Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Qytetarët punojnë për një kore buke – Qeveria të synojë investimet e huaja!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 31 dhjetor – Shkalla e varfërisë në Maqedoninë e Veriut është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, rreth 455 mijë persona jetojnë nën pragun e varfërisë dhe shumica e tyre janë familje me tre ose më shumë fëmijë. Nga ana tjetër, të dhënat e fundit tregojnë gjithashtu se ushqimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është tre herë më i shtrenjtë se sa për një shtetas të BE-së, sepse 42% e të ardhurave të tyre shkojnë vetëm për ushqime. Këto të dhëna shokuese tregojnë se qytetarët vazhdojnë të punojnë vetëm për një kore buke!

Numri i të varfërve rritet çdo ditë

Gjendja e tanishme epidemiologjike si dhe treguesit ekonomikë tregojnë se numri i të varfërve pritet të rritet, bazuar në hulumtimet e institucioneve përkatëse. Qytetarët e varfër marrin nga 40 euro ndihmë sociale, por kjo është e pamjaftueshme për të mbijetuar një familje.

Gjatë pandemisë ka njerëz që kaluan nën pragun e varfërisë sepse nuk ishin të informuar ose nuk i kuptonin dekretet e qeverisë për ndihmë në përballje me krizën ekonomike. Si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia, varfëria rritet për 24 për qind.

Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona.

42% e buxhetit familjar harxhohet për ushqim

Ushqimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është tre herë më i shtrenjtë, krahasuar me evropianët. Nëse në BE produktet ushqimore marrin pjesë me 13% në kostot totale, sipas shportës së sindikatës në Maqedoninë e Veriut, ushqimi zë pjesën më të madhe edhe atë 42%.

Statistikat evropiane tregojnë se brenda Bashkimit Evropian, ushqimet dhe pijet zënë pjesën më të madhe në Rumani, 25% të shpenzimeve totale të familjeve, ndërsa më pak në Irlandë, Luksemburg dhe Austri, ku kostoja është më pak se 10%.

Nëse për qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në 81% të shpenzimeve janë për ushqim, strehim dhe transport, për evropianët kjo është vetëm gjysma e shpenzimeve të tyre totale.

Statistikat shtetërore tregojnë se paga mesatare në vend është 27,900 denarë, ndërsa sipas shportës së konsumatorit, një familje me katër persona ka nevojë për të paktën 33,742 denarë për të përmbushur nevojat themelore në muaj, nga të cilat madje 42%, ose 14,150 denarë janë shpenzuar vetëm për ushqim dhe pije.

Këto të dhëna tregojnë se një familje me katër anëtarë nuk mund të jetojë me një pagë mesatare. Fatkeqësisht, shumica e familjeve shqiptare kanë një të punëusar, ose asnjë. Edhe ata që punojnë kanë paga minimale, ose punojnë punë të ndryshme krahu, që paguhen shumë pakë.

Qytetarë e kanë të pamundur që me një pagë minimale që ata marrin t’i përmbushin nevojat elementare për jetesë.  Në mungesë të punës dhe kushteve elementare për ekzistencë të rinjtë në forma të ndryshme po mundohen të braktisin vendin për të kërkuar perspektivë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kriza do të vazhdojë edhe në vitin 2021, qeveria të hapë sytë tek investimet e huaja

Nëse viti 2020 ishte një vit i krizës së paparë për pothuajse të gjitha bazat, 2021 është po aq i pasigurt sa çdo vit më parë. Pasojat janë të thella për të gjithë: për qytetarët, për biznesmenët, për shtetin. Sa thellë, tregon recesionin e pritur, por akoma dëshpërues, numri i madh i vendeve të punës të humbura – mbi 50 mijë – nga të cilat një e treta direkt si rezultat i krizës.

Statistikat janë të pamëshirshme dhe numrat janë marramendëse pavarësisht masave anti-krizë prej mbi 300 milion euro, ose ndihmës totale për të gjitha bazat prej mbi një miliard euro.

Disa biznesmenë nuk kanë dyshime se kriza do të vazhdojë edhe në vitin 2021. Shpresat janë të lidhura me vaksinën e shpejtë kundër Covid-19, e cila duhet të mundësojë një kthim më të shpejtë në gjendje normale. Sidoqoftë, pa masa të intensifikuara dhe zgjidhjen e problemeve sistemike, nuk ka asnjë optimizëm që ekonomia së shpejti do të kthehet në këmbë.

Ndihma dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të mbetet një përparësi. Ndoshta ndihma më e madhe do të jetë për sektorin e hotelierisë, e cila është periudha më e përshtatshme. Ndihma për punëtorët duhet paguhen drejtpërdrejt në faturat e punëtorëve, sepse këtu shohim që edhe këtë herë kemi abuzime nga disa pronarë.

Në përgjithësi, të dhënat tregtare janë negative. Që nga tetori, eksportet ranë me aq sa 12.8%, ndërsa importet u ulën me 11.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bilanci i keq është kryesisht rezultat i gjendjes së dobët të kompanive vendase të eksportit, por edhe i kufizimeve në Gjermani, e cila konsiderohet partneri kryesor tregtar i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Kriza preku gjithashtu pjesën e investimeve të huaja, të cilat në nëntë muaj kapin mezi 119 milion euro. Në të njëjtën kohë, u regjistrua dalja e kapitalit prej 5.4 milion euro, vetëm në tremujorin e tretë. Në muajt e fundit, qeveria ndërpreu kontratat me 4 investitorë të huaj të cilët nuk filluan aktivitetet e ndërtimit në kohë. Lajmi i mirë, megjithatë, është se askush nga investitorët ekzistues nuk është larguar nga vendi, por, përkundrazi, disa prej tyre po punojnë tashmë në zgjerimin e investimeve.

Një nga strategjitë kryesore për ndryshime pozitive në këtë fushë do të jetë tërheqja e investitorëve cilësorë të cilët do të krijojnë vlerë të shtuar, por gjithashtu do të ndajnë paga më të larta.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...