Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Partitë të përdorin argumentet për “luftë” politike e jo sharjet ndëretnike

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 16 qershor – Përcaktimi i datës së zgjedhjeve ka nxjerrë në pah sërish gjuhën e urrejtjes ndërmjet partive dhe etnive të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. Pasi BDI ka filluar fushata “Pse jo për kryeministër shqiptarë?”, nëpër rrejtete sociale janë shtuar fyerjet dhe sharjet ndaj shqiptarëve.

Edhe pse fushata parazgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, në rrjetet sociale dhe media online, është shtuar numri i faqeve të subjekteve partiake, por edhe i faqeve të ndryshme, të cilat shpesh shpërndajnë gjuhë të urrejtjes dhe përdorin fjalor fyes ndaj subjekteve politike dhe figurave politike.

Rrjetet sociale përsëri janë vendi i përzgjedhur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe për përplasje politike në kohë fushate.

Duket se çdoherë kur është në pyetje kërkesa të interesit shqiptarë, nacionalistët maqedonas vjellin vrerë ndaj bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë.

Kërkohet vrasje për shqiptarët nga këshilltari në komunën e Butelit

Sharje dhe ofendime ndaj shqiptarëve ka drejtuar një i punësuar në Komunën e Butelit në Shkup, komunë kjo që thuajse gjysma e popullatës janë shqiptarë. Në një status në Facebook, ai ka sharë dhe përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve duke kërkuar luftë që t’i pastrojnë njëherë e përgjithmonë punët me shqiptarët.

Pas kësaj deklarate të fortë dhe thirrje për luftë, nga ana e qytetarëve shqiptarë pasuan protesta para Komunës së Butelit. Një grup qytetarësh u mblodhën përballë objektit komunal për të dënuar gjuhën e urrejtjes dhe kërkuan nga Kryetari ta largojë të punësuarin nga Komuna.

Pas zhurmës së madhe që u bë nga ana e shqiptarëve,  kryetari i Butelit, Velimir Smilevski, i ardhur në këtë post falë votave të qytetarëve shqiptarë e ka dënuar aktin e të punësuarit dhe është distancuar nga qëndrimet e të njëjtit. Pas presionit publik, kryetari Smilevski ka njoftuar se të punësuarit i është ndërprerë kontrata e punës dhe se i njëjti më nuk është i punësuar në Komunën e Butelit.

Komiteti i Helsinkit pranon se është rritur gjuha e urrejtjes

Gjatë pandemisë së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të dukshme përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës etnike në rrjetet sociale. Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj personave të infektuar, si dukuri është bërë më e pranishme pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Të dhënat e Komitetit të Helsinkit bëjnë të ditur se është rritur për 100 për qind numri i denoncimeve për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, që kryesisht lidhen me mënyrën e menaxhimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe gjendja e jashtëzakonshme.

Në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit në Shkup, theksohet se gjatë muajit maj janë regjistruar 105 denoncime për sa i përket gjuhës së urrejtjes së shprehur në mediat sociale, prej të cilave 65 kanë për bazë përkatësinë etnike dhe 29 raste janë mbi bazë të përkatësisë politike.

Nga Komiteti i Helsinkit në Shkuppohojnë se gjuha e urrejtjes ka për bazë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndëshkime për ata që nxisin urrejtje

Nevojitet një disiplinë nga ana e institucioneve shtetërore të cilat kanë ingirenca dhe janë kompetente për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Maqedonia e Veriut si shtet shumëetnik, shumë konfesional nuk mund t’ia lejojë vetes luksin që të këtë politikë aq liberale përkatësisht të ketë politika të mosndëshkimit të gjuhës së urrejtjes sepse kjo herë do kurdo mund të shkaktojë probleme të mëdha të parikuperueshme në jetën e përditshme në një shoqërie siç është Maqedonia e Veriut.

Sistemi shtetëror i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga përdorimi i gjuhës urrejtës në masë të madhe nuk është funksional për t`iu kundërvu këtij fenomeni nga këtu buron dhe fenomeni i mosndëshkimit të shfaqjes së kësaj dukurie, përkatësisht të atyre që kryejnë këtë vepër penale.

Gjuha e urrejtjes është e pranishme gjithnjë e më shumë dhe cilësohet si sëmundje kronike e shoqërisë. Mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes paraqet një burim të rrezikshëm për zhvillimin e aktiviteteve të dhunshme.

Fatkeqësisht asnjë qytetar deri më tani nuk ka marrë ndonjë ndëshkim nga ana e policisë apo prokurorisë, edhe këta institucione janë përgjegjëse për marrjen e masave adekuate ndaj atyre që përdorin gjuhë të urrejtjes.

Partitë të përdorin argumentet për “luftë” politike

Politikanët shumë pak i shfrytëzojnë mediat e reja për arsyen për të cilën ata janë krijuar, pra për diskutim, debat, këmbim të mendimeve e të tjera.

Është koha e duhur të kuptohet nga secila parti politike se qasja e tillë nuk sjell pikë, por sjell vetëm urrejtje mes njerëzve, vetëm pasqyrim të shprehjeve negative, frazave dhe atmosferës, nga liderët tek anëtarët dhe simpatizantët që në fund të fundit vetëm i largon njerëzit dhe i dëshpëron nga ardhmëria që vendi jonë e ofron. Politikanët duhet të prezantojnë se cila është platforma e tyre, cilat janë masat dhe aktivitetet që i ofrojnë t’i prezantojnë dhe të arrijnë tek grupet që i kanë cak.

Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, mbetet e pranishme si rrjedhojë e vetëdijes së ulët tek një pjese të qytetarëve, për pasojat që burojnë nga kjo dukuri. Gjuha e urrejtjes përdoret edhe si armë në mungesë të mendimit kritik si dhe paaftësisë për argumentimin e çështjeve të caktuara.

Prandaj, çdo parti politike duhet të përdorë argumentet në politike në vend të sharjeve dhe fyerjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!