Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk
Shkup, 24 tetor – A po i ngushtohet rrethi kësaj qeverie dhe a po shkon e njëjta drejt dështimit! Javën e fundit janë paralajmëruar disa protesta nga punëtorët që për muajt e fundit nuk kanë marrë pagat e tyre dhe kjo situatë ka ngritur nervat në maksimum. Durimi po shuhet dhe punëtorët së shpejti mund të shpërthejnë! Çfarë po ndodhë e ku kanë ngelur premtimet e qeverisë se do të ndihmojnë dhe se kanë bë plane, zgjidhje për tejkalimin e krizës!
Protesta paralajmëruese nga të punësuarit në Postën e shtetit, nga shoferët e autobusëve dhe nga artistët
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe organizatat sindikale të Postës kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e Qeverisë deri të martën ose më së voni të mërkurën, ku do të prezantojnë problemet që ka kjo kompani. Ndryshe, ata bëjnë të ditur se do të organizojnë protesta para Qeverisë.
Problemi më i madh është se punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë marrë pagën për muajin shtator edhe pse obligimi ligjor për pagesën e pagave është deri më 15 të muajit aktual, por Posta e Maqedonisë deri në këtë moment nuk ka siguruar mjete të mjaftueshme për pagesën e pagave të punëtorëve.
Për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, në drejtim të pagesës në kohë të pagave të punonjësve të Postës, LSM kërkon një takim urgjent me përfaqësuesit e Qeverisë, në të cilin do të paraqesin propozimet e tyre për tejkalimin e situatës dhe pikëpamjet për situatën në Postë, si dhe nevojën për gjetjen e një modeli të qëndrueshëm për normalizimin e funksionimit të ndërmarrjes.
Protestë paralajmëruese ka pasur edhe nga shoferët e autobusëve në qytetin e Shkupit të cilët gjithahstu pohojnë se kanë rroga të prapambetura pa marrë. Ata javën e kaluar i parkuan autobusët e tyre para qeverisë në shenjë paralajmërimi për një bllokim total. Njoftuan se nëse nuk zgjidhet situata e tyre, do të fillojnë të bojkotojnë punën dhe mos t’i qarkullojnë autobusët, e kjo do të ishte problem i madh për trafikun në përgjithësi.
Protestë paralajmëruese kanë pasur edhe anëtarët e Shoqatës së Artistëve të arteve të bukura të Maqedonisë së Veriut të cilët në hapjen e ekspozitës së tyre vjetore, mbajtën një protestë nga e cila i bënë disa kërkesa Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.
Me pankarta në duar: “75 vite pa hapësirë”, “Kërkojmë punësim”, “Kushte dinjitoze për artistët!!!”, “Më shumë hapësirë mediatike për kulturën!!!”, “Artistët para falimentimit”, artistët kërkuan hapësirë për galerinë, shlyerjen e borxhit financiar, punësim e të ngjashme.
Nevojiten reforma urgjente – protestat vijnë nga menaxhimi i dobët
Punonjësit janë të shqetësuar për të ardhmen e Postës dhe ruajtjen e vendeve të punës, si dhe duke pasur parasysh gjendjen e keqe financiare të Kompanisë, me rënie të të ardhurave, është vënë në pikëpyetje pagesa e rregullt e pagave.
Duhen masa urgjente për tejkalimin dhe stabilizimin e funksionimit të Postës, gjegjësisht ndërmarrjen e reformave urgjente në funksionimin e përgjithshëm në të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut është faktor kyç, pasi është edhe pronare e Postës
Si rezultat i punës joadekuat etë postës, shumë insitucione shtetërore nuk i shfrytëzojnë shërbimet epostës, prandaj nevojitet që Qeveria të udhëzojë urgjentisht të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore që të përdorin shërbimet e Postës, si ofrues i shërbimeve universale postare në të gjithë territorin e vendit.
Gjithahstu është e nevojshme që Agjencia e Postës, si organ rregullator, të përmbushë detyrimet e saj për të shtypur konkurrencën e pandershme dhe parregullsitë në tregun postar.
Në postë ka nevojë urgjente për hartimin e një sistematizimi të ri të vendeve të punës, i cili është i një rëndësie thelbësore për futjen e punës profesionale, si dhe riorganizimin e plotë të Postës, për të rikthyer besimin e qytetarëve ndaj Postës. Në këto procese të reformimit të brendshëm, është e nevojshme përfshirja e drejtpërdrejtë e Qeverisë e cila njëherësh është edhe pronare dhe përgjegjëse e këtij institucioni.
Apo dështon Qeveria t’a mbajë nën kontroll situatën!
Në postat e Maqedonisë së Veriut janë të punëusar 2200 punëtorë dhe një dështim i këtij institucioni do të thotë një kolaps i madh dhe një barrë e madhe për qeverinë sepse do të mbesin pa të ardhura mbi dy mijë familje.
Revolat mund të rritet edhe më tutje nëse në protestë do të dalin edhe shoferët e autobusave dhe punëtorët tjerë të Ndërmarrjes që menaxhon transportin publik në kryeqytet. Nëse një javë të vetme nuk ka qarkullojnë autobusat në Shkup, kjo do të thotë bllokim total i kryeqytetit. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se nxënësit nuk do kenë mundësi të shkojnë nëpër shkolla e stundetët nëpër ligjërata, e si për pasojë do të mbyllen edhe shkollat, edhe universitet. Gjithashtu do të ketë vonesa dhe pamundësi për të shkuar në punë nëpër spitale, administratë publike, markete e çdo insitucion tjetër. Prandaj, nëse s’lëvizin autobusët, mbyllen damarët e qarkullimit në kryeqytet e kjo do të thoshte mbytje të qytetit në kaos.
Qeveria duhet të jetë më syhapur dhe me efektive në zgjidhjen e këtyre situatave, sepse nëse nuk reagon shpejtë dhe me zgjidhje konkrete, kjodo të thotë fillimi i funidt të kësaj qeverie. Politikanët duhet ta kenë të qartë një gjë, se qytetarët lejojnë çdo trysni, por kur nuk kanë çfarë të hanë dhe me çfarë t’i ushqjejnë fëmijët e tyre, atëherë nuk pyesin as për politikanë, as për qeveri e as për shtet!