Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: “Peshqit e mëdhenj”, ende jashtë grilave

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 24 janar – Sa i përket proceseve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut kur bëhet fjala për kriminelë të nivelit më të lartë çdoherë shfrytëzohen vakume ligjore me qëllim që t’i iket përgjegjësisë. “Peshqit e mëdhenj” mbeten të paprekshëm edhe përkundër premtimeve se ata do të përfundojnë pas grilave.

“TNT” u kthye nga fillimi por kurrë nuk filloi

Gjyqi i çështjes “TNT” ku është i përfshirë ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski është shtyrë për herë të tretë. Edhe këtë herë, arsyeja është se Trajkovski nuk u paraqit në gjykatë. Psikiatrja Viktorija Vujoviç, prapa dyerve të mbyllura shpjegoi gjendjen e pacientit që brenda dy javëve të ardhshme ish-kryetrari i Gazi Babës  nuk mund të paraqitet në gjyq.

Gjykatësi Ognen Stavrev, i cili tha se psikiatrja Vujoviç është e njohur edhe në raste të tjera, pranoi shpjegimin dhe caktoi seancën dëgjimore për 6 shkurt 2020.

Avokati Jovica Strashevski, i cili sqaroi se shëndeti i Trajkovskit ishte i lidhur me rrahjen e tij, tha se gjendja ishte serioze, por kalimtare.

Disa nga avokatët kanë konfirmuar se ata kishin paraqitur prova të reja për rigjykim, përfshirë vendimin e amnistisë së ish të akuzuarit Mile Janakieski. Për herë të parë, vendimi i ish-Presidentit Gjorge Ivanov prezantohet si provë dhe në këtë rast edhe Trajkovski ashtu edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski kanë amnisti, por jo të pandehurit të punësuar në komunë. Edhe pse ata kanë treguar që ata do të kërkojnë prova të reja, avokatët do të duhet të flasin në seancën tjetër.

Në këtë rast, sipas prokurorisë, prishja e paligjshme e kompleksit “Kosmos”, përveç Trajkovskit, Janakieski dhe Gruevskit, po gjykohen edhe katër punonjës të komunës Gazi Babës.

Heshtje për veprat e kriminelëve

Janë me dhjetëra raste të cilat kanë filluar të procesuohen në gjykatat e Maqedonisë së Veriut e tanimë vite të tëra kanë ngelur nëpër labirinthet e gjykatave pa një zgjidhje adekuate. Edhe pse Maqedonia e Veriut formoi Prokurorinë Speciale, gjatë këtyre viteve nuk kemi parë një përfundim efektiv. Mjerisht të gjitha kërkesat, propozimet dhe akuzat në bazë të të cilave edhe janë formuar lëndë konkrete nuk shohim asnjë lëndë penalo-juridike të zbërthyer nga Gjykata Penale.

Në Maqedoninë e Veriut  kemi bllokim të procesit gjyqësor, pasi aty vendosin në bazë partiake, aty janë nën presion të partisë shumica e gjykatësve, që rezulton se këto janë arsyet kryesore se përse ende kemi një gjyqësor të politizuar.

Nëse reformat e proklamuara për vite të tëra nuk u zbatuan dhe sërish kriminelët mbetën jashtë, atëherë përgjegjësisë nuk mund t’i ikë as Qeveria aktuale.

Fatkeqësisht ne nuk mund të presim rezultate të duhura pasi nuk u bënë reforma në pushtetin gjyqësor.  Zbatimi i i reformave është më se i domosdoshëm dhe kjo duhej të ishte top-prioritet, në të kundërtën qytetarët më të drejtë vazhdojnë të kenë mosbesim te gjyqësori që është i ndikuar nga politika. Reformat në gjyqësor janë një ndër kushtet në procesin e integrimit euroatlantik të vendit.

S’ka kalkulime politike me personat e akuzuar për krim e korrupsion

Është e nevojshme që një orë e më parë të çlirohen institucionet e okupuara në të gjithë sistemin e jurisprudencës. Kjo duhet të ndodhë që kriminelët të dalin para drejtësisë. Maqedonia e Veriut nuk arrin ta çlirojë sistemin gjyqësor nga ndikimi i politikës dhe reformat që u bënë ishin sipërfaqësore.

Nuk duhet të presim që gjithmonë të na kujtojë ambasadorët e shteteve të fuqishme, apo zyrtarët e lartë të Uashingtonit dhe Brukselit se shkelen ligjet, se kemi konflikt interesi. Organet përkatëse duhet të veprojnë në përputhje me ligjet. Vetëm në atë rast mund të themi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë për të çliruar sistemin gjyqësor nga korrupsioni, nepotizmi, influenca politike ose çfarëdo qoftë tjetër.

Politika nuk guxon të bëjë kalkulime me kriminelët. Gjithsecili që ka bërë vepra penale duhet të bartë përgjegjësi, e fatkeqësisht kjo e vështirë të ndodhë në vendin tonë. Politika po bën llogari gjithmonë para zgjedhjeve në dobi të kriminelëve, e ata falë zbrazëtirave ligjore dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar po arrijnë t’i shpëtojnë dënimit.

Çdo kalkulim i drejtësisë në dobi të politikës është vetëvrasje politike, pasi populli nuk i vlerëson kriminelët, të korruptuarit, hajdutët e vagabondët, por kërkon që pushteti të jetë i ashpër me ata, përndryshe çdo veprim ndryshe, reflektohet negativisht në kutinë e votimeve!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...