Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Ndihmat nga Evropa të mos përfundojnë në xhepat e politikanëve!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 26 mars – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, njoftoi në “Twitter” se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër koronavirusit me 66 milionë euro. Ai i njoftoi qytetarët se jemi së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këtë kohë të vështirë BE-ja do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me katër milionë euro për nevoja urgjente, 50 milionë euro për rimëkëmbje socio-ekonomike, nëntë milionë euro për sektorin privat, tre milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit.

Buxheti  e pëson rëndë nga virusi

Si rezultat i virusit korona në buxhet sivjet do të mungojnë rreth 1.3 miliardë euro. Qytetarët të jenë të kuptueshëm në këto kushte të jashtëzakonshme që po rrezikojnë ekonominë e Maqedonisë së Veriut.

Pagesa e kontributeve në këto momente krizash është mes 30 dhe 40%, dhe kjo do të thotë se 60% e tatimeve do të mungojnë në buxhet.

Shteti do të duhet të marrë kredi më shumë se 1.2 miliardë euro, ndërsa momentalisht në treg kredi ofrohet vetëm për rreth 600 milionë euro. Më së voni deri më 5 maj pritet të merren 400 milionë eurot që shteti i kërkon nga bankat komerciale, për të siguruar mjete shtesë në tejkalimin e krizës nga coronavirusi, ndërsa bankat ofertat e tyre duhet t’i japin deri në fund të këtij muaji.

Shteti nuk do të ngarkojë me taksën mbi të ardhurat personale, gjegjësisht taksën personale për kompanitë që kanë fituar të ardhura nga vetëpunësimi në mars, prill dhe maj, të cilat kanë pësuar humbje në operacionet e tyre për shkak të përhapjes së coronavirusit COVID-19. Jo të gjitha kompanitë në sektorët më të prekur nga kjo krizë do të paguajnë fitime për ato muaj.

Të drejtën për të zvogëluar shumën e pagesave për taksën e të ardhurave personale do të kenë hoteleritë, kompanitë për organizimin dhe shërbimin e ushqimit, si dhe agjencitë e udhëtimit, kompanitë e transportit. Të gjithë do të lirohen nëse nuk zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Përveç këtyre firmave, masa do të jetë gjithashtu e rëndësishme për sektorët e tjerë që nuk janë të listuar, por për të cilat do të konfirmohet se kanë pasur dëmtime në operacionet e tyre.

Për t’u kualifikuar, ata duhet të kenë të ardhura të zvogëluara për të paktën 40 përqind në muajin aktual, në krahasim me shkurtin 2020 ose ulje të të ardhurave totale deri në vitin 2020 për më shumë se 40 përqind në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jo para nga buxheti për partitë politike

Në kohën kur kriza me virusin në Maqedoninë e Veriut po rritet ;do ditë e më shumë, të gjithë institucionet dhe vendet më të fuqishme janë çuar në këmbë për të ndihmuar, ndërsa vetëm partitë politike ende nuk duan të heqin dorë nga pjesa e tyre.

Në fakt ende shumë parti politike nuk kanë pranuar që këtë vit mos të ndahen para nga buxheti i shtetit për financimin e aktiviteteve të tyre.

Pushteti në këtë kohë krize nuk duhet të harxhojë pa shtesë e të pakontrolluara në emër të luftës së virusit.

Në emër të masave të ndërmarra është rritur sasia e parave që pushteti harxhon nga zëri i shpenzimeve për reprezentacion, shërbime në restorante dhe udhëtime, e kjo tregon se shumë funksionarë nuk po e ndërpresin luksin e tyre përkundër krizës.

Për të dalë faqebardhë në këtë situatë duhet që të gjithë të jenë solidarë dhe përgjegjës dhe ashtu siç meritojnë qytetarët dhe në këtë drejtim duhet që edhe paratë e dedikuara për partitë politike të ridrejtohen për menaxhimin me përhapjen e virusit korona.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...