Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Me lajme të rreme nuk formohet qeveri!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 28 korrik, zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut sërish është bërë vatër e lëshimit të lajmeve të rreme, sidomos tani kur situata ende nuk është e qartë se kush më kë do të formojë qeverinë e ardhshme. Nëpër portale të ndryshme qarkullojnë lajme për transfertë të deputetëve nga një parti politike në një tjetër, por gjitha këto informacione, pa asnjë burim janë vetëm spekulime për përfitim të klikimeve dhe tentim të uljes së pazarit politik.

Demantohen pazaret për shit-blerje të deputetëve

Nëpër portale të ndryshme në Maqedoninë e Veriut u publikuan lajme gjoja katër deputetë të VMRO DPMNE-së aktuale do të largohen nga kjo parti dhe do t’i bashkangjiten partisë së ish kryetarit të parë të VMRO DPMNE-së, Lupço Gjeorgjievski dhe pastaj, do të votojnë për LSDM-në e Zaevit, duke i mundësuar këtij të fundit të formojë qeveri me koaliconin shqiptar ASH-AAA që ka fituar 12 deputetë.

Një lajm i tillë më vonë u demantua nga dy partitë maqedonase, por duket qartë se ky informacion bëhet me qëllim të presionit ndaj palëve që do të përfshihen në negociata për formimin e qeverisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se demokracinë e shef si pazar dhe se ky subjekt ka keqkuptuar demokracinë, ndërsa nga LSDM nuk komenton zërat se Zaev është në kontakt me deputet nga partitë të cilat janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sipas Socialdemokratëve negociatat nisin pas festës së Ilindenit.

Zërat për blerje deputetësh me qindra-mijëra euro publikisht i denoncoi kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ndërkohë Zaev gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se do të kërkojë ose do t’i ofrojë VMRO-DPMNE-së deputet me qëllim që negociatat të mos zhvillohen me kushtëzime. Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski kishte hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke shtuar se ai si mandatar do të jetë në garë për formimin e shumicës së re parlamentare.

Vetë Lupço Gjeorgjievski ka mohuar zërat e tillë duke thënë se nuk futet në pazare të tilla, dhe se këto informacione kanë prapavijë të zezë për ulje të pazarit gjatë formimit të qeverisë së ardhshme.

Maqedonia e Veriut qendër e lajmeve të rrejshme

Gjatë zgjedhjeve në SHBA u konstatua se Maqedonia e Veriut ka qenë vatër prej ku kanë ardhur lajme të rrejshme, e të cilat ishin shfrytëzuar nga agjentura të ndryshme ruse.

Për këtë arsye, qeveria e Maqedonisë së Veriut u zotua të luftojë kundër lajmeve të rrejshme pas zgjerimit të madh që ky fenomen filloi, dhe sidomos pasi në cikluset e fundit zgjedhore në Maqedoninë e Veriut filluan të shkruajnë lloje të ndryshme të lajmeve të rrejshme të cilat dëmtonin proceset dhe krijonin tension dhe grindje në shoqëri, por sidomos pas “prankut” që komedianët rus ia bënë kryeministrit Zoran Zaev duke u paraqitur si kryeministri ukrainas.

Edhe pse ideja e Qeverisë është vetëm fillestare dhe akoma po përpunohen, plani i Qeverisë është të krijohen masa sigurie dhe proaktive të cilat do të pengonin këto dukuri.

Qëllimi është që të bëhet rishikim i protokolleve të brendshme të sigurisë për komunikim në institucione dhe me subjekte të jashtme me qëllim zvogëlimin e mundësive për rrjedhjen e informatave të ndjeshme,

Vendosja e protokollëve të sigurisë për komunikime digjitale për të gjithë zyrtarët shtetëror për përdorim të sigurt të internetit, posta zyrtare elektronike dhe telefonat mobil zyrtar,

Përforcimi i infrastrukturës së brendshme të IT-së në Qeveri dhe në ministri për parandalimin e sulmeve të jashtme të infrastrukturës,
Parashikohet edhe vendosje e protokollit për komunikime në krizë ndërmjet Qeverisë dhe ministrive me qëllim të kundërvënies së shpejtë ndaj dezinformatave të cilat shpërndahen përmes rrjeteve sociale dhe internet portaleve.

Në të ashtuquajturat masa proaktive mes të tjerave, parashikohet:
Formimi i Ekipit për veprim në luftën kundër dezinformatave. Në këtë grup do të marrin pjesë përfaqësues nga zyrat e kryeministrit, presidentit të shtetit dhe të Kuvendit, nga MPB, MPJ, MA, Agjensia Operative Teknike, Agjensia e inteligjencës dhe institucione tjera të cilat do të ndjekin dhe analizojnë dezinformata në publik dhe do të koordinohen në luftën kundër këtyre lajmeve, më saktësisht kundër përhapjes të dezinformatave.

Qeveria do të fillojë edhe procedurën e formimit të Strategjisë nacionale për shkrime mediatike në kornizat e të cilit do të përfshihen dhe aktivitetet e institucioneve, mediave dhe sektorit të qytetarëve, si dhe përfshirjen e shkrimit mediatik në procesin edukativ.
Fatkeqësisht nuk ka asnjë rezultat nga të gjitha masat e lartëpërmendura dhe se vazhdimisht publikohen lajme të rreme në portale të ndryshme joprofesionale.

Me lajme të rreme bëhet presion politik

Që nga përfundimi i zgjedhjeve kanë vazhduar të qarkullojnë vazhdimisht lajme të rreme të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën dhe nuk kanë asnjë burim informacioni. Qëllimi i vetëm në këtë turbullirë mediatike është që të formohet një opinion ndryshe nga realiteti. Parti të cilat nuk kanë dalë fitues, vazhdojnë të shpikin lajme të tillë me të cilat dezorientojnë qytetarët dhe te partitë kundërshtare tentojnë të bëjnë presion se edhe ata me matematika të ndryshme mund të formojnë qeverinë. Lajmi për blerje të deputetëve sigurisht se ka një burim, e qarkullon qëllimshëm nëpër portale për të krijuar opinion dhe shpresë se ekizston mundësia për formim të qeverisë nga partitë jofituese.

Në fakt, çdo kush që manipulon me lajme të tilla duhet ta ketë të qartë se dëmi shkaktohet kryesisht për vetë portalin dhe lexuesit e saj. Çdo informacion i pakonfirmuar tregon se sa joserioz është ai portal dhe pastaj për çdo lajm të vërtetë do të ketë dyshime.

Puna e gënjeshtarit është si puna e bariut, i cili iu bëri thirrje të rrejshme fshatarëve se ujku ia hëngri delet, por pastaj kur në të vërtetë ndodhi kjo gjë, askush më në fshat nuk i besoi.

Prandaj, me lajme të rreme as nuk bëhet presion politik, as nuk fitohet lexueshmëri, por vetëm dëtmohet vetvetja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!