Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Qeveria e re s’guxon të lejojë që dikush më të tallet me gjuhën shqipe!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 11 shtator – Ligji për përdorimin e gjuhëve vazhdon të mos përfillet ashtu siç duhet të jetë nga institucionet dhe ndërmarrjet publike. Edhe ata që e përdorin, e bëjnë këtë me gabime të shumta, si aspektin gjuhësor ashtu edhe përmbajtjesor. Prioritet i kësaj përbërje qeveritare do të duhet të jetë zbatimi i plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë të krijohet traditë që çdokund dhe gjithmonë të shkruhet shqip nëpër institucione.

Të shmangen gabimet me shqipen

Gabime të shumta po ndodhin në përdorimin e gjuhës shqipe, qoftë në drejtshkrim apo në formulim të fjalive. Fatkeqësisht institucione tëshumta e bëjnë përkthimin nëpërmjet internetit dhe në fund dalin qesharak. Nndërmarrj e transportit publik në Shkup, disa nga udhëzimet dygjuhëshe si dhe biletat për pasagjerët, i ka publikuar me gabime të shumta. Edhe ndërmarrja e ujit, përveç emrit të saj në dy gjuhë, të gjitha të dhënat tjera në faturat e konsumatorëve i ka vetëm se në maqedonisht.Gabimet janë regjistruar edhe në disa nga tabelat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me emrin e ri të shtetit, në të cilat vendbanimet e stacioneve policore janë me gabime në pjesën që ka të bëjë me gjuhën shqipe.

Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe përveç që t’iu ndihmojë, duhet edhe t’i ndëshkojë të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike, të cilat e keqpërdorin dhe e përdhosin gjuhën shqipe.

Probleme shfaqen edhe me përkthime të formularëve, të mbishkrimeve, vulave, memorandumeve, prandaj duhet të njëjtat t’i dërgojnë tek Agjencia e cila ka staf profesionist, që t’i kontrollojë dhe t’i përkthejë në një afat të shkurtër.

Probleme me financat

Gabimet gjuhësore janë shpeshtuar edhe në mungesë të Inspektoratit për zbatimin e gjuhës shqipe, organ ky që duhet të kontrollojë të gjitha institucionet që nuk zbatojnë Ligjin për gjuhën. Përveç drejtorit, inspektorati nuk ka ende asnjë të punësuar. Konkursi i fundit për pranimin e shtatë inspektorëve tani duhet të përfundojë pas përfundimit të zgjedhjeve, por edhe pasi ata të punëoshen kuadri duhet t’i nënshtrohet një trajnimi nëntëmujor.

Përveç me gabime gjuhësore, zbatimi i Ligjit për gjuhët po hasë në pengesë edhe për shkak të mungesës të fondeve, si në rastin e uniformave në polici, shëndetësi dhe shërbimin e zjarrfikësve.

Uniformat e punonjësve të policisë, të shëndetësisë, të zjarrfikësve në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve të Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj”, thuhet në Ligjin për gjuhët.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë zëvendësuar me ato dygjuhëshe, ndërsa në qeveri dhe kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i kuvendit, përdorin gjuhën shqipe ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë.

Ligjit për zbatimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019, por ai mund të pësojë ndryshime, bazuar në deklaratat e zyrtarëve, pasi Komisioni i Venecias, kërkoi që pjesë të ligjit duhet të rishikohet, në veçanti ato që parashikojnë zbatimin e dygjuhësisë në procedurat gjyqësore.

Qeveria s’ka më arsyetime për mos zbatimin e gjuhës shqipe

Në bazë të Ligjit për gjuhët, për çdo shkelje apo mos respektim të ligjit parashihen edhe gjoba në para, si për institucionin ashtu edhe për drejtuesin e saj.

Prandaj nuk ka më asnjë argument që do t’i shfajësonte institucionet shtetërore për mos-zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sepse të gjitha institucionet kanë detyrim të prerë ta zbatojnë këtë ligj, pavarësisht nëse i kanë harmonizuar ose jo aktet e tyre nënligjore.

Fatkeqësisht, të dhënat e fundit tregojnë se 90% e insitucioneve nuk e zbatojnë ligjin, prandaj nevojitet që insitutcionet përkatëse të merren detyrimisht me këtë ligj. Edhe pse nuk mund të ketë gjoba edhe për një vit, megjithatë çdo drejtues i institucioneve, qoftë shqiptarë apo maqedonas, duhet të përkthejë të gjithë dokumentet në gjuhën shqipe.

Respektimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm për këtë qeverisje, sepse do të vendosë një traditë të përdorimit të shqipes në çdo institucion. Edhe atje ku nuk ka pasur kurr funksionarë shqiptarë, e ku për inate të ndryshme nuk është përdorur gjuha shqipe, e njëjta tani duhet me obligim të respektohet dhe në këtë formë edhe intatet dhe rrezistenca më e vogël do të largohet.

Kapitulli i gjuhës shqipe duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë, sepse me këtë mbyllet një padrejtësi e madhe ndaj shqiptarëve ndër vite. Duhet të vendoset në kokën e çdo funksionari se pa e respektimin e gjuhës shqipe, ai nuk mund të jetë i suksesshëm dhe nuk mund të komunikojë me të gjithë qytetarët. Tek e fundit, do ta shkel ligjin dhe do t’i nënçmojë shqiptarët.

Prandaj, qeveria e re duhet të sigurojë para dhe njerëz që mos të lejojë më asnjë vrimë në mos zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe, sepse çdo neglizhencë e tanishme mund t’iu kushtojë  shumë shqiptarëve në të ardhmen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...