Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Maqedonia e Veriut, “njollë e zezë” e ndërtimeve pa leje

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 28 shtator – Zhurnal.mk – Legalizimi i ndërtimeve pa leje në Maqedoninë e Veriut është bërë “damkë e zezë” në planifikimin urbanistik.

Probleme të shumta nxori në shesh prishja e objektit te qendra “Mavrovasja”, ku institucione të ndryshme i hidhnin fajin njëra tjetrës për bartjen e përgjegjësive. Objekte si ai që tani më u rrënua,si pasojë e presionit mediatik, ka plotë nëpër komuna të tjera, por, atje presioni nuk është edhe aq i madh sa për të ndërmarrë diçka që këto objekte të prishen.

Komunat duhet t’i hapin sytë dhe të bëjnë një planifikim të pranueshëm për të lejuar ndërtimet, por sipas planeve adekuate dhe të aprovuara më parë, duke i respektuar të gjitha standardet.

Aktualizohet ligji për legalizimet

Qeveria e re ka aktualizuar sërish ndryshimet e ligjit të propozuar për legalizim të ndërtimeve joligjore, që është në procedurë kuvendore, përmes bisedave me grupet e deputetëve dhe të gjitha palët e interesuara.
Ligji veçmë është në procedurë kuvendore, respektivisht ky është i njëjti ligj që u parashtrua.

Në atë moment, kur Kuvendi do ta aktualizojë, Ministria do të jetë e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet e deputetëve dhe të gjitha palët e interesuara, që në fund të ditës në këtë demokraci parlamentare të miratohet ligji, cili do ta rregullojë pjesën e objekteve të ndërtuara pa leje. Gjithçka që u ndërtua në zonat e mbrojtura në bregun e Ohrit dhe ndërtesat banesore A2, nuk do të jenë lëndë e legalizimit me këtë ligj. Kjo është një mbrojtje që të pengohen keqpërdorimet e tilla. Ligji është shumë më restriktiv se ai paraprak dhe ka momente të ndëshkimit në shumë aspekte.

Aspekti i ndërtimeve pa leje, nuk duhet të shihet vetëm nga kjo anë, sipas ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuara joligjore, por edhe nga mbikëqyrja inspektuese.

Me Ligjin i ri për planifikimin urban, i cili fillon me zbatim, rregullohet situata në mënyrë që të mos lejohet, byroja kryesore urbane të jetë në Ilindenska, në ministritë apo komunat, por atje ku duhet të jetë – me arkitektët dhe planifikuesit. Të kalojë përmes kanaleve të vetëqeverisjes lokale dhe opinionit


Çdoherë duhet të ketë kujdes në ligjshmërinë, sepse shumë shpesh lëndët e bllokuara kanë dhe lëshime të caktuara dhe probleme që absolutisht nuk duhet të ndodhin.

Si ndodhin problemet

Nuk mund thjeshtë brenda natës të fshihen parcelat, sepse nëse një parcelë e tokës i shitet një personi privat, atëherë ai do të ankohet dhe mund që Komuna të paguajë për të gjitha gabimet. Duhet të përfundojë e gjithë procedura ligjore, gjykata duhet të marrë vendim për të anuluar kontratën me investitorin e pastaj toka duhet të kthehet në pronësi të shtetit dhe vetëm atëherë pulla për objektin mund të fshihet. Por, kjo merr shumë kohë dhe kjo shkakton pastj probleme shtesë, sepse vetë ndërtuesi e fillon ndërtimin dhe pastaj kërkon legalizim në bazë të dokumentit me të cilin e ka blerë pronën.

Komunat, me os epa vetëdije, shpeshherë duke pranuar korrupsion, i shesin një investitori privat tokën me çmim shumë të lirë dhe në këtë formë, investitori fillon ndërtimin. Ky ndërtim edhe pse nuk i ka lejet e nevojshme, ai ndërtohet dhe pastaj aplikohet për legalizom. Sipas ligjeve aktuale, nëse një objekt veçse më është ndërtuar, komuna obligohet që ta legalizojë.

