Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Pse bëhet politikë me hapjen e kufijve – shqiptarët të kërkojnë hapjen urgjente me Kosovën!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 23 shtator – Hapja e kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinje mbetet një nga problemet më të mëdha, të cilat ende nuk po gjejnë zgjidhje. Bindja në opinion është se po bëhen kalkulime politike të qeverive dhe nuk është aspak e logjikshme që të mbahet mbyllur lëvizja e njerëzve, ose ajo të mundësohet vetëm me teste PCR. Në këto inate se kush duhet të lëshojë pe, së shpejti qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërmarrë hapin e parë dhë të hapë kufijtë me fqinjët.

Filipçe ende s’ka përgjigje se kurr do ketë hapje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Grupi i Punës i përbërë nga ekspertë të disa vendeve në Ballkanin Perëndimor po vazhdon punën, dhe se publiku do të njoftohet në rast se ka ndonjë vendim. “Është e saktë se disa herë kemi anuluar diskutimin për hapjen e kufijve, arseja është se Grupi i Punës u formua me vonesë. Bëhet fjalë për persona profesional, mjekë dhe epidemiologë nga disa vende nga Ballkani Perëndimor, projekt që e mbështet edhe Ambasada e Amerikës, si bashkëpunim i mirë rajonal, për qëllim që të formojmë politikë të përbashkët për kufijtë…për momentin vazhdojnë bisedimet mes njerëzve nën atë grup, ja tani nuk do ta them kohën për vendimin, që mos të del edhe një parashikim”,  ka thënë Filipçe.

Situata me COVID 19 po keqësohet

Situata me koronavirusin në Maqedonisë e Veriut  dhe kudo në Evropë dhe në shumë vende të botës, po përkeqësohet derisa po mbaron vera. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Holanda janë midis vendeve që po përgatiten të zbatojnë një paketë të re masash kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveria Britanike po planifikon karantinë të re në nivel nacional, ndërsa Skocia paralajmëron qytetarët e saj për kufizime të rënda, por të domosdoshme. Në Izrael, këto masa tashmë janë në fuqi, janë mbyllur shkollat, kopshtet dhe qendrat tregtare. Franca gjithashtu po shtrëngon masat.

Në Maqedoninë e Veriut planifikohet që mes tjerash të ndalohet edhe shoqërimi dhe vizitat midis familjeve, sepse shtatori mund të jetë fillimi i një vale të re.

Të dhënat e 14 ditëve të fundit në vend tregojnë se në 100 mijë banorë incidenca e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkaq në vendet e tjera kjo mesatare është 76% . Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 88 raste të reja nga 1618 teste të bëra. Të vdekur janë 5 persona, të shëruar 135 pacientë.

Si u mbyllëm me fqinjët?

Mbyllja me vendet fqinje erdhi si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve në këto shtete. Maqedonia e Veriut vendosi që të lejojë të hyjnë të gjithë shtetasit e BE-së, kurse e mbylli kufirin për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa nga e la të hapur për shtet tjera fqinjë duke përfshirë edhe Serbinë. Në rastin konkret, shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë verës kanë udhëtuar për pushime në Shqipëri, ndërsa më vonë u lejuan që të kalojnë tranzit nëpër Bullgari dhe të shkojnë në Turqi.

Logjika nuk i jep të drejtë këtij vendimi, sepse nga ana tjetër Shqipëria për interesa të turizmit i lejoi kosovarët dhe gjithë shtetasit tjerë për rreth që të mund të udhëtojnë në Shqipëri. Nëse ne rrezikoheshim prej kosovarëve, atëherë “virusi i kosovarëve” apo edhe “virusi i serbëve” mund të ngjitej nëpërmjet Shqipërisë. Por, mbyllja me shqipërinë nuk ndodhi.  Fillimisht Maqedonia e Veriut i vendosi kusht për PCR test Kosovës dhe tre shteteve tjerat ë Ballkanit, edhe pse ata nuk e kishin bërë një gjë të tillë për Maqedoninë e Veriut, por më vonë ata u detyruat që të vendosin reciprocitet.

Shqiptarëve ua ndërprenë lidhjet farefisnore me Kosovën

Në këtë katrahura, më të dëmtuar dalin shqiptarët dhe banorët e vendeve kufitare, të cilët kanë familjarë andej e këtej kufirit, dhe për shkak të çmimeve të larta të testeve dhe mbylljes së kufijve, u detyruat me muaj të tërë të mbeten të ndarë dhe vazhdojnë të qëndrojnë pa pasur mundësi të vizitojnë të afërmit e tyre.

Maqedonia e Veriut “duke hequr vetullat, i nxori sytë” dhe duke e mbyllur kufirin për kosovarët, e dëmtoi “turizmin mjekësor” në vend, dhe duke mos lejuar as tranzit të kalojnë qytetarët e Kosovës, Shkupi zyrtar e dëmtoi edhe më shumë qarkullimin e qytetareve nga Aeroporti i Shkupit dhe në këtë formë shkaktoi dëme të mëdha.

Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të importuara nga shtetet e jashtme arriti në 414, ndërsa vetëm 24 shtetas ishin nga Kosova, që tregon se nuk ka asnjë lloj llogjike që kufiri të mbahet mbyllur me Kosovën dhe vendet tjera fqinje, ndërsa të mbetet i hapur për gjithë shtetasit e Evropës, kur dihet sakt se virusi tani është më shumë i përhapur në vendet e BE-së se sa në rajon.

Në rrafshin diplomatik, Kosova ka kërkuar disa herë që të hiqet PCR testi për qytetarët e saj dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe ata shumë shpejt, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga qeveria e re.

Nëse më parë Maqedonia e Veriut mund të arsyetohej se nuk ksihte një qeveri, ishte në fushatë zgjedhore dhe plot arsye të kota, tani nuk ka më asnjë arsye shtesë që të mbajë peng këtë çështje. Edhe partitë shqiptare në qeveri duhet të insistojnë që sa më shpejt të hapet kufiri me Kosovën, por edhe me vendet tjerat ë rajonit, sepse nuk ka asnjë arsye shtesë që të ketë test për  këta qytetarë të këtyre shpeteve dhe mos të ketë për shtetasit e BE-së ose vendeve të treta.

Edhe vendet e BE-së e kanë shfrytëzuar pandeminë për të bërë politikë, sepse ata e lejuan qarkullimin brenda BE-së, ndërsa e ndaluan për shtetasit huaj, që nuk kanë vizë pune. Virusi dot ë ngjitet edhe te ai që ka vizë pune ose leje qëndrimi, edhe te ai që s’ka vizë pune, prandaj nuk mban as kjo logjikë.

Nëse Shqipëria, e ka lejuar qarkullimin gjatë gjithë sezonit të verës, përse ne ende duhet të mbetemi ende të mbyllur dhe të dëmtojnë ekonomitë tona, turizmin tonë dhe mbi të gjitha familjet tona! Shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të rajonit duhet të qarkullojnë lirshëm dhe të ndërpriten muret e ndarjes, sigurisht duke respektuar masat, duke mbajtur maska dhe duke mos lejuar tubime të tepërta dhe pa kontroll.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...