Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Editorial / Ndërkëmbëzat mes partive shqiptare në kuvend, po i vuajnë qytetarët!

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 prill – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për muaj të tërë kishte mbetur i bllokuar për shkak të krizës politike midis opozitës dhe pushtetit. Vetëm pas takimit kokë më kokë midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski filluan gjërat të zbuten, duke e shtyrë regjistrimin, zgjedhjet lokale dhe duke lejuar që të kalojë pakoja e pestë e ndihmës ekonomike për kompanitë. Në të njëjtën vij, Zaev veproi edhe me partitë shqiptare, duke i siguruar ata se do të gjendet zgjidhje për ligjin e nënshtetësive. Është e habitshme dhe dëshpëruese se si shqiptarët me 33 deputetë në Kuvend nuk arrijnë të gjejnë mirëkuptim për çështjet me interes kombëtar!

Stërkëmbëzat mes partive po i vuajnë qytetarët!

Pas takimit të fundit të kryeministrit Zaev me liderit e partive opozitare shqiptare dhe maqedonase, dy koalicionet e opozitës vendosën që të tërheqin ndryshimet në disa nga zgjidhjet ligjore që kanë bllokuar puna e Kuvendit. VMRO-DPMNE tërhoqi ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, pas së cilës Aleanca dhe Alternativa ranë dakord për zhbllokimin e ligjeve nga paketa e pestë e masave.

Kohët e fundit, për shkak të situatës me Covid-19 dhe refuzimeve të opozitës për të marrë pjesë në sigurimin e kuorumit për vendimmarrje, përveç bllokadave të ndryshimeve dhe bllokadave të komisioneve, shumica parlamentare praktikoi një stil tjetër të punës. Kështu, seancat plenare mbahen kryesisht të martën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa dita e hënë dhe e premte janë “ditë pushimi”.

Kështu, që nga miratimi i ndryshimeve në ligjet e regjistrimit dhe zgjedhjeve deri më tani, ka pasur kryesisht seanca në Kuvend duke debatuar pikat e rendit të ditës, por jo duke i votuar ato. Votimi, në fakt, lihet për një ditë tjetër, kur shumica do të jetë e sigurt se ka të paktën 61 deputetë nga partitë në pushtet në sallë, në mënyrë që të merret një votë.

Kjo metodë e stërkëmbëzave të njëpasnjëshme ka bërë që vendi të jetë i bllokuar dhe më së shumti të vuajnë qytetarët. Disa për shkak të masave ekonomike, të tjerët për shkak të nënshtetësive dhe të tretët për shkak të situatës shëndetësore.

Partitë shqiptare t’i mbrojnë interesat shqiptare

Si asnjëherë më parë në pluralizmin e Maqedonisë së Veriut shqiptarët nuk kanë pas kaq shumë deputetë sa kanë tani. Me gjithsej 33 deputetë ata janë faktor i rëndësishëm dhe kyç në funksionimin e shtetit. Por duket se përkundër faktit që i kanë gjithë këtë numër të madh të deputetëve, ata nuk arrijnë të menaxhojnë mirë situatën dhe të zhbllokojnë ligje që janë në interes të qytetarëve dhe në veçanti të popullatës shqiptare.

Rast më i freskët ishte iniciativa për pajisje me nënshtetësi të qytetarëve shqiptarë të cilët për vite të tëra edhe pse të lindur dhe rritur në këtë shtet, nuk arritën të sigurojnë nënshtetësi si shtetas të Maqedonisë së Veriut. Partitë shqiptare në vend që të ndihmojnë dhe përkrahin njëra tjetrën në iniciativa të tilla, ata filluan të bëjnë obstruksione. Të tjerët, menjëherë e politizuan procesin dhe ende pa filluar kjo iniciativë ata dëshironin të përfitonin pikë politike.

Kjo mënyrë e funksionimit është shumë e ulët dhe i irriton qytetarët me veprimet e partive. Pjesë e parimeve të demokracisë botërore është që të përkrahet e mira dhe të pengohet e keqja. Pavarësisht se kush e merr një iniciativë, nëse ajo është në të mirë të qytetarëve atëherë duhet që ajo të përkrahet nga të gjitha forcat politike, sepse prej asaj ideje dhe iniciative përfitojnë të gjithë qytetarët. Nëse është në pyetje ligji për nënshtetësi, nga ky ligj përfitojnë të gjithë qytetarët që deri më tani kanë qenë të shkelur dhe të humbur në labirintet e zyrtarëve të ndryshëm ose qëllimisht janë lënë anash nga struktura të ndryshme. Është e turpshme dhe pa asnjë logjikë mënyra se si t’i sqarohet një plake ose një plaku, e cila për vite të tëra nuk mund të marrë as mjekim të duhur, fakti se një subjekt politik bën kalkulime me fatin e saj.

Ngjashëm është edhe me ndihmën ekonomike për kompanitë që kanë pësuar nga pandemia. Me çfarë fytyre një parti politike do t’i kërkojë mbështetje dhe vota një punëtori ose një familje, e cila është shkatërruar nga pandemia, e nga ana tjetër një subjekt politik për shkak të interesave të ngushta nuk lejon që kjo familje të fitojë një pjesë ndihme modeste.

Dy shembujt e përmendur më lartë janë vetëm disa nga momentet të cilat mund t’iu kushtojnë shtrenjtë partive politike dhe mund të jenë leksion për ata në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Prandaj, në veçanti partitë politike shqiptare me 33 vota në Kuvend duhet të koordinohen dhe të japin propozime për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të tjerë. Pavarësisht nëse janë në pushtet ose në opozitë, është momenti i fundit që ato të ulet dhe t’iu shërbejnë qytetarëve. Në Kuvend duhet të ketë bashkëpunim më të madh midis partive politike, me qëllim që të miratohen ligjet për të cilat kaq shumë gjatë po presin qytetarët. Partitë politike nuk duhet të bëjnë inat mes vete, por çdo propozim i mirë që del nga opozita ose nga pozita të vihet në zbatim për të mirën e qytetarëve. Është e turpshme dhe e patolerueshme që partitë politike akuzojnë njëra tjetrën për çështje banale, pa e vënë në prioritet interesin e qytetarëve. Kush është fajtori do e  dënojnë qytetarët me votën e tyre!

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...