Agjencia Zhurnal.mk

Editorial / Marrëveshje historike që bën baraspeshën në drejtimin e shtetit


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 19 gusht – Zhurnal.mk – Arritja e Marrëveshjes për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme me të vërtetë konsiderohet si moment historik, sepse pas shumë përpjekjeve të vazhdueshme për barazi ndërmjet komuniteteve, me koalicionin e djeshëm arrihet edhe një shkallë më lart drejt synimit të barazisë së plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Duke i marrë parasysh numrin e ministrave, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin (qoftë edh për 100 ditë) gjysma e qeverisë do të jetë e shqiptarëve dhe me këtë arrihet edhe barazpesha ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.

Vlerësim maksimal nga Shqipëria, Kosova e Lugina

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nëpërmjet Tëitter kanë uruar formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Rama në Tëitter shkruan: “Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.

Ministrti i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar. “Me një fjalë, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe punën e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Cakaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut duke thënë se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes. “E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”. Thaçi tha se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes në Maqedoninë e Veriut dhe rajonit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur marrëveshjen midis BDI-së dhe LSDM-së për qeverinë e re me mandat katër vjeçarë duke thënë se shqiptarët po marrin përgjegjësitë të cilëve ato u takojnë dhe roli i tyre po avancohet informon ts.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin social facebook se Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri duke i uruar liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike.
“Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje” ka shkruar Ramush Haradinaj.

Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët dhe BDI-në në Maqedoninë Veriore për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re. “Ky është një moment historik arritja për herë të parë një Kryeministër shqiptar (edhe pse 100 ditë) Ministër të Punëve të Jashtme dhe poste të tjera kyçe në qeveri dhe Parlament. Roli i shqiptarëve është thelbësor për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin e saj të metutjshmë Euro-Atlantike. Uniteti i spektrit politik shqiptar është i rëndësishëm për të arritur integrim më të lartë të shqiptarëve në shoqëri”, shkruan në faqen e tij në facebook Behgjet Pacolli.

Shqiprim Musliu zv. Kryetar i komunës së Bujanocit, ka theksuar se “vizioni dhe qëndrimi i Ali Ahmetit kanë bërë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të kenë politika stabile, integruese dhe shtetformuese. Kjo ka bërë që Kryetari i Parlamentit të udhëhiqet nga një shqiptar, Ministria e Jashtme poashtu të udhëhiqet nga një shqiptar dhe do të realizoj edhe ëndërrën e shqiptarëve për një Kryeministër shqiptar. Kjo arritje nuk është vetëm politikë ditore, por doktrinë dhe platformë kombëtare”, tha Musliu.

Shqiptarët arrijnë ta kenë gjysmën e qeverisë

Pas fitores së madhe me 15 korrik të shqiptarëve të cilët në total kishin 33 deputetë, rezultat që nuk ka ndodhur kurrë më parë është arritur që të kapitalizohet vullneti politik i shqiptarëve me arritjen e marrëveshje më progressive, më të avancuar që kanë pasur ndonjëherë më pare.
Në mandatin e kaluar shqiptarët arritën ta marrim kryetarin e Parlamentit që nuk e kishi asnjëherë më parë, porn ë të kaluarën kishin drejtuar edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme, Avokatin e Popullit, Avokatin e Shtetit etj.
Tani me marrëveshjen e re, BDI do të udhëheqë sërish me Kuvendin, Kryeministrinë, me Zëvendëskryeminstrtin e parë dhe Ministrinë për Sistem Politik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë, Ekologjisë dhe Administratës Publike. Gjithashtu BESA do të udhëheqë me ministrtinë e Bujqësisë, e që i bie se shqiptarët do të kenë gjysmën e qeverisë. Ngjashëm do të jetë në të gjitha drejtoritë dhe funksionet tjera shtetërore.

Pas katër viteve shqiptarët mund ta kenë kryeministrtin

Me marrëveshjen e arritur u garantua se qeveria kujdestare e procesit të ardhshëm zgjedhor do të drejtohet për 100 ditë nga një kryeministër shqiptar. Kjo do të thotë shumë. Kurrë më parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët nuk kanë qenë në këtë pozicion të mirë. Në 100 ditët më të rëndësishme të procesit të ardhshëm zgjedhor, ata do kenë për herë të parë në histori edhe Kryetarin e Parlamentit edhe Kryeministrin. Dikush do të thotë më mirë të bëhej një vit, por në vitin e fundit. Kjo duket e mirë në dukje por e rrezikshme në realizim. Sepse vendi nëse shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë do të ishte shumë e vështirë të garantohej se shqipatri do ta udhëheqte qeverinë. Me 100 ditë kryeministër në fund të qeverisë, do të thotë se pavarësisht sa do të jetë jetëgjatësia e qeverisë, sërish kryeministër do të jetë shqiptar.

Ndaj, ajo që nuk u arrit këtë radhë, është shumë e mundëshme, që të arrihet pas 4 vjetësh. Por që shqiptarët të ia dalin, për të patur Kryeministrin me mandate të plotë 4 vjeçar në zgjedhjet e ardhëshme, duhet të fillojnë të punojnë që sot.

Një Marrëveshje e tillë më e mirë nuk ka qenë kurrë më parë, prandaj suksesi i arritur është për tu përshëndetur. Një e arritur e lartë që kërkon kontinuitet dhe zgjuarsi për të vazhduar në këtë rrugë. Rruga e sukseseve do të vazhdohet vetëm nëse shqiptarët mbeten të bashkuar dhe këmbëngulës në realizimin e kërkesave të tyre për drejtësi dhe barazi të plotë.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...