Editorial: Pas sulmit me “USB”, a mund të gjuhen edhe me “bomba” Mickovski e Gruevski?

nga Redaksia

Shkup, 27  shtator – “Lufta” e filluar në VMRO-DPMNE mes kryetarit aktual Hristijan Mickovski dhe ish kryetarit Nikolla Gruevski, po ashpërsohet dita ditës, deri në nivel që përplasje të tillë nuk kemi vërejtur as mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Edhe arsenali që po përdoret në këtë “luftë” vjen duke u avancuar. Krahu  i Mickovskit, përmes njeriut të tij më besnik Aleksandar Nikollovski “sulmoi” Gruevskin me një USB, të cilën pretendonin se u është dorëzuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Edhe pse këta dy të fundit në njëfarë mënyre u betuan në Zot e Allah se nuk kanë pranuar USB të tillë, Nikollovski e nxori përmbajtjen e saj para ekraneve televizive, duke thënë se bëhet fjalë për USB e cil ka përmbajtur dokumentet e gatshme se si duhet të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Penal, që u miratuan para dy javëve, duke shkaktuar bujë në opinion, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare, shkruan “Zhurnal”.

Çka mund t’a gjejë Mickovskin nëse flet Gruevski?

Gruevski u përgjigj me një porosi direkte, duke theksuar: “Nëse u përgjigjem Mickovskit dhe Nikollovskit do të habiten se çka i ka gjetur”. “Unë nuk pajtohem me shumë prej politikave të tyre dhe tani nuk pajtohem, por nuk e them këtë publikisht që të mos bëj dëm. Për shembull e përmendët Aleksandar Nikollovskin. Unë mund t’i jap përgjigje atij për shumë çështje që most ë mund të gjejë veten me muaj. Ose Hrstijanit. Dhe të habiten se çka i ka gjetur”, tha Gruevski, në uintervistën e tij të parë pas një kohe të gjatë.

Çka mund të nxjerrë Gruevski që Mickovski e Nikollovski të mos e dinë se “çka I ka gjetur” është një dilemë e cila po e preokupon opinionin. Me të madhe parashtrohet pyetja nëse sulmit me “USB” Gruevski mund t’i përgjigjet me një kundërsulm me “’bomba”, siç quhen audioincizimet në Maqedoninë e Veriut. Nëse përgjigjet vetëm me fjalë, vështirë se Mickovski dhe Nikollovski do të jenë në situatë të mos e dinë se çka i ka gjetur, e nëse u përgjigjet me audioincizime, atëherë mund të kthehemi në vitin 2016 dhe një kaos të ri politik, që më së paku na nevojitet në këtë kohë kur duhet të kalojnë ndryshimet kushtetutare.

Analistët dhe mediumet në gjuhën maqedonase gjithnjë e më tepër janë të bindur se përçarja në VMRO-DPMNE me gjasë të madhe do të përfundojë në atë mënyrë që do të krijohen koalicione të reja. Nga njëra anë, këto koalicione, deri dje të paparamendueshme, janë rezultat i mosdurimeve personale, si në radhët e pushtetit, poshtu edhe të opozitës, kurse si bonus mund të  jetë marrëveshje eventuale për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tyre, dëse dikur Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski arritën të bëjnë koalicion dhe të dalin bashkë në zgjedhje, pse nuk mund të besojmë se edhe Kovaçevski mund të bëjë koalicion me Gruevskin, ose me njerëzit e tij në Maqedoni.

Por, sado që ky lloj koalicionimesh ishte gjë e zakonshme në të kaluarën, duhet të bëhet analizë më e thellë rreth asaj se çka i ka shkaktuar. Mikovski është lider i VMRO-DPMNE-së nga viti 2017, repektivisht pas dorëheqjes së autoritetit të padiskutueshëm deri në atë kohë brenda kësaj partie, Nikolla Gruevskit. DOrëheqja e Gruevskit ishte e pashmangshme pas rezultateve katastrofale në zgjedhjet lokale, kur për shembull kandidati opozitar Petre Shilegov fitoi që në raundin e parë në qytetin e Shkupit, kurse VMRO-DPMNE humbi edhe të gjitha komunt tjera më të rëndësishme maqedonase.

