Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Nëse qeveria e re s’e realizon programin, ndëshkohet në zgjedhjet lokale

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 25 gusht – Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të formohet së shpejti, pasi përlasjest brenda partisë shqiptare duket se po gjejnë qetësinë, ndërkaq dorëheqja e  Florin Besimit, e largon barrën që mos të ketë çfarëdo konflikti interesi në të ardhmen gjatë votimit të ligjeve. Por, cili do të jetë programi i kësaj qeverisje dhe ku duhet të fokusohen më së shumti partitë që synojnë të qeverisin gjatë katër vitreve të ardhshme!

S’ka ndryshime në emrat e ministrave!

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integerim, Ali Ahmeti ka konfirmuar se nuk do të ketë ndryshime në ekipin që do ta përfaqësojë partinë e tij në ekzekutivin e ri, që nënkupton se emrat e propozuar për ministra do të mbeten të njëjtit dhe fjala e Ahmetit do të shkojë në vend. Ahmeti tha se debatet për formacionin qeverisës janë pjesë e funksionimit të demokracisë së brendshme partiake, kështu që në qeverisjen e ardhshme BDI do të përfaqësohen nga Fatmir Besimi, Ministër i Financave, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, Artan Grubi, Ministër për Sistem Politik, Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë dhe Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike. BESA do të ketë Arijanit Hoxhën, ministër të Bujqësisë, ndërkaq nga radhët e LSDM-së, ministër i angashuar për politikat ekonomike do të jetë Fatmir Bytyqi, që i bie që në qeveri do të ketë tetë ministra shqiptarë. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes, të Punës dhe Politikës Sociale, të Arsimit, Drejtësisë, Pushtetit Lokal, Transportit, Shëndetësisë dhe Kulturës.

Program i përbashkët për qeverisje katër vjeçare

Lidhja Social-demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë arritur t’i përafrojnë programet e tyre dhe të formojnë një program të përbashkët me të cilin do të punojnë në katër vitet e ardhshme. Edhe pse nuk ka pasur shumë dallime të thella, mbetet delikate se si do të zgjidhen çështje të “nxehta” politike siç është çështja e regjistrimit të popullatës, implementimin e gjuhës shqipe, vettingun dhe reformat në drejtësi e gjyqësor.

Grupet punuese të të dyja partive, që fituan në zgjedhjet e 15 korrikut janë dakordësuar se qeveria e ardhshme duhet të angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale.

Qeveria e ardhshme edhe njëherë ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë alternativë tjetër për integrimin përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ky shtet mbetet i përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë dhe për këtë arsye plotësisht është dakordësuar të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Qeveria mbetet e përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe është rënë dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes.

Çfarë presin qytetarët!

Por, pavarësisht emrave dhe debateve brendapartiake, qytetarët janë të fokusuar dhe presin të shohin se çfarë do të punojë kjo qeveri në katër vitet e ardhshme.

Gjatë formimit të koalicionit qeveritar partitë kanë insistuar të sigurojnë stabilitet në katër vitet e ardhshme. Sfidat për këtë qeveri do të jenë të mëdha dhe populli pre shumë punë. Stafi i ri duhet të sjellë vendime edhe më të forta përpara në të ardhmen evropiane të vendit, si dhe reforma vendimtare në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e gjyqësorit.

Lufta kundër koronavirusit duhet të jetë prioritet në punën e qeverisë së ardhshme, sepse qytetarët nuk kanë më durim të jetojnë me restriksione dhe masa të cilat po i shembin ata çdo ditë e më shumë.

Qytetarët presin që të ketë rritje të standardit ekonomik, rritja e pagave ashtu siç ishte premtuar deri në 500 rrogë mesatare, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qytetarët presin që të ketë forcim të sistemit të drejtësisë, hetimin e pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre.

Nëse s’realizohet programi, qeverisja ndëshkohet në zgjedhjet lokale

Opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, qeverinë e ardhshme e ka quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa ka paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit.

Edhe opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka drejtuar kritika ndaj marrëveshjes LSDM-BDI, duke deklaruar se ky koalicon nuk është për përparimin e vendit, por për vazhdimin e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit.

Deri në zgjedhjet e radhës lokale, Maqedonia e Veriut ka edhe rreth nj ëvit e gjysëm, që do të thotë se kjo qeveri deri atëherë duhet të jap sinjalet e para të realizaimit të premtimeve. Nëse kjo nuk ndodhë, qytetarët do të zhgënjehen dhe ekziston mundësia për dënim të punës së qeverisë me çka opozita do të marrë pushtetin në dorë.

Andaj më shumë se një program i mirëfilltë në letër, nevojitet realizim i tij dhe plotësim i pritjeve të mëdha të qytetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...