Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Qeveria të ndërtojë rrugët për Kosovë e Shqipëri, qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës!


Editorial nga Agjencia e lajmeve ”Zhurnal.mk”

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Mbyllja e kufirit me Kosovën për shkak të COVID 19 ka detyruar qytetarët e Maqedonisë së veriut që këtë verë për pushime drejt Shqipërisë të udhëtojnë nëprmjet pikës kufitare Qafë Thanë, në Strugë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kthejnë revoltën, e cila ka të bëjë me mosndërtimin dhe mosinvestimin në rrugën Shkup-Ohër-Qafë Thanë. Nëse deri në bregdetin shqiptarë nga Kosova mund të arrihej për 5 orë, nga Qafa e Thanës nevojiten rreth 8 orë, për kilometra thuajse të njëjta të rrugës. Ky mundim dhe manipulim që bëhet me investimet në këtë rrugë, ka shkaktuar indinjatë dhe regamime të ashpërta te shumë qytetarë, të cilët qeveria e re duhet t’i merrë parasysh menjëherë.

Autostrada Kërçovë – Ohër ende larg përfundimit

Ritmi i ngadaltë i punës ndërtimore në autostradën nga Ohri në Kërçovë hedh dyshime në opinion se kjo rrugë mund të jetë gati deri në vitin 2021. Me gjithë premtimet e përsëritura të autoriteteve për të intensifikuar aktivitetet për ndërtimin e kësaj autostrade, situata në terren ka qenë pothuajse e njëjtë me muaj.

Qytetarët në jugperëndim të shtetit nuk besojnë se kjo rrugë do të jetë gati deri në vitin 2021, sepse ndërtimet bashkë me problemet financiare dhe skandalet që e kanë ndjekur këtë rrugë, po zhvillohen tepër ngadalë.
Qytetarët ankohen se komunikacioni është vështirësuar, ndërsa ka edhe shumë aksidente që kanë ndodhur deri më tani.

Edhe pse kishte njoftime se do të hapet një pjesë e rrugës, kjo sërish nuk ka ndodhur ndërsa ishi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski ka deklaruar se afati i përfundimit është qershori i vitit 2021.

Strugë – Qafë Thanë, në gjendje të mjerueshme

Rruga Strugë – Qafë Thanë vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme dhe e rrezikshme për ata që udhëtojnë. Nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve disa herë kanë pohuar se merren me punët përgatitore, por pa afat konkret se kur rruga do të ndërtohet.

Në muajin mars, kur banorët e kësaj zone njoftuan se do të protestojnë ose do të bllokojnë rrugën, nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore pohuan se për 20 ditë do të shpallet tenderi, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj, ende nuk ka një lëvizje për të mbushur gropat e shumta të kësaj rruge.

Rruga Strugë-Qafëthanë me dekada është e shkatërruar, ndërsa autoritetet vazhdimisht premtojnë rehabilitimin e sajë, pa lëvizur asnjë “gurë” në këtë drejtim.

Shkup – Bllacë, ende pa filluar punimet

Edhe pse Marrëveshja për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë, që e lidh Maqedonisë e Veriut me Republikën e Kosovës ishte nënshkruar në janar të këtij viti dhe ishte premtuar se punimet do të fillojën në pranverë, edhe pse kanë kaluar tetë muaj të plotë, punimet në këtë rrugë nuk kanë filluar aspak. Problem duket të jetë shpronësimi i tokave, e cila nuk është zgjidhur ende, pasi së pari duhet të bëhet shpronësimi i 68 parcelave të banorëve të fshatit Bllacë.

Ndonëse u premtua për më shumë se një dekadë, ndërtimi i plotë i Autostradës Bllacë-Shkup do të zgjasë së paku deri në fund të vitit 2023. Në janar, ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” firmosi projektin për dy kilometrat e para me kompaninë ndërtuese “Granit”, pjesë e cila do të kushtojë 12,2 milion euro nga buxheti i shtetit. Kjo punë pritet të zgjasë plotë 18 muaj, që të fillojë nga vendkalimi kufitar i Bllacës deri në mbikalimin e parë të Bllacës.

Autostrada do të jetë e gjerë 27,5 metra, me dy trase me nga tri korsi prej 3,5 metra, e cila do të përshkoj një vijë tjetër nga rruga aktuale. Për segmentin e dytë të autostradës, Fondi Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor ka dhënë një grant prej 26,7 milion euro, kurse pjesa tjetër mbi 70 milion euro do të merret kredi prej Bankës Evropiane për Zhvillim-BERZH. Pjesa e mbetur prej 10,5 km është në fazën projektuese dhe autoritetet thanë se tenderi pritet të hapet në fillim vitin e ardhshëm, segment i cili do të zgjasë edhe 36 muaj të tjerë.

Autostrada e plotë prej 12,5 km do të ketë katër tunele dhe tetë ura, dy lidhje, njëra në fshatin Bllacë dhe tjetra në Stenkovec.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, autoritetet thanë se prerja e shiritit do të bëhet pas 2023-ës, dhe udhëtimi prej Shkupit deri në Prishtinë do të zgjasë 45 minuta. Ndërkaq Kosova, nga pjesa tjetër e kufirit deri në Prishtinë për më pak se pesë vjet përfundoi ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 55 kilometra, e cila kushtoi 600 milionë euro.

Qeveria deri në verën e ardhshme t’i rregullojë rrugët

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet që urgejtnisht të fillojë të ndërtojë dy segmentet rrugore, atë që e lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe me Shqipërinë. Dy arteriet janë të rëndësishme për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, nga të dy anët e kufirit. Përveç kësaj, situata me COVID 19 dëshmoi se edhe nëse qytetarët duan të udhëtojnë për turizëm vendor, duke shkuar për pushime në Ohër ose në Strugë, nuk kanë vullnet për të udhëtuar për shkak të rrugës së keqe dhe të lodhshme. Ndërtimi i rrugëve në Kosovë dhe në Shqipëri, krijon nervozizëm dhe zhgënjim te qytetarët e Maqedsonisë së Veriut se sa prapa ka mbetur ky shtet në ndërtimin e infrastrukturës. Në pjesën veriperëndimore të rrugëve të Maqedonisë së Veriut, nuk ka lëvizur asgjë që nga koha e Jugosllavisë, ndërsa e gjithë bota ka ecur me ritme të shpejta në këtë drejtim.

Rrugët janë damarët e një shteti dhe përveç qarkullimit të lirë të njerëzve, ata janë arteriet për zhvillim ekonomik. Nëse do të kishet rrugë më të mira drejt Shqipërisë, porti i Durrësit do të ishte alternativa e dytë më e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, pas portit të Selanikut dhe varshmëria nga Greqia nuk do të ishte kaq e madhe.

Gjithashtu, me Kosovën kemi suficitin më të madh tregtar se me çdo tjetër shtet të rajonit, e mos të ketë pas 30 viteve demokraci, autostradë që do t’i lidhë dy vendet është turp i këtij shteti.

Prandaj, fokusi kryesor i qeverisë së ardhshme është që rrugët të bëhen sa më shpejtë dhe Maqedonia e Veriut t’i ngjajë një shteti evropian bashkëkohor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...