Agjencia Zhurnal.mk

Editorial/ Posti i kryeministriut për një vit, nuk guxon të humbasë dikastere tjera të rëndësishme!


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 14 gusht – Synimi i BDI-së për të fituar postin e kryeministrit ka hapur dilema të tjera se nëse kjo do të zbehë pozicionet tjera të cilat do t’i takonin kësaj partie gjatë formimit të qeverisë. Nëse LSDM pranon që kryeministër të jetë të paktën për një vit Naser Zyberi, a nënkupton kjo se BDI do të drejtojë institucione më pak të rëndësishme.

Bisedimet janë afër Marrëveshjes

Një marrëveshje ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së është afër nënshkrimit, por duket se për momentin pengesë është ndarja e departamenteve. Zaev duket se është dakord të pranojë kryeministër të paktën për vitin e parë, por përveç kryeministrit, Ahmeti kërkon që shqiptarët të drejtojnë edhe Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Drejtorinë për të hyra publike dhe guvernatorin e Bankës Popullore.

Detajet e negociatave nuk janë zbuluar ende nga asnjëra palë. Ahmeti përsëriti edhe njëherë se aq sa janë afër, aq janë edhe larg nga realizimi i një marrëveshje me Zaevin. Sidoqoftë, ai tha se LSDM do të duhet të japë argumente të forta pse një shqiptar nuk mund të ishte Kryeministër.
Gjithashtu duket se Zaev është i gatshëm të shkelë fjalët e dhëna në fushatën zgjedhore, kur pohonte se BDI do të shkojë në opozitë dhe se nuk ka asnjë shans për të pranuar një shqiptar për kryeministër.

Lideri i LSDM-së tha se po përgatitet të jetë kryeministër për katër vjet, por gjithsesi ai pohoi se gjithçka do të varet nga negociatat. Zaev njoftoi se do të ketë një takim të ri me Ahmetin, në të cilin do të përpiqet të afrojë pikëpamjet për formimin e një qeverie të re.

Dilema për rotacion të ministrave

Çështja që zakonisht po hapet si dilemë është nëse Zyberi bëhet kryeministër në vitin e parë, a do të thot ëkjo që nëse në momentin kur do të bëht Zaev kryeministër, do të ndryshojnë ministrat dhe dikasteret të cilat do t’i drejtojnë shqiptarët.

Nga e kaluara ka qenë praktikë që për ministrat dhe funksionarët shqiptarë, verdiktin final për shkarkim ose emërim duhet ta jep partia shqiptare e koalicionit, edhe pse mundet që kryeministrti të kërkojë që ndonjë ministër të shkarkohet. Kjo do të nënkuptonte që edhe nëse Zaev do të bëhej kryeministër në vitin e dytë, nuk do të mund të shkarkonte asnjë funksionar pa marrë fillimisht edhe pëlqimin e partisë shqiptare në koalicion.

Gjithashtu dilemë është nëse në vitin e parë kur kryeministër do të jetë shqiptar, mund të zbehet kërkesa që ndonjë nga ministrtitë kryesore si ajo e financave ose e punëve të brendshme të drejtohet për një vit nga ndonjë ministër maqedonas, dhe pastaj kur të ndodhë rotacioni në postin e kryeministrit, ministër të emërohet ndonjë shqiptar.

Paraprakisht kishte qarkulluar informacioni se vet Zaev mund ta udhëheqë ministrinë e financave gjatë vitit të parë dhe pastaj të vendoset në pozitën e kryeministrit. Nëse vërtet Zaev dëshiron të qëndrojë si ministër i financave, ai këtë mund ta bëjë me qëllim që të kontrollojë punën në qeveri, e sidomos financat, por nga ana tjetër për atë si një lider partie do të ishte nënçmim që të jetë ministër në një qeveri ku kryeministër do të ishte Naser Zyberi. Prandaj, më shumë gjasa ka që Zaev të presë një vit si lider partie, jashtë pjesëmarrjes në qeveri dhe në këtë mënyrë të vendoset si kryeministër në vitin e dytë.

Rotacioni të ndodhë vetëm në postin e kryeministrit

Për të pasur një qeveri funksionale duhet që rotacioni të ndodhë vetëm në postin e kryeministrit, pa pasur ndikim në postet e ministrave. Në këtë formë BDI në vitin e parë përveç kryeministrit shqiptarë do të duhet të insistojë që të mbajë edhe postin ministrit të financave, të punëve të brendshme dhe të transportit ashtu siç janë kërkesat paraprake, pa e zbehur pozitën e shqiptarëve nëpër dikasteret tjera.

Negociatat duhet të zhvillohen në atë nivel që roatcion të ketë vetëm në postin e kryeministrit, ndërsa ministritë tjera të vazhdojnë të funksionojnë që nga dita e parë me kapacitet të plotë, pa e pasur stresin se pas një viti sërish mund të ketë ndryshime. Është treguar nga praktika e deritanishme se në momentet kur ka pasur dilema se një funksionar do të jetë i vendosur përkohësisht, impenjimi për punë dhe arritje të sukese ka qenë shumë i ulët, sepse obstruksionet brenda administratës janë të mëdha.

Gjithashtu fokusi në negociata duhet të jetë që asnjë ministri ose institucion të mos mbetet pa funskionar shqiptarë, qooftë zëvendës ministër apo sekretarë shtetëror, qoftë drejtor apo zëvendës drejtor, për shkak se në institucionet ku nuk ka pasur funksionar shqiptarë, asnjë nga projektet që ka interes të shqiptarëve nuk është zhvilluar. Kjo ka ndodhur me zbatimin e gjuhës shqipe, me avansimin dhe sistematizimin e punonjësve shqiptarë dhe me projekte tjera në interes të shqiptarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...