Nëse komuna vendos të anulojë lejen për ndërtim, kjo nuk mjafton për të fshirë pullën e një objekti. I tillë është problemi edhe me “Shkallët Spanjolle ”, ku nuk mund të fshihen nga plani i ri “Unaza e Vogël” e cila aktualisht është duke u bërë në Komunën Qendër, kurse ka gjasa për ndërtimin e paligjshëm të monumentit “Nënë Tereza”, i cili gjithashtu duhet të prishet.

Për rastin “Shkallët spanjolle” është një parcelë prej 1.046 metra katrorë, përkatësisht zona e Sheshit, e cila tani është një trotuar me gjelbërim dhe mund të njihet lehtësisht. Këtë tokë shtetërore në vitin 2013, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE përmes Janakieskit ia shiti kompanisë shqiptare “Amadeus grup” për 1.5 milionë euro, për të ndërtuar një ndërtesë me stil barok me shkallë jashtë parcelës së blerë, të derdhura në në drejtim të monumentin “Luftëtari në kalë “

S’ka leje ndërtimi nëse s’dihet më çfarë do ngrohen banesat
Familjet duhet të kenë lëndë djegëse ekonomike, efikase dhe ekologjike për ngrohjen e shtëpisë, kurse operatorët e rrjetit shpërndarës duhet të dinë saktësisht se ku dhe në cilat zona duhet të forcojnë ciklet e investimeve në rrjet për të minimizuar prishjet e mundshme dhe për të shmangur humbjet në sistem.

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore, KRrE, ka kërkuar që gjatë lëshimit të lejeve për ndërtim, të jetë e detyrueshme të theksohet se me çka do të ngrohet objekti i ri që do të ndërtohet.

Me këtë draft zgjidhje duhet të përdoren burimet më efikase dhe më ekonomike që janë në dispozicion të shtetit për të zgjidhur ngrohjen e qytetarëve. Do të ketë zona të paracaktuara dhe do të dihet se ku dhe me çfarë karburanti do të ngrohen shtëpitë dhe objektet. Atje ku ekziston sistem i organizuar i ngrohjes, ndërtesat e reja do t’i bashkohen atij sistemi, por nëse investitori tregon se ekziston sistem më efikas për të zgjidhur problemin e ngrohjes, nuk mund të kontestohet që ta bëjë atë.

Intensiteti i lidhjes shtëpiake pritet të rritet, me ndërtimin e një tubacioni sekondar me gaz pas përfundimit të thirrjes publike për zgjedhjen e një distributori të gazit natyror që është duke u zhvilluar. Shpërndarësi i ri do të ketë detyrim të ndërtojë rrjete shpërndarëse në të gjitha qytetet në të gjithë vendin.

Komunat të kenë kujdes me lejet e ndërtimit

Komunat duhet të gjejnë zgjidhje të mençur dhe adekuate që të mos të vënë qytetarët në siklet. Komunat i rregullojnë planet në mënyrë personale, por pastaj kur duhet t’i përputhin këto plane me qytetin e Shkupit ose në nivel qendror, ka dallime të mëdha dhe këtu lindin probleme shtesë. Dhe për pasojë, janë qytetarët ata të cilët dëmtohen më së shumti, ndërsa faji hidhet nga njëra anë të tjetrën.

Gjithashtu, komunat duhet të pastrojnë dosjet e legalizimeve sa më shpejtë, duke bërë që të ketë pasqyrë të qartë se si qëndron gjenda në terren. Fatkeqësisht korrupsioni po i mbytë komunat dhe aty po merren para të mëdha, qoftë edhe për legalizim të objekteve, që është detyrim ligjor.
Qeveria duhet të gjejë një model se si t’i rregullojë këto çështje, por për këtë nevojitet vullnet dhe guxim politik, sepse ‘do reformë mund të jetë e dhimbshme.

Është e vështirë që kjo katrahurë të zgjidhet shpejt, megjithatë edhe qytetarëve duhet t’iu jepet mundësi që të ndërtojnë, por duke i respektuar standardet bashkëkohore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...