“Mickovski gati gjashtë vite është në pozitinë më të lartë në “Pallatin e bardhë” të partisë dhe dal ngadal po mundohet të tërhiqet nga ndikimi i Gruevskit, por edhe kushëririt të tij Sasho Mijallkov, të njohur si dyshi “alfa dhe omega” gjatë qeverisjes së kësaj partie, shkruan Zhurnal. Mirëpo, roli dhe autoritet i tyre u zbeh pas votimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila kaloi falë të ashtuquajturit “Koalicion i Marriotit”. Kjo oshkaktoi revoltë tek votuesit e VMRO-DPMNE-së që ishin kundër asaj marrëveshje, e të cilët fajtorin  e shihnin tek kushëriri i Gruevskit, Mijallkovi.

Koalicioni Kovaçevski-Gruevski si përgjigje ndaj koalicionit Zaev-Mickovski

Kjo nga ana tjetër i krijo hapësirë Mickovskit ta pastrojë partinë nga kuadrot e dyshit të lartpërmendur Gruevski-Mijallkov. Fillimisht i largoi ata që angazhoheshin të mos bojkotohet referndumi për emrin dhe në referendum të mos votohet kundër Marrëveshjes së Prespës. Pastaj përjashtoi nga partia edhe Mijallkovin dhe deputetët të cilët ndihmuan të arrihet shumica prej dy të tretave”, analizon Faktor.mk.

Edhe pse përplasjet e ashpra që po zgjasin një javë e tepër erdhën befasishëm, megjithatë ndasitë mes Mickovskit dhe Gruevskit kanë origjinë pak më të hershme dhe datojnë nga para dy viteve. “Lufta e ftohtë” mes tyre vërehej edhe nga mënyra se si raportonin mediumet e afërta me VMRO-në, kur një pjesë e përkrahnin kryetarin aktual, kurse pjesa tjetër ish kryetarin partiak Gruevski. Përveç mosdurimit të brendshëm në partinë opozitare, ekiston besueshmëri më e madhe për koalicion zyrtar që do ta rivalizojë Mickovskin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për shembull, për Danella Arsovskën thuhet se fitoi jo vetëm falë përkrahjes zyrtare nga VMRO-DPMNE si parti, por edhe falë punës në teren ti ish bashkëpunëtorëve të afërt të Nikolla Gruevskit, por edhe njerëzve të Branko Cërvenkovskit. Në fakt fundosja e Zaevit në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte rezultat i “gardës së vjetër të LSDM-së”, për të cilët është e papranueshme të bëhen compromise poshtëruese me Bullgarinë. Intervistën skandaloze të Zaevit për BGNES në të cilën okupimin e quajti ‘administrim bullgar’, asnjëherë nu kia harruan rrymat e ndryshme partiake në LSDM. Edhe ardhja e Kovaçevskit vlerësohet si një lloj zgjidhje kompromisi mes ‘zaevistëve’, ‘brankovistëve’, ‘buçkovistëve’, etj. ”, shkruan Faktor.

Por, Zaev përmes tentimeve që të afrohet me Mickovskin, për të cilin me të madhe spekulohej si i ka ofruar qeveri të përbashkët, ku një kohë kryeministër do të ishte Mickovski, e një kohë Zaevi, pa BDI-në Brenda saj, tregon se “tregtari nga Murtina” nuk don të tërhiqet aq lehtë nga politika edhe pse publikisht deri tani në asnjë moment nuk ka shprehur zyrtarisht gatishmëri për riaktivizm, kurse “xhokeri” i shumicës aktuale kundër bashkëpunimit eventual Zaev-Mickovski, mund të jetë pikërisht ish kryeministri Gruevski. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More