Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar

Editorial: Nënshtetësia është e drejtë themelore – Zaev të dëshmojë nëse është për “jetë për të gjithë”

Zhurnal Ads

Shkup, 7 janar – Zhurnal.mk – Propozim ligji për nënshtetësi ka shkaktuar përplasjen e re ndërmjet pushtetit dhe opozitës shqiptare. Kërkesat e shqiptarëve janë më së të arsyeshme dhe kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut, qytetarët shqiptarë kanë qenë të diksriminuar në këtë aspekt. Në forma të ndryshme, presione dhe stërkëmbëza është tentuar që mos t’iu jepet nënshtetësia atyre qytetareve që iu takon. Shumë nëna dhe baballarë shqiptarë ende nuk kanë nënshtetësi, edhe pse jetojnë mbi 70 vite në këtë shtet. Disa janë bërë gjyshër dhe vazhdojnë të mos keni nënshtetësi. Është një fakt që nënkupton të ardhmen e një personi dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut që nga shpallja e pavarësisë, më 8 shtator të vitit 1991, atyre duhet t’u takojë e drejta e shtetësisë. Numri i personave pa shtetësi është i madh, por shifra e saktë do të dihet në rast se miratohen ndryshimet.

Reagime nga qytetarët pa shtetësi ka pasur në vazhdimësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, e gjysma tjera janë privuar nga kjo e drejtë. Si mungesë e nënshtetësisë mjekimi i këtyre personave deri në vdekje është bërë privatisht.
Ligji për shtetësinë disa herë ka pasur ndryshime që nga miratimi i parë në vitin 1991, pas pavarësisë, por asnjëherë nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem. Partitë në vazhdimësi kanë shkëmbyer akuza, ndërsa ndryshimet e bëra janë kundërshtuar nga opozita maqedonase, me arsyetimin se përmes ndryshimeve tentohet të ndryshohet harta demografike e vendit.

Por, procesi ligjor vazhdon të ketë përplasje. Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vlerësimit negativ që ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me një mendim që ajo ka kërkuar nga ky dikaster sa i përket ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shtetësinë.
Koalicioni i dy partive opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë propozuar lehtësira të shumta për marrjen e shtetësisë për të gjithë personat që ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Propozim ligjin për shtetësi të parashtruar nga opozita shqiptare do ta përkrahet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ky propozim ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi, por nevojitet që ky ligj të kalojë nëpërmjet Kuvendit dhe jo që të stopohet në qeveri.

BDI thekson se qeveria do të parashtrojë kërkesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit aktual për shtetësi me ç’rast do të formohen grupe pune të përbëra nga anëtar të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa institucioneve tjera përkatëse.

Përderisa shqiptarët nuk kanë ende pasaporta, pushteti në mënyrë shumë të lehtë iu jep nënshtetësi maqedonase, qytetarëve që vetdeklarohen maqedonas nga Kosova e Shqipëria. Numrat janë shumë të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut,sepse vetë të drejtat e grupeve etnike burojnë nga përqindja e tyre, dhe për këtë arsye çdo grup mundohet që të rrisë sa më shumë numrin e tyre.

Është fakt që MPB-ja është institucioni i cili plotë tre dekada ka shkelur të drejtat njerëzore të shqiptarëve për marrjen e shtetësisë. Në mendimin e saj të fundit e ka vlerësuar si anti-ligjor propozimin që e drejta e shtetësisë të fitohet përmes dëshmitarëve, se personat pa shtetësi kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Mendim negativ është dhënë edhe për propozimin për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, në bazë të martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.

Duke e parë reagimin e ashpër të MPB-së, rikthehen kujtimet se po humb vlerë slogani “jetë për të gjithë” sepse në këtë formë shteti nuk i dëshiron shqiptarët që jetojnë me dekada të bëhen pjesë e saj. Guximi i Zaevit për të bërë ndryshime të mëdha duhet të testohet edhe tani me çështjen e nënshtetësive, që është një e drejtë themelore që e garanton çdo kushtetutë.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sanksionohen 113 shoferë në komunën Qendër

T E

Shtrenjtohen nafta dhe benzina

Z H

Rishikimi i Buxhetit pritet të miratohet në Parlament

admin

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Mitreski: Kemi vërejtje serioze ndaj ligjit për nënshtetësi, nuk e mbështesim

E.E.

Bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Çekinë i rëndësishëm për integrimet evropiane të vendit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...