Editorial: Pushtetarët tanë nuk ia dinë hallin qytetarëve, sepse i pasuri kurrë nuk ia din hallin të varfërit

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – I pasuri nuk ia din të varfërit. I ngopuri nuk ia din të uriturit. Këto fjalë popullore hapin dilemën nëse politikanët në Maqedoninë e Veriut ia dinë hallet e vërteta popullit? Ne, qytetarët e thjeshtë, që moti jemi në halle, por inflacioni i viteve të fundit i ka shumëfishuar ato.Kurse pushtetarët vazhdojnë të shesin retorikën e tyre të zakonshme. Po bëjmë këtë, po bëjmë atë, po meret kjo masë, po meret ajo masë, por përmirësim i dukshëm nuk vërehet.

Qytetarët mezi e lidhin muajin me muajin. Shumë madje nuk arrijnë ta bëjnë as këtë dhe gjinden si munden. Disa marrin hua, disa marin kredi, e të tjerë harxhojnë rezervat e fundit, nëse i kanë. Mirëpo muajt nuk ndalen. Kalon njëri, vjen tjetri, e minusi rritet, bashkë me koston e harxhimeve elementare të jetesës, shkruan Zhurnal.

“Muajt e shtrenjtë” të dimrit do të thellojnë varfërinë

Tani po arrijnë edhe muajt e dimrit, që njihen edhe si “muajt e shtrenjtë” të vitit, kur llogaritë e rrymës dhe ngrohjes arrijnë në qiell. Deri më tani janë marë shumë masa, efektet nuk kanë qenë ato që janë pritur. Pak për shkak se nuk janë ndërmarrë masat e duhura, e pak për shkak se edhe ato masa që ndërmerren nuk respektohen deri në fund.
Masa më e mirë, e cila do të jepte rezultate të padiskutueshme, do të ishte ulja e nivelit të rrogave të funksionarëve në nivelin e atyre të qytetarëve. Rrogat e tyre të rritura duhet të shkojnë minus 78 për qind, që të afrohen me ato të qytetarëve. Të jemi më të qartë, duhet t’u hiqet jo vetëm 78 për qindëshi që ua dha Gjykata Kushtetuese, por edhe 78 për qind tjera, që të standardi i tyre të afrohet me atë të qytetarëve, shkruan Zhurnal. Të jetojnë me ato kushte një ose dy muaj dhe pastaj do e shohim se çka do të thonë. A do të dalin të flasin edhe më tej, siç flasin tani, se gjithçka është në rregull por mediat ndonjëherë po i egzagjerojnë gjërat, ose do të pranojnë realitetin. Kuptohet, që ta shohin realitetin në ngjyrat e tij të vërteta, duhet të ju ndërpiten edhe beneficionet tjera që i gëzojnë, si vetura zyrtare, kartelat e reprezentacioneve, etj.

Kuptohet se duhet të rritet edhe niveli i “bllokimit” të mundësisë për korrupsion, sepse nëse nuk u bllokohet kjo mundësi, krejt restriksionet tjera nuk kanë kurrfarë vlere. Apo siç tha zëvendës ambasadori amerikan në Shkup, Mejer, “mund të jesh pak i sëmurë, por jo pak i korruptuar”. Kjo do të thotë se nëse je i korruptuar, atëherë je deri në fund. Prandaj, për të ndier mirë “kamxhikun” e 46 për qindëshit në shpinën e tyre, politikanëve duhe të ju mbyllen të gjitha shtigjet tjera dhe të lihen të jetojnë me rroga që marin shumica e qytetarëve në vend. Së paku dy-tre muaj duhet ta shohin se si është të rrisësh, të shkollosh dhe të ruash fëmijë me rrogë 250-300 euro. Të shohin se si është të udhëtosh pa veturë zyrtare dhe të paguash 90 denarë një litër karburanti. Të shohish se në ç’farë gjendje janë autobusët urbanë me të cilët udhëtojnë qytetarët.

“Çmimet e garantuara” po japin efektet e para, të shohim a do jenë afatgjate

Një masë e re që u ndërmorr nga qeveria për të future inflacionin nën kontroll, është masa e quajtur “çmimet e garantuara”, me të cilën çmimet e shumë produkteve elementare ulen për së paku 10 për qind. Kjo është në vazhdën e masave të ndërmarra, që kanë pasur efekt të përkohshëm. Por, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është optimist e madje paralajmëron se nga java e ardhshme do të ulen për minimum dhjetë për qind edhe çmimet e pijeve, shkruan Zhurnal. Bekteshi ka theksuar se çdo mosrespektim, si furnizimi eventual i pamjaftueshëm me produkte të caktuara në markete, qytetarët duhet ta paraqesin në Inspektoratin shtetëror të tregut (ISHT).

“Më shumë se i kënaqur jam nga ajo që dje ka ndodhur në sektorin e tregtisë, posaçërisht nga kompanitë dhe të gjithë zinxhirët e marketeve, por edhe nga prodhuesit dhe distributorët. Deri në ditën e sotme, para kësaj vizite, kemi marrë disa letra nga prodhues tanë, kryesisht të ujit mineral, lëngjeve dhe birrës së lehtë, të cilat javën e ardhshme do të fillojnë me zvogëlimin e çmimeve prej minimum dhjetë për qind, zvogëlimin e drejtpërdrejtë nga ana e prodhuesve, duke marrë parasysh se nuk kemi për qëllim të miratojmë ndonjë kufizim në pjesën e zinxhirëve të supermarketeve, pasi në përgjithësi këtë vit bara kryesore ishte mbi to, ndërsa shohim se disa supermarlkete i rrisin pagat, e pastaj kjo pasqyrohet edhe me publikimin e sotëm të Entit për statistikë, se është rritur paga mesatare për 14,1 për qind në krahasim me korrikin e vitit të kaluar”, deklaroi Bekteshi pas vizitës në qendrën logjistike të marketeve “KAM” në komunën Ilinden.

Sipas ministrit, Qeveria merr vendime, të cilat janë të obligueshme për sektorin tregti. “Këtu përfshihet edhe mishi. Duke marrë parasysh se përveç obligimeve për zinxhirët e supermarketeve ose në pjesën e shitjes në pakicë, në vendimin e Qeverisë ka obligime edhe për furnizuesit dhe prodhuesit. Në mëngjes kemi pasur koordinim shtesë me ISHT-në, i cili dje pasdite tanimë ka kryer kontrolle. Në këtë moment në vijim janë kontrolle të ndryshme dhe kjo do të vazhdojë deri nga fundi i nëntorit. Nëse qytetarët vërejnë se punë të tilla mund të ndodhin, të paraqesin në Inspektorat dhe në pajtim me dispoizitat ligjore dhe obligimet që i kanë marrë, ata do të veprojnë dhe për to do të vijojë ajo që është paraparë në rregullat ligjore”, tha Bekteshi.
Nga ana tjetër, mbeten në fuqi edhe dyshimet nëse masa do të japë vërtetë rezultate. Dyshime të tilla opozita ka shprehur në mënyrë të qartë, duke akuzuar pushtetin se masat e tyre nuk ka efekt dhe se vetëm thellojnë varfërinë./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More