Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Nacionalizmi i Apasievit “djathtist” si faktor destabiliteti etnik në Maqedoni të Veriut

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 22 korrik – Ballkani Perëndimor ka vuajtur shumë nga nacionalizimi ekstrem, pasi ajo ka qenë shkaktare e shumë konflikteve që kanë shkaktuar qindra dhe mijëra viktima, por përkundër këtyre tragjedive duket se mentaliteti i shekullit XIX-XX të disa njerëzve nuk ka ndryshuar në rajon dhe vazhdon të jetë dominues, rasti i tillë është ai i liderit të partisë “E Majta” Dimitar Apasiev në vendin tonë, i cili ka qëndrime ekstreme nacionaliste e që fatkeqësisht ai po fiton terren çdo dit e më shumë.

Maqedonia e Veriut sikurse edhe vendet tjera të rajonit ka vuajtur nga nacionalizmi që ka pavarsimi i saj, e që disa individ përmes këtyre qëndrimeve janë munduar që ta fshehin apo injorojnë realitetin etnik dhe demokrafik të saj. Ky qendrim “naiv” solli edhe konfliktin e vitit 2001, e kjo çoi vendin tonë buzë greminës. Ky konflikt u besua se do të shërbej për të dhënë një mesazh për rrëzikun e qëndrimeve ekstreme dhe në të njejtën kohë të shkundë pluhurin dhe idetë nacionaliste të shekullit XIX-XX nga mendjet e disa personave apo udhëheqësve në Maqedoninë e Veriut.

Edhe përkundur faktit që u pa rreziku i qëndrimeve të tilla, kjo nuk u kuptua apo nuk po dëshirojnë që ta kuptojnë disa individë, ku ende pa u bërë dy dekada të plota nga konflikti i vitit 2001, kanë filluar që rrymat dhe qëndrimet nacionaliste ekstreme të paraqiten në Maqedoninë e Veriut dhe këto po gjenjë përkrahje, ku numri i tyre po rritet nga vitit në vit, shkruan Zhurnal.

“E Majta” u themelua më 15 nëntor të vitit 2015, kjo parti zyrtarisht ka një ideologji majtiste, ku udhëheqësi i saj është Dimitar Apasiev. Kjo parti nga koha e themelimit ka shënuar rritje të vazhdueshme, dhe tani është e përfaqësuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Ndonëse kjo parti ideologjikisht zotohet se i takon grupit ideologjik të majtë, por me qëndrimet dhe deklaratat e saj dëshmojnë se ajo shumë pak ka të bëjë me këtë ideologji, pasi në realitet ajo më shumë ngjason me ekstremin e djathtë.

Rezultatet e të Majtës në dy cilket zgjedhore për Kuvendin e Maedonisë së Veriut:

VititNumri i VotaveMandatet
201612.120/ 1.05 %120-0
202037.426/ 4.10 %120-2

Kjo tabelë tregon për rritjen e konsiderueshme që ka arritur kjo parti në 5 vite që nga themelimi, ku në zgjedhjet e vitit 2020 në krahasim me ato të vitit 2016, ajo ka shtuar 25.306 vota. Këto të dhëna na japin një fakt shqetësues, se partitë më prirje ekstreme nacionaliste po gjenjë përkrahje në mesin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, e kjo gjë mund të shkaktojë probleme të shumta etnike, dhe mund të prodhojë destabilitet.

Platforma e partisë “E Majta”:

Ne jemi përfaqësues së barazimit ekonomik, social, gjinorë, fetarë, etnikë dhe barazisë seksuale, duke kundërshtuar fuqishëm shovinizmin, nacionalizmin dhe të gjitha format e diskriminimit.
E majta do të dalë kundër barrierave dhe tensioneve ndëretnike dhe, si një parti mbinacionale, do të punojë për bashkimin e njerëzve mbi një bazë shoqërore dhe kombëtare, si dhe kundër ndarjes së tyre mbi baza etnike.

Këto shkrime në platformë janë pozitive, por që në realitet ajo po e bënë krejtësisht të kundërtën, pasi ajo po bën ndarje në vija etnike, e që e gjithë kjo jo që nuk po kontribon në bashkimin e popullit, por ajo po e ndanë edhe më shumë shoqërinë tonë në baza etnike.

