Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Qeveria “Zaev-2” sërish s’ka punësime e as avancime për shqiptarët nga partia BDI në pushtet

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 19 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fillim ishte të formimit të saj një ndër planet kryesore me të cilën mburrej ishte se do të rritë numrin e personave të punësuar. Fatkeqësisht numri i të papunëve është rritur, ndërsa prmetimet për avansime të të punësurave dhe rregullimin e statusit të personave që janë të punëusar por ende nuk punojnë ka mbetur askund.

BDI premtoi vende punë dhe paga më të mirë

Vende pune për të gjithë, paga më të mira dhe standarde më të larta jetese ishin qëllimet e BDI-së në planin për zhvillim ekonomik. BDI në fushatë pat deklaruar se ajo për të cilën ata me të vërtetë punojnë, është që qytetarët tanë të përfitojnë nga ky sukses ekonomik, se më shumë njerëz të punësohen, të marrin paga më të mira dhe të kanë standard jetese më të lartë. BDI kishte premtuar se  do të punojë për përmirësuar kushtet në drejtim të investimeve të huaja dhe vendase.

Rritja e punësimit, paga më të larta, standard më i mira i jetës këto janë më shumë sesa pretendime politike, nuk është e mjaftueshme të përdoren vetëm si parulla. Zhvillimi ekonomik kërkon koncepte, strategji dhe besueshmëri të qartë. Në vitet e kaluara që konceptet tona japin rezultate dhe janë të suksesshme këto janë fakte të pamohueshme.

BDI duhet të vijojë të punojë shumë, duhet të sigurojë stabilitet politik dhe koncepte të qarta për të garantuar suksesin ekonomik. BDI  premtoi se do të ofrojë vende punë për të gjithë, paga më të larta dhe standarde më të mira jetese. Fokusi i tyre ishte të krijojnë një ekonomi të suksesshme, nga e cila përfitojnë qytetarët.

S’ka sistematizim të administratorëve

Sa nga  1500 administratorët shtetëror të pranuar gjatë tre vitet e fundit, qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe presin sistemimin në vendet e tyre të punës, dhe sa prej tyre kanë pasur fat dhe janë vendosur në vende pune, askush nuk ka një përgjigje të saktë.

Për të plotësuar 25 përqindëshin në administratën shtetërore, obligim që buron nga Marrëveshja e  u organizuan shumë konkurse ku u pranuan shumë të rinj shqiptarë. Të gjithë ata posedojnë vendime për punë dhe rrogat për çdo muaj mbërrijnë në kontot e tyre.

Mirëpo problemi që lindi, ishte se ku të dërgohen ata, apo ku të sistematizohen. Se sa është numri i atyre që presin për tu sistematizuar, apo edhe i atyre që tani më janë sistematizuar, një e dhënë e tillë nuk është publikuar asnjëherë nga ndonjë institucion shtetëror.

Përkundër premtimeve për sistematizim të shpejtë të administratorëve që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, sistematizimi ende nuk është bërë. Sistematizimin e rreth një mijë administratorëve e premtoi edhe zëvendës-kryeministri Artan Grubi, por kjo aspak të ndodhë. Asnjë nga 958 administratorët nuk kanë filluar me punë. Nga neglizhenca e deritanishme mbi 100 administratorë nga 958 administratorë shtetërorë, kanë hequr dorë nga puna të cilën asnjëherë nuk e punuan. Institucionet nuk kanë një numër të saktë se sa prej 650 administratorëve tjerë në Maqedoninë e Veriut janë të aftë dhe të gatshëm për punë.

Rritet numri i të papunëve

Sipas statistikave të Maqedonisë së Veriut në tre mujorin e tretë të vitit 2020 numri i të papunëve është 164.702 persona dhe krahasuar me tremujorin e dytë, kur ishte 159.623  kemi rritje prej mbi 5 mijë persona. Fatkeqësia më e madhe është se mbi 32 mijë persona të papunë janë me fakultet të mbaruar, ndërsa ata që kanë mbaruar vetëm shkollën e mesme katër vjeçare dhe janë të papunë janë gjithsej 72 mijë persona. Këta të dhëna janë shokuese dhe tregojnë se sa probleme ka qeveria, e cila kurrsesi nuk po gjen arsyen dhe modelin që të gjejë zgjidhje për papunësinë e lartë. 

Zinxhirin për punësime e kanë shqiptarët, sërish s’ka avancime

Para formimit të kësaj qeverie, çdoherë kur duhej të kishte avancime ose punësime të reja të shqiptarëve për të përmbushur nevojën kushtetuese që të ketë minimum 25 % të të punësuarve shqiptarë në rrafshin horizontal, por edhe në ngritjen vertikale në hierarki, arsyet ishin se këtë proces e pengon ministria e financave, ose ministria e shoqërisë administrative. Tani i gjithë zinxhiri për punësime dhe avancime është në duart e shqiptarëve. Ministër i financave është shqiptar, Fatmir Besimi, Ministër i administratës është shqiptar, Jeton Shaqiri, si dhe Zv. Kryeministër dhe ministër i sistemit politik është Artan Grubi. Ky tresh i funksionarëve të BDI-së e kanë çelësin e punësimeve të reja dhe avancimeve të reja. Në çdo institucion, për 100 ditët e para të qeverisë duhej veç se më të kishte avancime dhe punësime të reja, sepse në këtë formë plotësohet nevoja kushtetuese.  Prandaj, nevojitet shumë shpejt të ndërmerret diçka, ose të kërkohet përgjegjësi dhe llogari përse nuk ecin punët përpara ashtu siç duhej të ishin!

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...