Agjencia Zhurnal.mk

Editorial / Qeveria e re që në start të drejtojë investimet në zonat shqiptare


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 26 gusht – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut në qeverisjen e kaluar kryesisht ishte fokusuar në zgjidhjen e problemeve politike me Greqinë dhe Bullgarinë, me çka u hap rruga për integrime në NATO dhe në BE. Edhe përkundër pritjeve të mëdha ekonomike, qeveria nuk arriti të bëjë një kërcim të dukshëm ekonmik dhe pikërisht për këtë arsye, zhvillimi ekonomik në të ardhmen duhet të jetë synimi dhe prioriteti kryesor i kësaj qeverie.

Nuk u përmbushën premtimet e Zaevit për “boom” ekonomik

Pas zgjodhi kontestin e emrit, Zaev kishte premtuar se të gjithë energjinë do të përqendrohet në çështjet ekonomike e infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve.

Ai kishte promovuar planin për ndërtimin e qindra kilometrave rrugë në vlerë prej 1 miliard e 300 milionë euro, ku do të përfshiheshin rrugë magjistrale, rajonale dhe infrastrukturë tjetër rrugore. Projektet ishin bërë, fondet ishin siguruar dhe vetëm pritej nisja e punës, por kjo, më e rëndësishmja nuk ndodhi.

Përfaqësues të Qeverisë së kaluar kishin premtuar edhe shumë masa tjera, subvencione, investime të jashtme, hapje të fabrikave dhe ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe rritjen e pagave për punonjësit aktualë, rritjen e ndihmave sociale, si dhe të pensioneve.

Por për fat të keq, nuk u realizuan as 50 për qind të investimeve kapitale që kishte premtuar. Qeveria e Zaevit në pjesën e infrastrukturës u lavdërua me projekte të Qeverisë së kaluar të VRMO-së.

Por, për zhvillim të mirëfilltë ekonomik kërkohet stabilitet politik. Në një vend ku nuk ka qeverisje stabile, ku nuk ka harmoni mes pozitës dhe opozitës, ku ka gjithmonë protesta apo trazira, është një mesazh se kompanitë e huaja nuk janë të mirëseardhura.

Në vend të zhvillimit ekonomik të premtuar nga kryeministri, shteti sërish do të përballet me krizë për shkak të pasojave të pandemisë.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet me rritje të ulët të ekonomisë në rajon dhe me një pagë mesatare që sillet në rreth 400 euro. Për shkak të krizave politike në të kaluarën ka pasur shumë pak investime të huaja, si dhe pengesa tjera që kanë çuar në një rritje të vogël ekonomike.

Pandemia do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike

Afaristët në Maqedoninë e Veriut janë të shqetësuar pasi pandemai ka dëmtuar rëndë ekonominë ndërsa nuk është realizuar asnjë për qind e investimeve kapitale, që janë projektuar në buxhetin e shtetit.

Problemet janë të shumta në realizimin e investimeve kapitale, siç është mungesa e Ligji për ndërtim dhe Ligji për planifikim hapësinor,si dhe abrogimi i planeve urbanistike, kanë ndikuar negativisht edhe në rritjen ekonomike në përgjithësi dhe në këtë drejtim nuk janë ndërmarrë hapa konkret për të eliminuar pengesat.

Realizmi i ulët i investimeve kapitale duhet të paraqes një kambanë alarmi për Qeverinë, që mos të përsëritet situata e qeverisjes së kaluar, kur realizmi i investimeve kapitale, mezi arriti vlerën prej 60 për qind nga projeksionet e planifikuara.

Pushteti duhet ta marrë mësim nga zhvillimet gjatë qeverisjes së kaluar dhe të fokusohet kryesisht në ekonominë, pasi problemet politike janë mbyllur.
Pandemia, qeveria teknike dhe zgjedhjet parlamentare në masë të caktuar e kanë mbajtur në ngërç realizmin e investimeve kapitale.

Edhe problemi me taktizimin dhe kurdisjen e tenderëve bllokon realizimin e projekteve dhe pikërisht në këtë sferë Qeveria do të duhet të bëjë përmirësime në zbatimin e projekteve që kanë të bëjnë me investimet kapitale, veçanërisht e rëndësishme është që faktori njeri të eliminohet në proceduarat e ndarjes së tenderëve për realizimin e projekteve.

Si problematike, autoritetet qeveritare për dështimin e një pjese të madhe të realizmit të investimeve kapitale, theksuan gabimet e shumta teknike të dokumentacionit të ndërtimit, që rrënjët i ka te keqmenaxhimi i pushtetit të kaluar. Por, nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur se pushteti aktual po dëshmon se nuk ka kapacitet të realizojë investime kapitale.

Mos të drejtohet investimet vetëm në pjesën lindore

Investimet e huaja kryesisht deri më tani janë drejtuar dhe fokusuar të ndodhin në Zonat e lira ekonmike të Shkupit, Shtipit, Strumicës dhe qyteteve më të vogla në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut.

Fatkeqësisht, njëra ndër zonat më të mëdha në [jesën perëndimore, ajo që gjendet në hyrje të Tetovës vazhdon të mbetet e izoluar dhe e lënë anash nga investitorët e huaj. Në qeverisjen e kaluar, kishte akuza të rënda se ish-zëvendëskryeminstri për çështje ekonmike, të gjitha investimet e huaja i kishte orientuar që të realizohen në Bunarxhik të Shkupit dhe në Shtip e Strumicë, duke lënë anash zonën e Tetovës dhe zonat tjera të lira në Kërçovë e Strugë.

Në këtë përbërje qeveritare të gjithë personat kyç që do të merren me çështje ekonomike do të jenë shqiptarë, siç është Fatmir Bytyqi, kuadër i LSDM-së i emëruar për çështje të politikës ekonomike, Kreshnik Bekteshi për ministër të ekonomisë si dhe Fatmir Besimi për ministër të financave. Me këtë treshe të funksionarëve, duhet domosdo që në start të punës së qeverisë të fillojnë realizimet kapitale edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, e cila në vitet e kaluara ishte lënë anash dhe qëllimisht ishte ngulfatur edhe nga regjimi i Gruevskit por edhe nga ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Nëse edhe në këtë mandat nuk do të ketë balanc në zhvillimin ekonomik mes shqiptarëve dhe maqedonassve, mes lindjes dhe perëndimit të vendit, pasojat në të ardhmen do të jenë shumë të rënda. Probelmi kryesor do të jetë me ikjen e popullatës shqiptare, plakja dhe rreziku për rënie të popullsisë nën 20 për qind./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...