Agjencia Zhurnal.mk

Editorial / Mediave maqedonase më shumë po i dhemb posti i kryeministrit se sa vet politikanëve


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 17 gusht – Zhurnal.mk – Kur janë në përfundim e sipër bisedimet për fromimin e qeverisë dhe kur opinioni po mëson se veç se është rënë dakord që Naser Zyberi do të jetë për një vit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, disa nga mediat në gjuhën maqedone janë duke vjellë vrerë e urrejtje ndaj kësaj të arriture të shqiptarëve, në këtë mënyrë duke i fyer liderët e tyre.

Kultivohet gjuhë e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Portali faktor.mk në gjuhën maqedonase ka publikuar një artikull ku i fyen shqiptarët dhe ppolitikanët shqiptarë sepse ata po arrijnë të marrin postin e kryeministrit (Неделен Фактор: (Pse) Jo правда и реформи со ДУИ во Влада – Ќе оддолее ли Заев на уцените?). Denigruese është qasja ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin në një paragraf e quan si “dhelpra e vjetër nga Zajazi”, të cilin e konsideron jo të dështuar, pasi ende nga ai varet forimi i qeverisë. Sipas logjikës së këtij portali, shqiptarët duan që të udhëheqin me MPB-në, Bankën Popullore, DAP dhe Ministrtinë e financave, vetëm që të thithin para nga shteti dhe në këtë mënyrë të mbajnë gjallë trupin e tyre votues. Gjithashtu vendoset dilemë se “komandantët e Reçicës së Vogël” mund të bëjë një agjendë reformash, dhe mund ta udhëheqin ministrtinë e Drejtësisë!

Në këtë tekst, ky portal duke i shkelur të gjitha rregullat dhe etikën gazetareske, me fjalë ofenduese vazhdon t’i bëjë thirrje partisë maqedonase VMRO DPMNE, që të bashkohet me opozitën shqiptare dhe të formojnë një front për ta shkatërruar BDI-në e Ahmetit, ngjashëm siç u shkatërrua Gruevski.

Këshilli etik për gazetari të dënojë këtë gjuhë të urrejtjes

Shoqata e gazetarëve dhe këshilli për etikë duhet të reagojnë për mënyrën e gjuhës që përdoret në artikuj të tillë. Gjuha e urrejtjes mund të nxisë konflikte ndëretnike e ndërfetare, prandaj janë mediat ata që krijojnë opinionin publik.

Gjuha e urrejtjes nëpër media dhe internet, që në periudhën e kaluar ka qenë në nivel shqetësues dhe nuk është ndëshkuar, të luftohet në mënyrë të organizuar nga rrjeti i cili është formuar me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe do ta udhëheq Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).

Gjatë vitit 2018 Komisioni Evropian nënvizoi se korniza ligjore për këtë çështje në Maqedoni është në rregull, por nuk gjen zbatim, sidomos në mediat në internet ku shkelet etika gazetareske. Misioni i OSBE-së e përkrahë Marrëveshjen e Ohrit e cila ka për qëllim barazinë. Ky rrjet do ta ulë gjuhën e urrejtjes, do t’i analizojë arsyet për paraqitjen e urrejtjes dhe për krimin nga urrejtja.

Gjuha e urrejtjes nëpër media ka bërë dëm në shoqëri, këtë e konfirmojnë edhe ankesat që janë bërë në KEMM, ku gjatë vitit të kaluar 23.7% e tyre kanë qenë në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit.

Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut ka fillim, por s’ka fund. Në këtë aspekt nuk dallojmë shumë nga vendet e rajonit. Politika ndikon në rritjen ose zvogëlimin e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes dhe këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga ankesat që na janë dorëzuar. Për shembull gjatë vitit 2017-të nga të gjitha ankesat 13% prej tyre kanë qenë të lidhura me gjuhën e urrejtjes, ndërkaq në vitin 2018 ka pasur rritje për 10%, gjegjësisht në 23%. Sa më shumë që politika krijon polarizime e ndarje, aq më shumë shpërndahet gjuha e urrejtjes.

Gjuha e urrejtjes nuk duhet vetëm të njihet, por edhe të ndëshkohet, por paraprakisht duhet që të edukohemi që e njëjta të parandalohet.

Pse pikërisht tani kaq urrejtje!

Nëse analizohet në tërësi teksti i publikuar nga ana e portlit të sipërpërmendur, duket se urrejtja që kultivohet te lexuesit maqedonas ndaj shqiptarëve është e papërshkruar dhe jashtë çdo logjike. Në vend se mediat të ulin tensionet, ata e ndezin edhe më shumë zjarrin. Në vend se këto media të zgjojnë nga letargjia e nacionalizmit maqedonasit, e tu shpjegojnë atyre se vetëm si të barabnartë dhe pa i bërë dëm njërit tjetrit, ky shtet mund të shkojë përpara, ata veprojnë të kundërtën.

Të drejtoësh qeverinë me një politikanë shqiptarë është më shumë përgjegjësi se sa privilegj, është më shumë një mesazh se sa ky vend mund të ecë përpara dhe është sinjal se qytetarët janë të gatshëm të integrohen në BE të gjithë së bashku.

Maqedonasit nuk humbin asgjë nëse një shqiptar e udhëhqe qeverinë, përkundrazi ata përfitojnë besnikëri dhe lojalitet nga shqiptarët të cilët nga presioni dhe dhuna e maqedonasve, ende këtë shtet nuk e shohin si agresiv ndaj tyre. Shqiptarët janë autoktonë e shtetformues, andaj dhe e drejta e tyre për të drejtuar shtetin është legjitime dhe shumë e mundshme.

Ata tregojnë se janë faktor për mbijetesën e këtij shtetin, deshtën apo nuk deshtën të tjerët, të cilët ende eksaltohen në imagjinatën se si dikur mbanin nën dhunë shqiptarët.

Urrejtja po ngjallet pikërisht tani nga ata të cilët ende nuk e kuptojnë realitetin ku jetojnë dhe forcën që e ka populli.

Për këto të drejta është derdhur gjak, prandaj drejtësia është e dhimbshme për ata që vazhdimisht kanë bërë padrejtësi.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...