Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial / Për Zaevin do të jetë e vështirë të përtypë edhe një kockë të fuqishme që e imponon Bullgaria e që e hesht BE-ja

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve evropiane gjatë vizitës së kryeministrit Zaev në Bruksel , kanë një gjë të përbashkët: riparimin e dëmit të shkaktuar nga deklarata e mëparshme e komisionerit Varheji. Por a është e mundur kjo është dilemë e madhe!

Nëse i analizojmë deklaratat klishe të politikanëve në Bruksel, kjo na kthen në gjendjen e mëparshme, ku qëndrojnë mesazhet e vjetra të cilat konfirmojnë pikëpamjet e mëparshme: perspektiva për rajonin, hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, rëndësia gjeopolitike etj. Çështja e Ballkanit Perëndimor mbetet në rendin e ditës – diskutohet në Këshilli i BE-së, por një rezultat nuk do të ketë së shpejti, nëse ndiqet logjika e tanishme.

Borrell i shqetësuar me ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, pas Këshillit të Punëve të Jashtme kishte thënë se më shqetësuese për ta ishte ‘situata në Maqedoninë e Veriut’, pas ‘lajmit’ rreth ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Brenda BE-së ka përçarje dhe ai praktikisht korrigjon Varhein, duke thënë se qëndrimi mbetet i pandryshuar për këtë çështje. Sidoqoftë, nuk ka ide të reja se si të “shtyhet fuqimisht” për të arritur qëllimin e mbajtjes së një konference ndërqeveritare.

BE-ja sërish dëgjoi Bullgarinë dhe përsëri na nxiti që të gjejmë urgjentisht një ‘zgjidhje të pranueshme nga të dy palët’ në mënyrë që Korniza e Negocimit të miratohet ‘sa më shpejt të jetë e mundur’. Nuk ka asgjë të re këtu dhe nuk është veçanërisht inkurajuese, sepse dihet që hapësira për afrim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është shumë e vogël. Ndoshta e vetmja pikë e re e Borrellit është se vendimi politik për të hapur negociatat tashmë është bërë, i cili duhet të veprojë si një nxitje për palën Bullgare.

Varhej nuk tërhqiet

Duket se nuk ka ndonjë ndryshim në pikëpamjet e Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhej. “Ne duhet të ecim përpara me zgjerimin dhe nuk mund të humbasim më kohë,” i tha Varhei të përditshmes hungareze Nemzar.

Pra qëllimi i BE mbetet i njëjti – fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kjo do të thotë se konferencat ndërqeveritare janë planifikuar të fillojnë në qershor. Lidhur me veton e vazhdueshme bullgare mbi fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore, Varheji theksoi se BE po bën përpjekje të mëdha për të zgjidhur situatën. “Nëse ato përpjekje dështojnë, ne do të duhet të shqyrtojmë fillimin e bisedimeve ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë,” tha Varheji.

Fatkeqësisht nuk ka asnjë ndryshim në pikëpamjet e Bullgarisë fqinje, duke gjykuar nga performanca e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme të dorëhequr Bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Diskutimet mbi Ballkanin Perëndimor janë të njëjta si katër vjet më parë, dhe Bullgaria ka fajësuar vendet në rajon që nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm.

A ka gjasa për hapje të negociatave

Një pyetje e hapur mbetet se si në një periudhë të shkurtër deri në Samitin e Qershorit të BE për të hequr pengesën Bullgare për operacionalizimin e vendimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, kur Shkupi nuk ka një bashkëbisedues të përshtatshëm në Sofje. Funksioni më i rëndësishëm i qeverisë teknike do të jetë organizimi i zgjedhjeve të reja, por ajo nuk mund të azhurnojë buxhetin ose të marrë hua të jashtme.

Tema e marrëdhënieve Bullgari – Maqedoni e Veriut nuk ishte aspak në agjendën e qeverisë së re, e ku fatkeqësisht mund të ndodhë e kundërta ku Bullgaria duhet të rishikojë pozicionin e saj për fillimin e procesit të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.
Udhëheqësit e BE ishin të qartë në bisedimet me Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Bruksel, se Maqedonia e Veriut nuk mund të fillojë negociatat nëse nuk zgjidh mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, është e mundur që Shqipëria të fillojë negociatat e vetme.

Nga ana tjetër Zaev është i këmbëngulur se Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmend të fillojë negociatat për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Sidoqoftë, këto dy kushte nuk paraqiten në mesin e kërkesave të Sofjes, ku gjithmonë është deklaruar në të gjitha nivelet se nuk ka pretendime për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy