Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Politikanët Bullgar të ulin fjalorin nacionalist ndaj Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 12 janar – Negociatat e fundit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë qenë tema më e nxehtë dhe më kryesore që po trajtohet në media. Dilemat janë të shumta dhe të paqarta se çfarë në të vërtet po ndodhë në këtë drejtim. Në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin mars në Bullgari, retorika e fushatës është në rritje të vazhdueshme dhe i jep intensitet më të madh gjithë procesit. Politikanët bullgarë dhe në veçanti ministri i mbrojtjes Karakaçanov, vazhdon me fjalorin e tij nacionalist kundrejt çështjes maqedonase. Ai ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka mentalitet të egër i mbetur nga shekulli i 19 dhe me këtë mentalitet nuk sheh asnjë arsye për të pritur përparim në të ardhmen.

I dërguari special i Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski, ishte gjatë ditës së hënë në Sofje, dhe kishte takime me Zaharievën duke tentuar që përkundër gjuhës së ashpër që po përdoret në media, të krijojë qetësi dhe maturi mes dy palëve duke kërkuar që të bisedohet për çështje thelbësore dhe jo nga ata që folen në media.

Në rrafshin ndërkombëtar, Maqedonia e Veriut qëndron më së miri. Së fundmi edhe ish-ambasadori amerikan i SHBA-së në Bullgari dhe një nga bashkautorët e Marrëveshjes së Ohrit, Xhejms Perdju tha se Bullgaria duhet të jetë mbështetëse e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, e jo kundërshtare, duke theksuar njëherësh se “ka përfunduar koha për maltretimin e Maqedonisë së Veriut”.

Perdju thekson hapur se Bullgaria duhet të jetë mbështetëse e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, e jo kundërshtare. Sepse hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është pjesë e interesit afatgjatë kombëtar të Bullgarisë.

Tani për tani mbetet e paqartë deri ku është kontesti që e hapi Bullgaria për çështjet e identitetit, ndërsa përmes bisedave do të përpiqet që ta kthejë besimin me avancim të Planit aksionar për realizim të Marrëveshjes me Bullgari.

Mediat maqedonase kanë publikuar pjesë dokumentesh të shkëmbyera midis Sofjes dhe Shkupit gjatë negociatave për të miratuar kornizën e negociatave dhe për të hequr bllokadën bullgare.

Një pjesë e tekstit, i cili iu ofrua presidencës gjermane, por që u refuzua nga pala maqedonase, konfirmon insistimin bullgar se Maqedonia është një vepër e Titos, se gjuha maqedonase është pjesë e bullgarishtes – pikëpamjet e përfshira në dokumente të tjera të Sofjes zyrtare, siç janë Deklarata e Parlamentit Bullgar, Pozicionet Kornizë të Tetorit 2019 dhe Deklarata e Marsit 2020, si dhe Memorandumi Shpjegues.

Në një pjesë të tekstit, të refuzuar nga pala maqedonase, për shkak të së cilës Sofia nuk hoqi veton, ndër të tjera thuhet:

Për origjinën e popullit maqedonas:

Lufta për pavarësinë kombëtare të Perandorisë Osmane të popullsisë në zonën gjeografike të Maqedonisë ka origjinën dhe është e lidhur ngushtë me historinë Bullgare. Ndryshimet e pakëndshme në fatin historik të kësaj popullsie, të cilat mbetën jashtë juridiksionit të shtetit bullgar, shënuan fillimin e një procesi gradual të diferencimit politik të një pjese të kësaj popullsie. Brenda këtij procesi, në pjesën e rajonit gjeografik të Maqedonisë, i njohur më gjerësisht si Maqedonia e Vardarit, krijoi rrethana që më vonë çuan në formimin e DF Maqedonisë, PR Maqedonisë dhe Maqedonisë FR si një njësi federale në ish Jugosllavinë federale dhe Republikën e Maqedonisë si një shtet i pavarur. 1991 dhe Republika e sotme e Maqedonisë Veriore.

Për gjuhën maqedonase:

Gjuha bullgare dhe norma letrare maqedonase janë norma letrare e një gjuhe në të kaluarën. Norma e normës letrare, e themeluar në 1945 dhe e shpallur zyrtarisht gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë Veriore, bazohet në pjesë të dialekteve të Bullgarisë Perëndimore. Maqedonishtja është gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore në përputhje me Kushtetutën e saj … Duke marrë parasysh traditat e gjuhës së përbashkët dhe në përputhje me normën e saj letrare, Republika e Maqedonisë Veriore shkruan dhe shqipton emrin e palës tjetër kontraktuese si “Republika e Bullgarisë”, dhe qytetarët e saj si “bullgarë”… “

Nga opozitarja VMRO-DPMNE akuzuan se Qeveria zhvillon negociata të fshehta me Bullgarinë. Prej atje pyesin deri kur do të bisedohet në tryeza të fshehta për çështje që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani ka thënë se nuk ekziston asnjë Aneks i Marrëveshjes me 12 pika të cilin e përmend zv/kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov, duke shtuar se prej Sofjes zyrtare presin përgjigje për Planin aksionar i cili i është dërguar Bullgarisë që në nëntor vitin e kaluar, por se asnjë tjetër dokument nuk ka.

Duke pasur parasysh fushatën parazgjedhore në Bullgari dhe ndasitë e mëdha mes dy vendeve, nuk pritet ndonjë progres në afrimin e raporteve dhe nuk pritet ndonjë përgjigje pozitive ndaj Planit Aksionar të cilin e proklamon diplomacia në Maqedoninë e Veriut.

Ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojnë projektet e infrastrukturës , bashkëpunimi në sferën e kulturës, arsimit dhe në sektorët e tjerë. Të gjitha këto pjesë janë përfshirë me Planin aksionar, i cili duhet ta implementohet dhe të ndiqet në bazë ditore nëse kanë komunikuar ministritë, nëse i kanë shkëmbyer dokumentet, nëse janë realizuar.

Maqedonia e Veriut insiston që të ketë komunikim më të shpeshtë e cila do të duhet të ndodhë në periudhën në vijim në nivel teknik. Ndërkaq sa i përket lidhjeve me komunikim për çështjet kryesore, do të jetë mes dy ministrive, mes dy qeverive, për të cilat shpresojmë se do të ketë zgjidhje të shpejtë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ganiu: Fillojmë me përgatitjet për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes “Bambi”

T E

Zmejkovski: Jo vetëm më 27 prill, por dhe më herët nuk kam pasur kontakt me Ristovskin dhe Janakieskin

E.E.

Në Krivollak aktivitete stërvitëse të Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe KFOR-it

Z H

Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

E.E.

Komiteti Helsinkut: Të marë fund dhuna e shkaktuar nga grupet e tifozëve

Z H

Akademi solemne me rastin e Ditës së flamurit dhe pavarësisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...