Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: NATO ndihmon Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me pandeminë COVID 19


Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 5 nëntor – Zhurnal.mk – NATO së fundmi ka ndarë 60 respiratorë dhe pajisje të tjera mjekësore në vlerë prej 1.4 milionë euro, për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut, anëtaren e 30-të të saj që të luftojë në mënyrë sa më të lehtë dhe me sukses pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID 19. Përveç Maqedonisë së Veriut, NATO ka ndihmuar edhe vendet të tjera të rajonit, anëtaret e saj Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ndihmat nga NATO arritën në aeroportin e Shkupit

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Shëndetësisë, Bujar Osmani dhe Venko Filipçe, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranuan donacion prej 60 respiratorëve nga Fondi i Mirëbesimit i NATO-s si përgjigje për pandeminë, në vlerë prej mbi 1,4 milionë euro.

Tre ministrat shfaqën falënderim për ndihmën, të cilën, siç thanë, është thelbësore dhe e nevojshme në këtë kohë pandemie, ndërsa njëherësh e tregon solidaritetin e Aleancës me njërën prej vendeve anëtare të NATO-s në momente kur ajo i nevojitet më së shumti.

“Sot mund të shohim se pse ishte shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s dhe të shohim se si kjo Aleancë më e fuqishme ushtarake- politike në kohët e sotme nënkupton solidaritet jo vetëm në fjalë, por solidaritet në vepër. Sot në aeroportin e Shkupit arriti ndihmë mjekësore shtesë të cilën e paralajmëroi sekretari shtetëror i NATO-s që në fillim të këtij muaji kur ishim për vizitë zyrtare dhe e cila nënkupton ndihmë direkte të shtetit tonë me pajisje e cila është e rëndësishme gjatë kësaj krize shëndetësore”, theksoi Shekerinska.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për mjete në vlerë prej mbi 1,4 milionë euro, të cilat janë donuar nga ana e USAID-it, gjegjësisht të SHBA-së dhe janë pjesë e rezervave të NATO-s të pajisjeve mjekësore të locuara në Itali. Ndihma arriti në Shkup me aeroplan të aviacionit italian, i financuar nga ana e Luksemburgut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shfaqi falënderim të madh për Sekretariatin e NATO-s dhe vendet e tij anëtare. Ai theksoi se ndihma është me kohë, dhe se nuk është vetëm simbolike por ndihmë thelbësore e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të sistemit që të përballet me këtë të keqe.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se të gjitha vendet dëshmuan se çka domethënë ndihma, të ndahen përvojat, njohuritë.

Bëhet fjalë për donacion të makinave respiratore të cilat shfrytëzohen për transport të pacientëve në veturat ambulante nga një spital në tjetrin, diçka që dukshëm do ta përforcojë sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

NATO ndihmoi edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi

Ministria shqiptare e Mbrojtjes pranoi donacion nga NATO-ja, i cili përbëhet prej 60 makinave respiratore. Lidhur me donacionin, përmes Fejsbukut reagoi ambasada amerikane, ku ceket se SHBA-ja tregon se dërgesa e makinave respiratore të prodhimit amerikan e konfirmon përkushtimin e SHBA-së ndaj sfidave globale. “Aleatët e NATO-s janë të bashkuar në luftën kundër Kovid-19.

Dërgesa e 60 respiratorëve në Shqipëri, të prodhuar në Amerikë, nga rezervat e Aleancës, e tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për lidhjen tonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s kundër sfidave globale”, shkruan në kumtesë ambasada amerikane. Donacioni u koordinua nga qendra euroatlantike e NATO-s për koordinim dhe përgjigje ndaj katastrofave (EADRCC). Këto ditë donacioni do t’i dorëzohet Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë, pas çka do të shpërndahet nëpër spitale. Në Shqipëri po përkeqësohet gjendja me Kovid-19, ku këtë muaj mesatarisht brenda ditës regjistrohen nga 230 raste të reja. Në 24 orët e fundit, Kovid-19 është diagnostikuar tek 301 persona, që është numri më i lartë deri më tani.

Ndryshe, gjatë tetorit dhe nëntorit, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dhjetëra respirator dhe një total prej rreth 1.5 milion euro në pajisje mjekësore nga fondi i përgjigjes së pandemisë. Kjo erdhi pasi të tre vendet kërkuan ndihmë nga Qendra Euroatlantike për Koordinim dhe Reagim të Fatkeqësive të NATO-s.

Ushtarët e RMV-së i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, (KFOR) i është bashkuar kontingjenti i 27-të nga Maqedonia e Veriut. 44 trupa nga kazerma “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, të udhëhequr nga kapiteni Hristijan Dimçevski, do të shërbejnë me qendër në Pejë. Detyrat e tyre do të përfshijnë patrullimin, sigurimin e Manastirit të Deçanit dhe ruajtjen e kampit ‘Villaggio Italia’ së bashku me kolegët e tyre italianë dhe moldavë. Elementë tjerë të kontigjentit do të punojnë si oficerë të shtabit në Shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-jt në Kosovë, Gjeneral majori Michele Risi, ka thënë se “përpjekja e tyre do të ndihmojë në rritjen e lidhjeve dhe forcimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe 26 kombeve të tjera që aktualisht shërbejnë me misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.” Në vitin 2021, numri i pjesëtarëve të forcave maqedonase pritet të rritet në mbi 60 ushtarë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...