Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Nuredini lutet që era ta pastrojë ajrin ! Dy mandate në gjumë, i zemërohet edhe BE-ja

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 28 dhjetor – Ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut është bërë makthi i të gjithëve. Por, kur vjen puna se kush duhet të mbajë përgjegjësi, atëherë të gjithë janë fajtor përveç atij që e udhëheq Ministrinë për ambient, ministri Naser Nuredini. Qytetarët përveç virusit COVID 19, vazhdojnë të ballafaqohen edhe me mungesë thithje të ajrit të pastër. Fatkeqësisht ministri në vend se të merret em institucion që drejton, vazhdon të fajësojë komunat dhe qytetarët. Por çfarë bëri ky ministër për dy mandate sa e drejton këtë ministri!

Ministri akuzon komunat!

Me ndryshimin në ligjet mbi cilësinë e ajrit ministri i Mjedisit Naser Nuredini po planifikon të parandalojë ndotjen dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit. Nuredini propozon që komunat dhe qytetet të kenë plane për të ndërmarrë aksione ndaj ndotjes së ajrit dhe nëse ato nuk e bëjnë këtë, Qeveria, përmes ligjit, do të ketë të drejtë për të ndërhyrë dhe të marrë masa, si për shembull për të ndryshuar rrjedhën e trafikun, oraret e punës, madje edhe për të bashkëpunuar me industritë për ta zvogëluar orarin e punës.

“Në lidhje me ndotjen po punojmë në disa aspekte, njëri nga ato është ndryshimi i ligjeve ekzistuese. I pari është ligji për ajrin ambiental ku janë të obliguara të gjitha komunat e shtetit që të ndërmarrin masa kompetente për ta përmirësuar gjendjen. Disa nga ato masa janë fillimisht rregullimi i komunikacionit, personat me probleme shëndetësore të mos shkojnë në punë dhe zvogëlimi i emisioneve nga industritë, të cilat janë ndotësit kryesorë nëpër komuna”, tha Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Digjen plehrat në sy të ministrit

Plehrat e hedhura, mbeturina të të gjitha llojeve që ndotnin rrethinën e Vizbegut, dhe që u injoruan për dekada, pas reagimit nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit kanë filluar të pastrohen.

E gjithë sipërfaqja që do t’i nënshtrohet pastrimit është rreth 10 hektarë. Në vendin e deponisë së paligjshme në Vizbeg është planifikuar të ndërtohet park. “Derisa pastrohej deponia ilegale në Vizbeg, nga ana tjetër shpërtheu tym i zi. Tymi vjen nga oborri i një prone private. Megjithëse inspektorët alarmojnë që rastet e tilla të ndotësve të paraqiten, megjithatë kushtetuta nuk u lejon të kontrollojnë se çfarë bëhet në prona private”. Deponia në Vizbeg është vetëm një prej 1 mijë deponive që e ndotin vendin. Autoritetet nuk e dinë as numrin e saktë të deponive ilegale e as nuk tregojnë kur do të pastrohen. Ministria e Ekologjisë do të paguajë më shumë se 300,000 euro për të pastruar deponinë e paligjshme në Vizbeg.

Rreth 3 mijë persona në vit vdesin si pasojë e ajrit të ndotur!

Institucionet thonë se po bëjnë gjithçka për të përmirësuar gjendjen dhe se rezultatet janë evidente në krahasim me dy vjetët e fundit, megjithatë theksojnë se beteja me këtë problem do të jetë e vështirë dhe e dështuar pa një angazhim të përgjithshëm të të gjithë faktorëve në vend.

Si masa afatshkurtra që duhet të ndërmerren janë përdorimi i transportit publik, të bëhet përpjekje për kontrollin e ngrohjes së amvisërive, uljen e temperaturave për ngrohje, si dhe të mos përdoren aparatet me karburant apo naftë për pastrimin e rrugëve, që po e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen në ditët me ndotje të rëndë.

Masat të cilat prezantohen para publikut si masa për parandalimin e ndotjes nuk janë të mjaftueshme si të tilla, pasi kryesisht janë masa me ndikim shumë të dobët apo më tepër si masa kozmetike. Deri në momentin kur nuk ka masa radikale, deri në momentin kur fabrikat në Shkup dhe rajone tjera të vendit, përfshirë këtu dhe termocentralet, vazhdojnë të ndotin me kapacitet të plotë, nuk do të ketë përmirësim.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për ambient, në Maqedoni rreth 3 mijë persona vdesin në vit edhe për shkak të komplikimeve plotësuese mbi shëndetin apo sëmundjet e tyre që po ua shkakton ndotja e ajrit.

Çfarë bëri ministri Nuredini në dy mandate!

Punën e ministrit Nuredini e ka vlerësuar keq edhe Bashkimi Evropian. Në raportin e tij të rregullt për gjendjen e ndotjes së ajrit në Evropë, i cili përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian vlerëso se situata është ende e pakënaqshme.

Shëndeti i banorëve të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera në rajon është ende seriozisht i rrezikuar, tregojnë shifrat e fundit të raportit të Agjencisë evropiane të Mjedisit për vitin 2018, i cili rezulton në një shkallë të lartë të vdekjeve të parakohshme, kryesisht për shkak të përqendrimit të lartë të PM 2.5 grimcat në ajër, theksohet në raport.

Nëse niveli më i lartë në numra absolutë është në Gjermani, Itali, Poloni dhe Francë për shkak të numrit të madh të popullsisë, në numra relativ, efekti është më negativ në Ballkan.

“Kur shikohen vitet e humbura të jetës në kuptimin relativ, impakt më të fuqishëm ka në Evropën Qendrore dhe Lindore ku janë matur përqendrimet më të larta të grimcave PM 2.5, gjegjësisht Kosova, Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në raport.

BE-ja thekson se arsyeja kryesore e ndotjes është ngrohja e familjeve, pasi përsëri nuk shohin një përmirësim dramatik që është i nevojshëm për shëndetin e qytetarëve. Komisioni është i gatshëm të bashkëpunojë me rajonin, duke përgatitur Marrëveshje të Gjelbër për rajonin.

Problemet kryesore janë përdorimi i lëndëve djegëse të ngurta, mbi të gjitha, përdorimi i karburanteve të ngurta, përdorimi i qymyrit në industri, në sektorin energjetik dhe djegia e drurëve në amvisëri. Por edhe fakti që automjetet që përdoren në rajon janë të vjetra dhe ndotin më shumë.

Fatkeqësisht ministri Nuredini, nuk mbahet mend për asnjë projekt të realizuar. Edhe pse si kuadër i Vjenës, pritej shumë nga ai, fatkeqësisht dështimet e tij janë të njëpasnjëshme. Nuk ka asnjë projekt që ka lënë gjurmë në dy mandatet e tij. Qytetarët vazhdojnë të ngrohen me lënde djegëse që e ndotin ajrin, autobusët punojnë ende me dizel, veturat ende të vjetra, shkollat ngrohen me naftë… Duket se Nuredini lutet vetëm që të ketë erë, e cila do e pastrojë ajrin, ndryshe qytetarët do të ngulfaten çdo ditë e më tepër!

Postime të ngjashme

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Z H

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Z H

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

“Procedura për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave niset nga anketa”

Z H

Besimi: Interesi për eurobondin 2,3 herë më i madh, që tregon se jemi tërheqës për investuesit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...