të duhej të raportojnë vetë nëse kanë lidhje me funksionarët shtetëror e që në fakt nuk ndodhi kurr kështu.  Nga qeveria e deritanishme janë ndarë vazhdimisht para të tilla pa kthim, për të cilat ka pasur reagime të shumta në publik.

Duke i parë skandalet e njëpasnjëshme në të cilat u përfshi qeveria e drejtuar nga LSDM, bie poshtë koncepti i tyre i trumbetuar me gojën plot se do të “ndërtojnë shoqëri të njejtë dhe të barabartë për të gjithë”. Kur s’ka qëllim të pastër, gënjeshtrat dalin shpejt në shesh!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!