Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Pse nuk u kthye qeveria e rregullt pas shtyerjes së zgjedhjeve!

Editorial nga Agjensia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 1 prill – Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vazhdon të funksionojë si qeveri teknike që pas shtyerjes së zgjedhjeve. Edhe pse mandati i saj sipas Marrëveshjes së Përzhinos është që të funksionojë si e tillë deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill të këtij viti, ajo pas paraqitjes së virusit COVID 19, vazhdoi të mbetet në funksion edhe më tutje.

Virusi që i shtyu zgjedhjet!

Në një kohë kur Maqedonia Veriore, rajoni, Evropa dhe bota po përballen me sfidën më të madhe shëndetësore në nga Lufta e Dytë Botërore, është gjithnjë e më e qartë se kushtet nuk lejojnë zgjedhje normale.

Të gjitha rekomandimet nga organizatat përkatëse vendase dhe botërore janë që përgjigja më e mirë për trajtimin e virusit është shmangia e aktiviteteve. Sapo të vijnë parashikimet për përfundimin e krizës shëndetësore, zgjedhjet në Maqedoni do të duhet të mbahen.

Zgjedhja do të nënkuptojë hapjen e pikave të reja të nxehta me koronavirus. Imagjinoni një ditë zgjedhjesh kur mijëra votues në një dhomë ku ka votime do të qëndrojnë së bashku, me një stilolaps në dorë, duke pasur kontakte personale me anëtarët e bordit zgjedhor, do të rriste me të madhe numrin e të sëmurëve. Në këto kohë krize, kjo është një situatë kur njeriu zgjedh midis interesit personal dhe atij të shtetit.

Drejtuesit e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së gjithashtu votuan shtyrjen e zgjedhjeve. Arsyetimi i tyre ishte se prioritet më i madh është shëndeti i qytetarëve, se sa mbajtja e zgjedhjeve.

Tani nuk është koha për kundërshtarët politikë, tani ka vetëm një kundërshtar dhe ai është koronavirusin .

Në këtë kohë pandemie një vendim i tillë është më se i qëlluar, gjë që nuk e panë aspak problem në Kosovë, të cilët përkundër situatës emergjente, vendosën ta rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit.

Pse nuk u mblodh Kuvendi!

Pyetja më e amdhe që bëhet në rrafshin politik është përse nuk u mblodh sërish Kuvendi për të kthyer një qeveri normale, e cila duhet të funskionojë në këtë kohë krize!

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ose krizës në të gjithë territorin nuk ka asnjë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në kuptim juridik, edhe pse ka në atë politik. Edhe pa deklaruar ndonjë situatë krize në asnjë komunë ose në të gjithë territorin, domethënë pa ndonjë problem të këtij lloji, në vitin 2015 Maqedonia i kishte shtyrë zgjedhjet dy herë.

Edhe parlamenti u rikthye një herë  duke anulluar vendimin e vet dhe duke caktuar një datë të re zgjedhjesh. Nëse atë e quajmë një precedent të tillë ligjor, e njëjta ka ndodhur në një kohë kur ne nuk kemi pasur një pandemi.

A i konvenoi Zaevit qeveria teknike!

Në një sondazh të publikuar nga IRI, LSDM kishte 1% përpara VMRO-DPMNE-së. Qytetarët e anketuar kur ishin pyetur se për kë do të votonin, 17% e të anketuarve zgjodhën LSDM-në, 16% rivalin e tyre VMRO-DPMNE, 7% thanë BDI, 5% për Aleancën për Shqiptarët dhe 4% për Besën. Ky studim në terren u krye në 1,222 të anketuar midis 30 janarit dhe 10 shkurtit, pak para njoftimit të koalicionit mes LSDM-së dhe Besës.

Këto numra ishin në favor të partive në pushtet, por me afrimin e zgjedhjeve ata e dinin se nëse vështirësohej kriza do të kishin probleme për ta menaxhuar atë dhe pikërisht për këtë arsye në një të afërme të ardhshme do të mund t’i humbasnin zgjedhjet nga pakënaqësia e qytetarëve.

Mungesa e mjeteve financiare po shkakton probleme të mëdha tani me menaxhimin e krizës dhe për këtë arsye qeveria po detyrohet të shkrutojë rrogat e funksionarëve, e ndë të një ardhme edhe rrogat e administartës.

Ata nuk kanë mjete finansiare për të ndihmuar ekonominë dhe barra bie mbi qeverinë, në të cilën aktualisht gjendet edhe VMRO DPMNE dhe BDI. LSDM po i konvenon ta mbajë në qeveri edhe partinë e Mickoskit dhe Ahmetit, pasi do të arsyetohet se për vendimet e dhimbshme votues kanë qenë edhe këta dy parti.

Zaevi nuk insistoi të marrë pushetetin e plotë, pikërisht që në “paaftësinë” për menaxhim me krizën e virusit të kenë “faj” edhe partitë e tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...