Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Ndërkombëtarët sinjalizojnë Maqedoninë e Veriut se është koha për punë e jo për konflikte

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 21 gusht – Faktori ndërkombëtar i ka dhënë sinjalet e para se pret sa më shpejt nga qeveria e re t’i përveshë krahët e të fillojë me punë sepse nuk ka kohë për të humbur. E para që ia ka bërë të ditur qeverisë se çfarë e pret ka qenë Ambasadorja amerikane. Rruga euroatlantike mbetet synimi kryesor i Maqedonisë së Veriut.

SHBA pret të fillojë bashkëpunimin

Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes pret që të vazhdohet me bashkëpunimin me Qeverinë e re në kuadër të rrugës euroatlantike të evndit si dhe me menaxhimin e pandemisë që paraqet një sfidë globale.

Partneriteti në mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fuqishëm. SHBA pret edhe më tutje të bashkëpunojë me Qeverinë e re kur të formohet që të vazhdojë me agjendën që ka për euro integrimet, për bashkëpunim më të fuqishëm ndërmjet dy vendeve, në këtë rast kpër të punuar së bashku për të luftuar pandeminë globale, ka theksuar ambasadorja Kate Marie Byrnes.

Në luftën kundër pandemisë SHBA me rreth gjysmë milioni euro ka bërë renovimin e laboratorëve.

Në vijën e njëjtë të bashkëpunimit është edhe Bashkimi Evropian, misioni i të cilit në Shkup do të ketë ambasador të ri në fund të muajit.

Ballkani perëndimor mbetet prioritet i BE-së

Komisioni Evropian (KE) e ka vendosë edhe njëherë si priroritet çështjen e zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

BE do të angazhohet gjithnjë e më shumë në çështjet e politikës së jashtme përmes një mënyre strategjike.

Ballkani Perëndimor do të jetë një lloj prove në këtë drejtim, sepse nëse nuk  tregohet sukses sa më parë, atëherë nuk do të kemi një Komision të besueshëm gjeopolitik.

 Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të shpejtojë ritmin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.

Metodologjia e re e propozuar nga BE-ja, synon ta bëjë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, të parashikueshëm dhe politikisht gjithëpërfshirës.

Maqedonia e Veriut domosdo të bëhet europiane

Qeveria e re duhet të tregojë vigjilencë dhe të mësojë leksionet se më nuk ka asnjë arsyetim për të mos vazhduar me kapacitet të plotë rrugën e reformave. Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë çështje të mbyllura, prandaj I gjithë fokusi duhet të jetë në reforma.  Përmirësime nevojiten në çdo sektor, por synimi duhet të jetë në reformat e gjyqësorit, sundimin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe reforma në administratën shtetërore.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i prezantohet së shpejti korniza e punës lidhur me ecurinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ky është hapi i parë i rëndësishëm para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Tiranes dhe Shkupit me përfaqësues të BE-së, ku dhe shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim.

Korniza negociuese, konsiderohet një ndër dokumentet më të rëndësishme që përcakton vëllimin, strukturën dhe kushtet e negociatave. Vendet anëtare në këtë kornizë përcaktojnë pozicionet e veta kombëtare sa i takon asaj se çfarë presin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojmë për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut presin që më së voni deri në tetor të publikohet teksti final i kornizës negociuese me Bashkimin Evropian.

Korniza negociuese për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është prezantuar të  nga Komisioni Evropian, me të cilën caktohen udhëzimet për procesin negociator, i cili nëse do të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare, do të mund të fillojë para fundit të këtij viti.

Bëhet fjalë për një version bazuar në negociatat e mëparshme me vendet e tjera duke përfshirë për herë të parë edhe metodologjinë e re.

Ashtu siç pritej, në kornizë janë shënuar kriteret e Kopenhagës sikur edhe bashkëpunimi rajonal dhe raportet e fqinjësisë së mirë. Në mënyrë direkte janë theksuar marrëveshjet dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë nga të cilat priten rezultate të dukshme pas zbatimit të tyre.

Më tej, sipas kornizës mbetet detyrimi i plotë për vendin, zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e stabilizim asocimit, që nënkupton vazhdimësinë e procesit të reformave, harmonizimin e tyre me legjislaturën e BE-së dhe gjithçka tjetër që nënkupton zbatimin e standardeve dhe rregullave të BE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...