Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Partitë i filluan fushatat zgjedhore me maska dhe distancë sociale!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 24 qershor – Në Maqedoninë e Veriut të hënën në mesnatë edhe zyrtarisht ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme duke i hapur rrugën nisjen së procedurave për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet, por ende është në pritje të protokollit të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, se si duhet të votohet ditën e zgjedhjeve.

Fushata 20-ditore për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktuara për më 15 korrik filli sot dhe do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë, pas çka pason heshtja treditore.

Këto janë zgjedhjet më specifike që do të mbahen në vend, duke e pasur parasysh situatën me Kovid-19 dhe masat të cilat pjesëmarrësit dhe administrata zgjedhore duhet t’i respektojnë për ta mbrojtur shëndetin.

Partitë, të gjithat pa përjashtim angazhohen për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira me respektim të masave për mbrojtje.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike, nga të cilat shumica tashmë i filluan aktivitetet e veta me promovim të programeve dhe vizitave në terren dhe takime me qytetarë.

Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët nga Kovid-19, dhe personat në karantinë dhe në vetëizolim, por vetëm ata të cilët shtatë ditë paraprakisht do të paraqiten për atë. Të gjithë të tjerët të cilët deri në ditën e votimit do të konfirmohen si pozitivë apo do të shkojnë në vetëizolim nuk do të mund të votojnë më 15 korrik.

Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, si dhe të burgosurit dhe personat të cilët janë në paraburgim. Votimi më 15 korrik fillon në orën 7 në mëngjes dhe do të zgjatet dy orë dhe përfundon në orën 21:00.

Fushatë pa tubime të mëdha

Partitë paralajmërojnë fushatë në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid-19, pa tubime të mëdha, me fokus në prezantimin e programit përmes internetit dhe përmes mediumeve elektronike. Takime me qytetarë do të ketë dhe atë në ambiente të hapura me më së shumti 50 persona, ndërsa në ambiente të mbyllura me 30 persona dhe me respektim të distancës dhe mbajtjes së maskave.

Parashtruesit e listave për kandidatë mund të parashtrojnë ankesë për mosrespektim të dispozitave për fushatën gjedhore, për çka KSHZ duhet të vendosë në afat prej 72 orëve nga parashtrimi i ankesës.

Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi ka të drejtë ankese në Gjykatën administrative në afat prej 48 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata ka afat 72 orë të vendosë pas pranimit të padisë.

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisin reklamim të paguar politik në mediumet të cilat nuk janë paraqitur në Regjistrin e radiodifuzerëve, mediume të shtypura dhe portale të internetit dhe t’i paguajnë nga llogaria e llogarisë së transaksionit për fushatë zgjedhore.

KSHZ formon këshillat shëndetësorë zgjedhor

KSHZ pritet më së voni deri nesër t’i formojë këshillat shëndetësorë zgjedhor të cilët do ta zbatojnë votimin më 13 korrik të personave me Kovid-19, në karantinë apo në vetëizolim, ndërsa gjithashtu duhet të sillen edhe udhëzimet në pajtim me Protokollet e autoriteteve shëndetësore për masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Listën zgjedhore, KSHZ duhta të përmbyllë më së voni deri më 4 korrik, ndërsa paraprakisht vërejtje të veta duhet të parashtrojnë partitë politike. NË këto zgjedhje, votim nuk do të ketë në diasporë ku u paraqitën më pak se numri i nevojshëm i shtetasve. Por, në Listë zgjedhore do të futen personat me 18 vite të mbushura deri në ditën e votimit.

Pandemia ndryshon fushatat partiake

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, pritet të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, apo në tubime të vogla informative, në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive.

Fushata parazgjedhore për votimet e 15 korrikut zgjat 20 ditë dhe zyrtarisht fillon më 24 qershor, por jozyrtarisht, ajo tashmë ka filluar, veçanërisht në rrjetet sociale.

Zhvendosja e fushatës nga tubimet në sheshe, salla e forma tjera publike, në rrjetet sociale sociale, sipas njohësve të çështjeve të mediave pritet të jetë e ashpër, fyese dhe e përcjellë me lajme të rreme, montime të ndryshme për kundërshtarët politikë, për shkak se mediat sociale nuk janë të rregulluar me ligj, andaj edhe nuk i nënshtrohen asnjë dispozite ligjore mbi punën e mediave.

Në dhjetë vjetët e fundit, fushatat e partive gjithkund në botë kanë shënuar rritje në rrjetet sociale dhe pothuajse nuk ka politikan që nuk përdorë mediat sociale për të përcjellë mesazhet politike. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, pritet të shihen efektet, meqë ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në zgjedhje.

Rrjetet sociale deri më tani janë dëshmuar si shumë të përshtatshme për zhvillimin e një “fushate të zezë” ndaj kundërshtarëve politikë.

Ndryshe, pas mosmarrëveshjeve të shumta për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë kryesore rivale ranë dakord për të mbajtur zgjedhjet në 15 korrik. Zgjedhjet për herë të parë do të mbahen të mërkurën, ndërsa procesi do të zhvillohet edhe të hënën dhe të martën, kur do të votojnë të sëmurët me Covid-19 si dhe të burgosurit dhe të moshuarit.

Partitë filluan me shpalosjen e kandidatëve

Partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik prej sot do ta prezantojnë ofertën e tyre politike para qytetarëve. Edhe pse paralajmëruan fushatë pa mitingje dhe tubime të tjera më të mëdha, me përdorimin të shtuar të rrjeteve sociale, mediat tradicionale, billborde dhe lloj tjetër të prezantimeve onlajn, partitë i fillojnë edhe aktivitetet e tyre në terren.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore 20-ditore, karvani i Koalicionit “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë në Strumicë dhe Vinicë, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Për rindërtimin e Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore i fillon në Ohër, Shkup, Strumicë dhe Tetovë, ndërsa BDI-ja me konventë promovuese të kandidatëve në Prespë.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta hapin fushatën me prezantimin e programit me shtabin e tyre kryesor në Çarshi të Vjetër të Shkupit, ndërsa PDSH-ja me vizitë të varrit të Arben Xhaferit dhe me prezantimin e platformës në Tetovë.

Platforma politike Koncepti maqedonas e fillon fushatën parazgjedhore para ndërtesës së Info-Qendrës së BE-së, ndërsa INTEGRA – Partia Konservatore e Maqedonisë nga Manastiri.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të parashtruara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!