Dimitar Apasiev dhe “E Majta” kanë kundërshtuar fuqishëm regjistrimin dhe kanë përdorur çdo mënyrë për të bllokuar atë, ku qëndrimet e liderit të saj ishin se kjo është e dëmshme për Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi se “Ky është një regjistrim për çregjistrimin e maqedonasve, por një regjistrim për demaqedonizim dhe një regjistrim për t’u përshtatur me realitetin – domethënë, për kosovarizimin e Maqedonisë. Regjistrimi është një element shumë i rëndësishëm për shtetin dhe zhvillimin e tij, por për një kokë nacionaliste kjo shikohet ndryshe, pasi në këtë mënyrë ato dëshirojnë ta pengojn regjistrimin, e kjo është e lidhur me dëshirën për të fshehur realitetin etnik të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu kjo është një deklaratë e cila goditë direkt një etni të vetme, ndërsa kjo nuk përputhet me “platformën” e tyre pasi kjo po shkakton ndasi etnike. Kjo deklaratë i ngjanë më shumë ideologjisë ekstreme të djathtë të viteve 30 të shekullit XX se sa kohës së globalizmit që ne po jetojmë, shkruan Zhurnal.

“E Majta” ka kundërshuar fuqishëm ligjin për shtetësi, dhe ka përdorur të gjitha mekanizmat për të bllokuar të njejtën, pasi sipas tyre kjo është shumë e dëmshme dhe në të njejtën kohë shumë e rrezikshme për Maqedoninë e Veriut. Lideri i saj Dimitar Apasiev deklaroi se: “Në mënyrë artificiale mundësohet që 70 mijë kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë”. Qëndrim i pastër ekstrem nacionalist, pasi ti mohosh të drejtën mijrave qytetarëve për të pasur shtetësi, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare. Ky qëndrim “arsyetohet” pasi shumica absolute e personave pa shtetësi në vendin tonë janë shqipëtarë, e që përmes këtij ligji sipas tyre do të shtohet numri i “kosovarëve” në Maqedoninë e Veriut. Ky qëndrim nuk mund të jetë tjetër pos mendim dhe qëndrim i një mendje e cila jeton në shekulline XXI, por që mendon më kokën e shekullit XIX-XX.

“E Majta” ka kundërshtuar ligjin për dygjuhësinë, dhe të njejtin e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre miratimi i saj është shkelje flagrante e kushtetutës, dhe si e tillë ajo duhet që të anulohet. Kjo parti ngriti interpelancë kundër krytarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferit .

Ata e aryetojnë interpelancën me faktin se: “Arsyeja e parë është se ai e injoroi gjuhën maqedonase si kryetar i Kuvendit para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe foli vetëm në gjuhën shqipe, duke shkelur kështu Kushtetutën në amendamentin V dhe nenin 2 të ligjit për përdorimin e gjuhës maqdonase.

“ Arsyeja e dytë është se një fenomen i panjohur deri më tani po kryhet për të dëbuar gjuhën maqedonase nga Parlamenti, dmth nga materialet e punës që na dorëzohen në dy gjuhë, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, sepse vetëm deputetët të cilët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe jo të gjithë deputetët e tjerë”

Qëndrim i pastër nacionalist, ku ti i’a pamundëson etnisë tjetër përdorimin e gjuhës së vet, kur e njeta është e përcaktuar edhe në amandamentin , ku pos maqedonishtes si gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin mbi 20 % të qytetarëve. Dërgimi i materialeve në parlament me dy gjuhë kjo parti e cilëson si tentim për të dëbuar gjuhën maqedonase. Ky është qëndrim ekstrem që nuk ka vend në një shtet multietnik siç është Maqedonia e Veriut, e që kjo do të ndikojë për rritjen e ndasive etnike në vendin tone dhe mund të sjellë pasoja katastrofike për shtetin tonë.

Fatkeqësisht kjo parti me ideologinë e saj “E DJATHTË EKSTREME”, po shkakton rritje të ndasive etnike mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe përkrahja për të njejtën po rritet nga viti në vit, e që e gjithe kjo është një sinjal i keq për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit tonë. ///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...