Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Mickoski të mos i mbrojë të dënuarit, sepse kthehet në rolin e paraardhësit të tij!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 19 shtator – Kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila e konfirmon vendimin e gjykatës së apelit, se Ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska duhet ta vuajë dënimin. Ai ka thënë se Jankullovska është shënjestër sepse ishte sekretare e përgjithshme e VMRO DPMNE-së dhe se e gjykuan pa prova, për shkak se zgjodhi të mos i shërbejë Zaevit.

Mickosi e mbron Jankullovskën

Kryetari i VMRO DPMNE-së, ka akuzuar Zaevin duke e quajtur një “shtet mafioz”, i cili në pushtet shpenzoi mbi 8 milionë euro për vetura zyrtare, ndërsa për furnizim të një automjeti zyrtar të cilin e ka shfrytëzuar pushteti i Zaevit, ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska do të shkojë në burg.

“E gjykuan pa prova sepse nuk lejoi t’i shërbejë Zaevit. Kjo nuk është kurrfarë drejtësie, por mënyrë të hiqet vëmendja e skandaleve të vërteta, krimit dhe mossuksesit të mafisë në pushtet. Jankullovska ishte sekretare e përgjithshme e VMRO-DPMNE-së dhe këtu shënjestra nuk është Jankullovska, por VMRO-DPMNE.-ja”, ka thënë Mickoski.

Ai e ka shtuar se ky vendim i gjykatës është një ditë pas kokës së përgjakur të Palevskit, dhe prej se gjyqësia dhe gjithë prokuroria i lëshoi dhe i ka amnistuar të gjitha skandalet e mafisë.

“Mos haroni, Gorde është nënë e një engjulli të vogël, por edhe kjo do të kaloj, ndërsa turpi i Zaevit dhe mafisë për torturën e tillë do të mbetet. Mafia nuk duhet të frikohet nga hakmarrja, por nga drejtësia, edhe ajo një ditë do të vjen”, ka theksuar Micskoski.

Kryetari aktual njëmendësi me Gruevskin

Edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të mos pranojë ankesat e Gordana Jankulloskës dhe konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me çka ish-ministrja duhet të vuajë dënimin me burg.

Nikolla Gruevski nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nuk është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, që sipas tij është vetëm një pjesë e përndjekjes politike të pushtetit.

Por, edhe kryetari aktual i opozitës maqedonase kurrsesi të lirohet nga njëmendësia e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski, i cili aktualisht ka marrë azil politik në Hungari pikërisht për rastin që duhet ët vuajë dënimin edhe Jankullovska.

Nga vetë reagimet e tyre duke ngjashmëria, e cila nuk dënon krimin por mbron kriminelët.

Mickoski larg reformimit të VMRO DPMNE-së

Edhe pse Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së kishte vendosur që të bëjë ndryshime në statusin e partisë dhe të heq kryetarët dhe anëtarët e nderit të partisë, duke e larguar edhe Nikolla Gruevskin nga kjo pozitë, sërish reformat duken të pakta brenda kësaj partie.

Vendimi për ndryshimin e Statutit të partisë ishte në drejtim të demokratizimit më të madh, ku një nga ndryshimet është ajo që kufizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të mund te drejtojë partinë dy mandate dhe eventualisht edhe një nëse zgjidhet me dy të tretat e shumicës në Kongres.

Risi është edhe ajo që kërkesë për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm do të mund të dorëzojnë një e treta e anëtarëve të Komitetit qendror, jo si tani dy të tretat. Ndryshimet parashikojnë edhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në organet e partisë, por duket se të gjitha këto veprime po dalin të kota, me nostalgjinë e Mickoskit dhe ekipit të tij për ish-funksionerët të cilët krijuan regjim dhe kapje të shtetit.

Mickoski si lider i partisë është larg reformimit të tij, sepse ai nuk e mohon se Jankullovska ka bërë krim duke blerë makinë pa i respektuar procedurat, por i dhimbset ajo për shkak se është nënë e një fëmiu. Sigurisht, që dhimbja duhet të ekzistojë tek secili, por si lider i partisë, ai duhet të dalë e të dënojë krimin e bërë nga kushdo qoftë ai. Korrupsioni e krimi mbeten vepra penale për këdo që i bën këto veprime dhe dënimi duhet të jetë i njëjtë.

Fatkeqësisht, Mickoski as nuk mund ta demokratizojë VMRO-DPMNE-në, por as shtetin në të ardhmen nëse ai vazhdon të mbrojë ata që e kanë zhvatur shtetin.

Mickoski nëse dëshiron të jetë politikan modern që synon të drejtojë një shtet demokratik dhe anëtarë të BE-së, ai duhet të largohet nga komplekset e së larguarës, duhet të mos mbrojë krimin e korrupsionin, të vendosë njerëz të rinj në parti dhe jo kukulla të Gruevskit, si dhe të shkatërrojë nacionalizmin maqedonas ndaj shqiptarëve. Ai dhe çdo politikan tjetër duhet ta kuptojnë se me shqiptarët duhet të bashkëjetojnë dhe të bashkëudhëheqin shtetin në mënyrë të barabartë. Nëse Jankullovska ka bërë vepra kriminale, ajo duhet të përgjigjet. Nëse ajo dëgjohej duke u tallur me shqiptarët, duhet të kërkojë falje, e të mendohet edhe ajo njëherë e mirë se sa nëna e baballarë I la pa fëmijë duke i quajtur ata terroristë ende pa i dënuar gjykata. Tani, edhe pse kjo është vetë e dënuar, vazhdon të konsideroj vetveten të pafajshme dhe të shpallet “heroinë”.

Një politikani si Mickoski, nuk i falet asnjëherë nëse kriminelët i shpallë heronj dhe kjo do ta dërgojë vetëm se në humnerë dhe askund tjetër.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...