Editorial/ Me çka do të ankohen partitë për humbjen e zgjedhjeve pas sigurimit të fingerprintëve?

Shkup, 1 shtator – Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, çdo herë janë kontestuar, sidomos nga partitë opozitare, të cilat procesin e votimit e kanë konsideruar si të manipuluar, e si rezultat i kësaj është këmbëngulur që të ndryshohet kodi zgjedhor me qëllim rritjen e sigurisë dhe besimit. Kjo gjë do të arrihet me futjen e sistemit të identifikimit të votuesve e cila mund të ndikojë pozitivisth për ti dhënë fund manipulimit apo dyshimit për to.

 

Që nga fillimi i pluralizmit në dekadën e fundit të shekullit XX, në Maqedoninë e Veriut janë mbajur një sërë procesesh zgjedhore si në nivel kolal, qëndror dhe presidencial, por asnjëherë rezultatet përfundimtare nuk janë pranuar nga subjektet politike apo edhe kandidatët e tyre, pasi ato janë koniseduar si të manipuluara.

Ky dyshim i partive apo edhe kandidatëve nuk ka qenë plotësisht pa baza, pasi një gjë të tillë e hasim edhe në raportet që ka bërë OSBE për zgjedhjet në vendin tonë ku ajo ka shprehur shqetësim se disa cikle zgjedhore nuk kane qënë plotësisht të lira dhe ka pasur deformim të vullnetit të popullit.

Kjo situatë e cila përsëritej në çdo cikël zgjedhor ka çuar që shumë herë partitë politike të hyjnë në negociata apo të bëjne presione të ndryshme me qëllim negocimin e një Kodi të ri zgjedhor, i cili do të mundësonte rritjen e sigurisë së votës dhe besimit në tërësi ndaj procesit zgjedhor. Këto përpjekje nuk kanë pasur shumë sukses, pasi për subjektet më me rëndësi ka qenë mbrojtja e interesave partiake se sa krijimi i një procesi të mirëfilltë demokratik.

Një avancim në drejtim të rritjes se besimit ndaj zgjedhjeve u arrit mes partive politike, ku në bazë të marrëveshjes që ata kishin arritur ishte futja e sistemit të identifikimit të votuesve me anë të shenjave të gishtërinjëve, e kjo po vlersohet si një instrument përmes së cilës do ti jepte fund parregullsive apo manipulimit të votave.

Një pajisje biometrike është një pajisje identifikimi dhe sigurie, pajisjet e tilla përdorin metoda të automatizuara të verifikimit ose njohjes së identitetit të një personi bazuar në karakterisitika ziologjike ose sjelljes, këto karakteristika përfshijnë gjurmët e gishtërinjve, imazhet e fytyrës, njohjen e zërit.

Gjurmët e gishtërinjve janë shenja të bëra nga gishtat e një personi të cilat tregojnë linjat në lëkurë, të cilat janë të ndryshme, kështu që ato mund të përdoren për të identifikuar një person.

Identifikimi përmes gjurmës së gishtave ka një sërë avantazhesh:

Identifikim i shpejtë i votuesit
I lehtë për tu përdorur
Pamundëson votimin e dyfishtë, pasi gjurmët e gishtave janë të ndryshme për çdo person
Pamundëson kopjimin apo vjedhjen e gjurmëve të gishtit

Këtë mënyrë të votimit po e përdorin shumë shtete, por të cilat janë kryesisht të Amerikës Latine dhe Afrikës, të cilët kanë një nivel shumë të ulët të zhvillimit të demokracisë, dhe janë të njohura për niveline lartë të manipulimit të zgjedhjeve.

Maqedonia e Veriut ka porositur nga kompania gjermane “Dermalog” 4000 pajisje të tilla me një vlerë prej 11 milion euro, nga të cilat 250 priten që të ,mbërrijnë sot në vendin tonë, kurse pjesa tjetër e tyre do të arrijnë deri më 1 tetor me qëllim që të jenë gati për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kështu që Maqedonia e Veriut do të përdor këtë sisitem të identifikimit të votuesve si në vendet e Afrikës apo Amerikës Latine, të cilat janë një njollë e keqe per vendin tonë i cili aspiron që të antarsohet në Bashkimin Europian, por edhe këto janë të nevojshme kur niveli i demokracisë dhe procesi zgjedhor janë në një pozitë të njejtë me ato të vendeve të treta.

Kjo ndoshta do të jetë një instrument i cili do ti jap fund manipulimit të zgjedhjeve në vendin tonë, por njëkohësisht ai do ti jap fund edhe arsyetimeve të liderëve apo kandidatëve të cilët dështimin e tyre në zgjedhje çdo herë i’a kan adresuar manipulimit dhe jo paaftësisë së tyre. //Zhurnal.mk

Related posts

Nikollovski: Investojmë në zhvillim të balancuar rajonal për kushte më të mira për jetën e qytetarëve

Z H

Prindërit e nxënësve të Idrizovës dhe Bërnjarcës paralajmërojnë bllokimin e rrugëve

N E

Pa ujë sot banorët e Maxhir Mëhallës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More