Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial/ Për 19 vite u gjelbërua BDI-ja, ndërsa për ambientin duhen edhe 19 vite të tjera !?

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Përvjetori i 19 i themelimit të Bashkimit Demokraik Për Integrim (BDI), shënoi një zhvillim të papritur dhe befasues për opinionin e brendëshëm, ku kryetari i saj deklaroi se agjenda e gjelbërt do të jetë shtylla e kësaj partie, pra ajo u shëndrrua në parti të Gjelbërt (Green Party), një zhvllim shumë i rëndësishëm duke parë dëmet që ka pësuar mjedisi në vendin tonë, por që një gjë e tille të inicohet nga një parti e cila ka qenë në pushtet gjatë kohës që është shkatërruar ambienti, është një gjë diskutabile.

Partitë apo lëvizjet e gjelbërta si ideologji dhe synim të tyre kanë mbrojtjen e ambientit jetësorë, luftën kundër ndryshimeve klimatike, zvogëlimin e emetimit të dioksidid të karbonit, energjinë e pastër apo të rinovueshme, krijimin e politikave mjedisore. Këto parti për herë të parë në skenën politike u paraqitën në vitet 70 të shekullit XX, në Australi, Zeland të Re, Britani, Zvicër dhe Gjermani, të cilët kishin si synim kryesor mbrojtjen e ambientit jetësorë, sot këto parti egzisotjnë në më shumë se 90 shtete të botës, shkruan Zhurnal.

Partia e gjelbërt më e suksesëshme aktualisht në botë është ajo gjermane e njohur si Të Gjelbërit (Die Grünen) që u themelua në vitin 1979 nga Herbert Gruhl dhe Petra Kelly, që erdhi nga bashkimi i 250 grupeve të ndryshme ambientaslistësh dhe ekologjistësh, të cilët kërkonin mbështetje për kontrollin e energjisë bërthamore dhe ishin kundër ndotjes së ajrit dhe ujit. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian në vitin 2019 të Gjelbërit në Gjermani fituan 20.5 % të votave apo 21 vende, kursë në sondazhet Brenda vendit ajo renditet si partia e dytë më e fuqishme,e që ka qenë pjesë e disa koalicioneve qeverisëse.

Krijimi i një lëvizje apo partie të gjelbërt ka qenë një nevojë urgjente për vendin tonë duke parë shkatërrimin mjedisor që ka përjetuar Maqedonia e Veriut në 20 vitet e fundit, dëmet të cilat kanë përfshirë çdo gjë duke filluar nga toka ku gjatë kësaj kohe është mbushur territori me ndërtime pa leje dhe pa kriter, uji në të cilën janë shkarkuar elemente të ndryshme toksike që kanë ndikuar në ndotjen e tij, ajri nga lëshimi i pa kontrolluar i gazrave helmues.

Sipas një raporti në Maqedoninë e Veiut ka më shumë se 50 mijë ndërtime pa leje, të cilat janë ndërtuar pa një plan të detajuar urbanistik, që ka sjellë shumë dëme në mjedisin jetësorë, koncesione të shumta për nxjerrjen e zhavorit të cilët kanë dëmtuar shumë tokat punuese, por edhe shtratin e lumejve, janë dëme të pa riparueshme apo duhen shumë kohë e gjatë për ti rehabilituar ata. Ajo që është fatkeqësi në këtë çështje është fakti se partia e cila tani po promovon agjenden e gjelbërt për 20 vite ka udhëhequr me ministrit e Ekonomis, Buqësisë, Planifikimit Hapsinorë, të cilët me veprimin apo mosveprimine tyre kanë kontribuar në demtimin dhe shkatërrimine ambientit jetësorë, shkruan Zhurnal.

Ndotja e ajrit është një element tjetër i cili ka shkaktuar shumë pasoja në shëndetin e qytetarëve të vend, pasi qytete si Tetova dhe Shkupi për një kohë të gjatë kanë qenë në top listen e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Kuadrot të kësaj partie për një kohë të gjatë kanë udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit Jetësorë, por që këto probleme asnjëher nuk janë zgjidhur, e që në shumë raste ato edhe janë përkeqësar.

BDI ka udhëhequr për 20 vite të gjitha pozitat të cilët si detyre direkte apo edhe indirekte kanë pasur obligim mbrojtjen e mjedisit jetësorë, gjatë kësaj periudhe ajo që nuk është mbrojtur, por edhe është dëmtuar shumë rëndë, e cila na lë të besojnë se kjo është vetëm një strategji parazgjedhore dhe asgjë më shumë. Një pyetje tjetër logjike është vertet ne si etni i kemi zgjidhur të gjitha problmet që na tangojnë që tani të gjthë energjitë ti fokusojmë në mjedisin jetësor?.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...