Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Përse politikanët shqiptarë nga RMV, pak para zgjedhjeve, lavdërohen nëpër “konaket” në Kosovë e Shqipëri?

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 19 qershor – Çdoherë kur përcaktohet data e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, politikanët shqiptarë i shohim gjithandej nëpër intervista jashtë vendit! Përse ndodh ky gjest? S’mbahet mend që që politikanë nga Kosova apo Shqipëria të kenë bërë intervsita për mediat e Maqedonisë së Veriut duke folur për politikat e brendshme të shteteve të tyre? Pse ndodh ky fenomen dhe cila është porosia e tyre!

Politikanët shqiptarë lavdërohen nëpër mediat e jashtme!

Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, çdoherë kur përcaktohet data e zgjedhjeve dhe kanë ndonjë hall me rejtingun e tyre, vrapojnë të japin intervista “ekskluzive” nëpër media e Kosovës ose të Shqipërisë. Në të kaluarën kemi parë shumë kryetarë partie dhe shumë politikanë të tjerë të cilët nëpër studiot e jashtme televizive kanë tentuar të argumentojnë qëndrimet e tyre. Kjo edhe ndoshta është interesante për publikun e atjeshëm, por del demode për publikun e brendshëm, i cili çdo ditë i dëgjon të njëtat fjalë që përsëriten nga politikanët e njëjtë.

Në fakt, nuk ka asgjë të keqe që një politikan shqiptarë të japë intervistë në mediat e huaja, kjo dhe duhet të ndodhë vazhdimisht sepse nevoja për afirmim, bashkim dhe ndërveprim mes shqiptarëve duhet të jetë çdoherë e më e madhe.

Por, ky fenomen i çudtishëm po përsëritet shpesh dhe arsyeja duket se është shumë e thjeshtë. Me gazetarët që nuk i njohin mirë detajet e brendshme politike është më lehtë t’iu tregohen “përralla me mbret” e në këtë formë duket se i intervistuari është më bindës dhe më i vërtetë në pohimet e tij.

Kjo metodë e të ekspozuarit jep një pikëpamje ndryshe nga realiteti i brendshëm, sepse opinioni i jashtëm që nuk i përcjell në vazhdimësi situatat e brendshme në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe për shkak të mungesës së njohjes së gjuhës maqedonase (opinionet maqedonase), përshtypjen e parë e krijon nga intervista e politikanit shqiptarë.

Fatkeqësisht nëpër këto intervista klasike, nuk ballafaqohen palët, por i lejohet hapësirë e mjaftueshme për shtjellim të temave një politikani ashtu siç dëshiron vetë ai, e që në fakt i bie se ai lavdërohet paturpësisht pa pasur ballafaqim me realitetin.

E fatkeqësisht, realiteti është shumë më i hidhur dhe më i brishtë se sa ai që paraqitet përpara mediave të huaja.

Politikanët nga jashtë nuk bëjnë publicitet me mediat në Maqedoninë e Veriut

Në historinë më të re nuk mbahet mend që politikanë të ndryshëm nga Kosova ose Shqipëria të japin intervsita “ekskluzive” për mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut ku do të flasin për politikat e brendshme të tyre ose do të shtjellojnë programet partiake të partive të tyre.

Këtu ndoshta ndikojnë shumë faktorë, siç është popullariteti i mediave, sa këto media ndjeken nga qytetarët e këtyre shteteve si dhe çfarë ndikimi mediatik kanë këta media në vendet e jashtme.

Megjithatë për situata të caktuara politike që kanë të bëjnë me interesin e gjithë rajonit, siç është dialogu Kosovë – Serbi ku mund të vijë deri te ndryshimi i territoreve, të drejtat e shqiptarëve në rajon, integrimi i tyre në NATO dhe BE, liberalizimi i vizave, marrëdhëniet me fqinjët, ndërtimi i infrastrukturës lidhëse (autostrada e hekurudha), planprograme të përbashkëta shkollore etj., janë tema të cilat janë me interes mbarëkombëtar ku opinioni duhet të dëgjojë edhe qëndrimet e politikanëve nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës etj.

Pikërisht për këto arsye duhet të ketë më shumë intervista dhe sqarime për ngecjet e deritanishme nga të gjithë politikanët përgjegjës në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Ndihmë nga Kosova e Shqipëria!

Arsye shumë e rëndësishme përse politikanët nga Shqipëria dhe Kosova nuk japin intervista për mediat në Maqedoninë e Veriut është se nuk kanë interes për votuesit e këtushëm shqiptarë, sepse qëndrimet e tyre kundrejt politikave të brendshme në këtëo shtete janë irelevante.

E kundërta ndodhë me votuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku secila parti thuajse ka linkun e saj të bashkëpunimit dhe afërsisë me partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo u pa edhe me ndryshimet qeveritare në Kosovë, kur partitë politike tek ne uronin qeveritë e ndryshme që fomroheshin në Prishtinë, varësisht interesit dhe lidhjeve që i kanë ndërmjet veti.

Është fakt se BDI është e lidhur më shumë me ish partitë e dala nga lufta në Kosovë, ndërsa opozita më e afërt me LVV-në e Albin Kurtit.

Në Shqipëri situata është më ndryshe, pasi partitë e këtushme me Tiranënzyrtare çdoherë janë munduar të ketë marrëdhënie të mira me çdo parti në qeveri, por është fakt se ka simpati mes partive të ndryshme.

Së fundmi duket se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron të mbajë lidhje partiake me liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, por më shumë lidhje ai kërkon të ndërtojë në nivelin e kryeministrit shqiptarë kundrejt subjekteve përfaqësuese të shqiptarëve në RMV pa ndonjë dallim. Në këtë formë nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka një dozë besimi dhe ndikimi nga partitë në Kosovë e Shqipëri, sepse i konsiderojnë ata si bartëse të përgjegjësive edhe për statusin e tyre. Kjo politikë në nivel mbarëkombëtar duhet të trajtohet si e barabartë dhe me interes të përbashkët, ndërsa praktika e ndikimit dhe intervenimit për preferenca partiake brenda partive shqiptarëve duhet të marr fund.

Vetëm për çështje madhore me interes kombëtar duhet qëndrim i çdo subjekti më të madh shqiptarë, ndërkaq për politika dhe interesa të brendshme partiake s’duhet të lejohet intervenim nga jashtë.

Edhe mediat nga Kosova dhe Shqipëria duhet të organizojnë debate me ballafaqim të të gjitha palëve, pasi në këtë formë do të dalë në shesh e vërteta dhe interesi i secilës palë, duke krijuar opinion të qartë te qytetarët në trevat shqiptare për punën e çdo subjekti politik në Maqedoninë e Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!