Shkup, 22 gusht – Tejkalimi i problemeve vështirësohet në momentin kur refuzohen mekanizmat që hapin rrugëdaljen nga ato probleme. Problemi bëhet edhe më i thellë, kur ato mekanima jo vetëm që refuzohen, por fillojnë të konsiderohen si rrezik.
Maqedonia e Veriut tani një kohë të gjatë po mundohet të gjejë rrugën drejt Brukselit, respektivisht drejt Bashkimit Evropian. Dhe në momentin që rruga është gjetur, po refuzohet mekanizmi që hap derën kryesore për të filluar rrugëtimin tonë, drejt destinacionit që kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë mbi 70 për qind e qytetarëe të Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.
E kemi fjlën për ndryshimet kushtetuese, si çelës i sigurt për fillimin e negociatave, që do të sillnin realizimin e kësaj aspirate deri në vitin 2030, të projektuar si afat joformal për anëtarësimin fuqiplotë të Maqedonisë së Veriut në BE, e ndoshta edhe më herët duke pasur parasysh zhvillimet gjeostrategjike të dy viteve të fundit në kontinentin evropian.
Gjith Evropa na japin garanca, ne ende kemi dilema?!
Pse e quajë “çelës të sigurt”, kur ka dyshime se edhe nëse plotësojmë këtë kusht, do të paraqiten ushtëzime të reja nga Sofja, ose nga ndonjë shtet tjetër! E quajë “çelës të sigurt” për hapjen e portës evropiane, për shkak se këtë siguri e ofrojnë faktorët kryesorë që vendosin për zgjerimin dhe moszgjerimin e BE-së.
Dyshimet dhe mendimet ndryshe duhet shqyrtuar dhe respektuar. Mirëpo gjithsesi se radhitja duhet të bëhet sipas peshës dhe rëndëisë që kanë në kierarkinë e vendosjes ata që shprehin dyshime, ose ata që japin garanca.
Të gjithë që përcjellin pak zhvillimet në skenën politike, kanë dëgjuar e lexuar premtimet e njëpasnjëshme që kanë ardhur nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, por edhe vendeve më të rëndësishme anëtare të BE-së, se Maqedonia e Veriut nuk do të përballet më me ndonjë kushtëzim të ri, nëse kalon ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Të gjithë me radhë e kanë thënë dhe e kanë përsëritur në shumë raste këtë premtim. Kush jei ne tani të shprehim dyshime, kur garancitë janë aq të fuqishme? Askush!
Pse atëherë duhet të kemi edhe më tepër dilema? Aq më tepër kur bëhet fjalë për ndryshim teknik, që nuk bëhet vetëm për bullgarët por edhe për gjashtë bashkësi tjera etnike. Kjo tregon shumë qartë se nuk kemi të bëjmë me diktat bullgar, por krahas kërkesës së Sofjes dhe Brukselit, kemi rastin të begtojmë kushtetutën tonë edhe me shumë bashkësi tjera etnike, me çka një ditë do të shërbejmë si shembull pozitiv në BE, shkruan Zhurnal.
Është temë për të cilën ndoshta mund të na keqkuptojnë maqedonasit, që konsiderohen si më të prekur prej saj, por nuk duhet harruar edhe kompromisin që po bëjnë shqiptarët. Përkundër dëshirës së mbarë opinionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut që të shfrytëzohet rasti dhe të hiqet formulimi “20 për qind” nga Kushtetuta, subjektet shqiptare pa përjashtim, si duket do të heqin përkohësisht dorë nga kjo kërkesë, vetëm e vetëm të mos bëhen shkaktarë pëpr vonesë të mëtejme të integrimit të vendit. Nuk është lehtë as për subjektet shqiptare të bëjnë një lëshim të tilë, duke ditur se sa presion kanë nga opinion si në vend, poashtu edhe të diasporë, që ky formulim të hiqet njëherë e përgjithmonë nga Kushtetuta dhe të shkruhet qartë se gjuhë yrtare në Maqedoninë e Veriut veç maqeonishtes është edhe gjuha shqipe.
Më mirë të “hapet” Kushtetuta, se “Kutia e Pandorës”
Reagimet lidhur me rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese janë të ditë për ditshme, shkruan Zhurnal. Një reagim, respektivisht deklaratë mjaft e sinqertë sot ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, ku e përsërit edhe një herë qëndrimin se BE ofron perspektivën më të mirë për qytetarët e vendit tonë.
“Unë me të vërtetë mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasador i SHBA-së. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj. Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ky vend ka marrë tashmë, dhe e di që edhe kjo është e vështirë, por inkurajoj qytetarët që t’ua bëjnë të ditur politikanëve të tyre se duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Ageler, në prononcim që nuk është i pari nga ana e saj në këtë temë.
E kur refuzohet diçka, për të cilën gjë mbarë bota thotë se është pozitive, atëherë domosdo duhet çelë debat edhe rreth pasojave të mundshme, shkruan Zhurnal. Këtë temë sot e ka prekur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai tha se si parti gjithmonë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë. Taravari thotë se në rast se nuk votohen ndryshimet kushtetuese, do të shqyrtojnë pozicionimin si parti, kurse nga disa qarqe i është zënë për të madhe se pse ka paralajmëruar mundësinë e hapjes së “Kutisë së Pandorës” nëse dështojnë ndryshimet kushtetuese edhe pse një gjë e tillë gati se vetvetiu është e qartë.
“Gjithashtu tash e kemi thënë se pa marrë parasysh a jemi në pozitë apo opozitë, do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese, por gjithashtu moti kemi thënë se në qoftë se nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, do të hapet “kutia e pendores” në Maqedoni. Nëse jo, edhe ne si parti politike normalisht do të dalim me qëndrime të cilat do t’i shohim dhe do ta shqyrtojmë pozicionimin tonë për tutje se si e vazhdojmë qëndrimin tonë në drejtim të asaj se si duhet të organizohemi”, tha Taravari.
Vendi ynë në këto momente është në situatë mes shkopit dhe karrotës, siç thotë fjala e urtë. E mira e kësaj situate është se edhe shkpin edhe karrotën e kemi ë duart tona. Mbetet të vendosim vetë nëse do të zgjedhim të kafshojmë karrotën e shijshme dhe të shëndetshme, ose doo të godasim me shkop shpinën tonë./Zhurnal