Shkup, 8 qershor – Takimi i djeshëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nxori në shesh qëndrime interesante, që u shprndanë në opinion me shpejtësinë e dritës. Pasi kanë kaluar 24 orë nga ky takim, po forcohet bindja se ato qëndrime vetëm se formalisht u shprehën nga Kovaçevski e Mickovski, por se në fakt janë formuluar nga “lart”.
Po bëhet e qartë se ky takim ishte vetëm fillim i zhvillimeve dinamike në skenën politike, respektivisht po futem në një lloj “foto finishi” në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Po futemi në një vrap “sprint” dhe nëse e kalojmë me sukses, do të jemi gjenerata me të cilën do të krenohen gjeneratat tonatë ardhshme, që ua kemi hapur dyert e familjes së madhe evropiane.
Nëse lodhemi dhe ndalemi në mes të këtij “sprinti” atëherë do të mbahemi mend si gjeneratë e cila nuk diti të japë provimin, ndoshta më të rëndësishëm, për historinë e vendit dhe rajonit. Duhet të sfrytëzojmë edhe atomin e fundit për t’ia dalë mbanë, sepse ndryshe historia do të na dënojë, shkruan Zhurnal.
Madje, edhe më shumë se historia do na dënojë aktualiteti, sepse dështimi në plotësimin e kushtit të vetëm për fillim të negociatave me BE-në, na fut në një tunel me shumë të panjohura dhe me pikëpyetje nëse do etë dritë në fund të tij.
Nuk duhet lëshuar këtë shans, kur kemi parasysh se me vetë fillimin e negociatave ne do të mund të shfrytëzojmë nëse jo 100 për qind, atëherë 90 për qind të beneficioneve që ofron BE, si bashkësi më e madhe dhe ekonomikisht më e fuqishme botërore e shteteve të pavarura.
Duke vendosur theksin tek sakrifica që duhet të bëjmë, ne kemi harruar se çfarë përparësi na presin si qytetarë të një vendi anëtar në BE. Kemi harruar se ne do të jemi në mesin e atyre evropianëve që do të vendosim me votën tonë për përbërjen e Parlamentit Evropian. Ne do të jemi vend që nuk do të përballemi më me veto të ndryshme, por që do të mund të vendosim veto, në rast se paraqitet ndonjë problem që dëmton interesin tonë si qytetarë dhe si shtet.
Nuk jemi të parët që shkruajmë për këto beneficione që nap resin, prandaj ndoshta kanë filluar të duken si fraza boshe. Mirëpo mjafton të shohim realitetin tek ne dhe përreth nesh. Të shprehemi pak figurativisht. Si vend gjendemi në pjesën Juglindore të Evropës, por rrethanat politike dhe ato të sigurisë ndryshojnë siç ndryshojnë kushtet atmosferike në Evropën Perëndimore: aty ëhshtë diell, aty fillon të bjerë shi, shkruan Zhurnal.
Pse të vazhdojmë kështu, kur e kemi mundësinë e artë të bëjmë hapin vendimtar. Kemi mundësinë të futemi në një “botë tjetër”, ku dita ditës nuk do të jetojmë më me brengën nëse do mbetemi pa punë sot, ose nesër, por do të kemi mundësinë të zgjedhim nëse do të punojmë një punë më mirë të paguar. Në një botë ku, nëse nuk ju vlerëson partia në pushtet në vendin tuaj edhe pse keni aftësi më të mëdha se shefi që ju udhëheq, atëherë keni qasje të pakufizuar tek fondet evropiane. Aty pa pengesa mund të vijë në shprehje kualiteti juaj, pa pasur nevojë të kaloni nëpër filtre të ndryshme degësh e nëndegësh partiake, ku gjithçka vlerësohet, vetëm kualiteti jo.
Mos të flasim për aspektin e sigurisë, që len shumë për të dëshiruar. Pse duhet të jetëojmë në pasiguri dhe frikë se do të ketë konfilkt sot, apo nesër.
Duhet pasur prasysh edhe zhvillimet në BE dhe tek vendet anëtare veç e veç, sepse ato gjithsesi se reflektojnë në masë të madhe në procesin e zgjerimit të BE-së. Në këtë kontekst duhet pasur parasysh se në korrik do të mbahen zgjedhje parlamentare në Spanjë, vendin që do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të vitit 2023. Kjo është pjesa e vitit që konsiderohet vendimtare për procesin tonë eurointegrues. Gjithsesi se një lloj shqetësimi paraqet fakti se në këto zgjedhje me gjasa më të mëdha futet e djathta, karshi të majtës e cila qeveris për momentin. Edhe më shqetësues është fakti se qeveria e ardhshme spanjolle mund të varet nga e djathta ekstreme, e cila ka shënuar rritje të konsiderueshme të rejtingut
Duke pasur parasysh se djathtistët, veçanërisht ata ekstremë, gjithmonë janë më të rezervuar ndaj procesit të zgjerimit, atëherë duhet ta kemi të qartë se pse nuk duhet të humbim asnjë ditë në këtë proces. /Zhurnal