Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Opozita me të drejtë kërkon të profesionalizohet Komisioni për mbrojtje nga pandemia!

Zhurnal Ads

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal


Shkup, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Në Kuvend të gjithë partitë opozitare, qoftë ato shqiptare por edhe ato maqedonase janë bërë bashkë duke kërkuar që Komisioni për mbrojtje dhe trajtimin nga pandemia të jetë me profesionistë dhe jo me figura politike dhe partiake. Propozimi i tyre është që përbërjen e Komisionit mund ta propozojë qeveria dhe ta zgjedhë Kuvendi, si dhe ky Komision të përbëhet nga 11 anëtarë, në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës menaxhimin e krizave dhe nëntë anëtarët e tjerë do të ishin, tre infektologë, dy epidemiologë, dy mikrobiologë, një imunolog dhe një internist. Kërkesa e opozitës është shumë e drejtë dhe qeveria duhet ta shohë këtë si tentim për profesionalizim dhe transparencë ndaj publikut. Çdo punë kur bëhet nga profesionistët dhe ekspertët më të mirë, pa ndërhyrë politika, ka rezultate të dëshiruara dhe suksese, në të kundërtën çdoherë do të kemi dështime dhe vendime për qejfin e pushtetit.

Opozita kërkon Komision të ri për trajtimin e pandemisë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se disa ditë më parë të njëjtin Projektligj i cili parashikon krijimin e një Komisioni të posaçëm për mbrojtjen dhe trajtimin nga pandemia ose epidemitë, që ata ia paraqitën Parlamentit në procedurë të shkurtuar u hodh poshtë nga shumica parlamentare.

“Me Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, ne kërkojmë krijimin e një Komisioni të veçantë për mbrojtjen dhe menaxhimin e një pandemie ose epidemie, i cili do të themelohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të duhet të kontribuojë në kontrollin e situatës me Covid-19, e cila padyshim që po përkeqësohet dita-ditës”, thuhet në kërkesën e opozitës

Përbërjen e Komisionit mund ta propozojë qeveria dhe ta zgjedhë Kuvendi, si dhe ky Komision të përbëhet nga 11 anëtarë, në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës menaxhimin e krizave dhe nëntë anëtarët e tjerë do të ishin, tre infektologë, dy epidemiologë, dy mikrobiologë, një imunolog dhe një internist.

Ky Projektligj përcakton që rekomandimet e miratuara nga Komisioni duhet të jenë publike dhe t’i paraqiten Qeverisë, e cila më pas do të ketë një detyrim dhe do të duhet të veprojë sipas tyre. Qëllimi i këtij ligji është të krijoget një Komision i cili do të përbëhet nga profesionistë, të dëshmuar në fushat e tyre dhe të cilët me punën e tyre objektive dhe profesionale dhe vendimmarrjen, do të kontribuojnë në zgjidhjen dhe normalizimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë sëVeriut e shkaktuar nga kriza Covid-19.

Opozita u bën apel deputetëve nga shumica parlamentare që të mbështesin këtë projekt-zgjidhje ligjore dhe së fundmi, siç theksojnë ata, “në vend të interesit partiak, të vendosin në plan të parë interesin, sigurinë dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mbështetje për këtë ligj kanë dhënë edhe partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe opozitarja tjetër maqedonase “E Majta”.

Pushteti sulmon opozitën se po mbron interesat e Mickoskit

“Kur punonjësit shëndetësorë, institucionet, qytetarët po luftojnë duke rrezikuar gjithçka kundër koronavirusit dhe pasojave të pandemisë, Hristijan Mickoski mbetet një politikan i papërgjegjshëm dhe hipokrit, i cili pretendon të jetë i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve dhe në fakt kujdeset vetëm se si të mbajë vendin e tij në ‘Shtëpinë e Bardhë’”, ka reaguar LSDM për propozimin e opozitës.
Në deklaratën e partisë, ata thonë se që nga fillimi i krizës me koronavirusin nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE e tij, nuk është parë asgjë përveç veprimeve jokonstruktive, pengesave dhe lajmeve të rreme.
“Hristijan Mickoski bëri presion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke luajtur një lider të shqetësuar, i cili kujdeset për shëndetin e qytetarëve, dhe nga ana tjetër ai vetë nuk i respektoi protokollet shëndetësore, dhe për shkak të tij u hapën palestra dhe restorantet u mbyllën. Stafi i tij në qeverinë e përkohshme shkurtoi 33 milion euro në para për të pajisur objektet e kujdesit shëndetësor. Po të mos ishin bllokadat e VMRO-DPMNE, ne do të kishim tani 16 spitale kovide të pajisura”, theksojnë nga LSDM-ja.

Opozita ka të drejtë kur thirret në profesionalizmin e Komisionit

Opozita me të drejtë shqetësohet për situatën aktuale që ka shkaktuar Covid 19, dhe kërkesa e tyre që të formohet një tjetër Komision për trajtimin e pandemisë, është i logjikshëm dhe me vend. Nëse ata mbeten të denjë në kërkesën e tyre që Komisioni i ri të ketë vetëm njerëz profesionistë, ekspertë të dëshmuar në fushat e tyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike, atëherë kërkesa e tyre duhet të mbështetet edhe nga shumica parlamentare. Një vendim i tillë do t’ia lehtësojë punën edhe qeverisë, sepse nuk do t’i bie e gjithë barra asaj, por përgjegjës për vendimet e marra do të jetë Komisioni i ri. Edhe për qytetarët, qoftë edhe të atyre që nuk e repsketojnë pushtetin, do të jetë më e lehtë të binden dhe të respektojnë vendimin që do të dalë si rezultat i debatit të brendshëm të këtij Komisioni. Nëse thuhet se këtë rekomandim e ka sjellë Komisioni profesionist, shumica e qytetarëve do të binden ta respektojnë atë sepse nuk do ta shohin si tentim të qeverisë për të vendosur rregulla shtesë. Gjithashtu një pjesë të përgjegjësisë atëheërë do ta marrë edhe opozita, sepse ishte propozim i tyre dhe nuk do të kishin arsye shtesë të ankoheshin për çdo vendim të pushtetit në lidhje me pandeminë. Në cilindo kënd nëse analizohet ky propozim, është i dobishëm dhe do të duhej të merrte përkrahjen edhe të pushtetit, duke i shtruar edhe dorën e afrimit opozitës./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Janë gjobitur 182 shoferë vetëm nga Çairi

Z H

Vazhdon protesta kundër deponisë Rusino

T E

Trajtimi për Covid-19 përmes telefonit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...