Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Qyteti i Shkupit po bën shumë pak për kulturën shqiptare!


Editoril nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit në përgjithësi po bën shumë pak për të promovuar dhe përkrahur kulturën shqiptare. Të gjitha projektet, edhe ashtu të pakta, me të cilat shënohet kultura shqiptare, nuk gjejnë aspak mbështetjen e Qytetit të Shkupit, i cili kryesisht përqendrohet në aktivitete të ndryshme të kulturës maqedonase.

Kulturë në kohë COVID 19

Qyteti i Shkupit ka prezantuar masat përmes së cilave do tu dal në ndihmë kërkesave të skenës së kulturës së pavarur që t’ju mundësoj siguri sociale dhe mundësi për krijime kulturore artistëve pa ekzistencë të përhershme dhe të cilët me gjendjen e jashtëzakonshme kanë humbur të gjitha angazhimet e tyre.

Me “Kulturë në kohë Korone”, parashikohet që të riorientohen mjetet buxhetore, anulim i investimeve kapitale që nuk janë me prioritet në kulturë, garantimi i një honorari minimal për të gjithë artistët e angazhuar në kohë krize, si dhe adoptimi i të gjitha programeve kulturore të të gjitha institucioneve të Qytetit me kushtet e reja për punë. Programet kulturore të institucioneve do të emetohen online.

Nëpër aktivitete të ndryshme numri i publikut do të jetë i kufizuar dhe respektimi i masave të rekomanduara do të jetë i detyrueshëm: mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, matja e temperaturës së trupit, ruajtja e distancës së përcaktuar fizike midis vizitorëve në auditor dhe dezinfektim.

Shkupi nuk po financon projekte te shqiptarët

Në Shkup edhe pse në kohë të pandemisë janë organizuar aktivitete të shumta kulturore, por çdoherë duke pasur kujdes për mbrojtjen e masave. Nga 19 deri më 22 gusht në Shkup ishte organizuar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Artit të Dritës “Skopje Light Art District 2020”. Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, katër mbrëmje, 18 lokacione, 25 artistë dhe interpretues me ekspozitat, shfaqjet dhe hartat 3D do të ndriçojnë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe do ta pikturojnë atë në të gjitha ngjyrat, duke filluar nga simboli i Shkupit, Ura e Gurit.

Festivali zhvillohet në një rrugë të paracaktuar dhe u ofron vizitorëve instalime të shumta të dritave që ndriçojnë ndërtesat në qendër të qytetit. Festivali Ndërkombëtar i Artit të Dritës organizohet nga Salla Universale dhe Qyteti i Shkupit, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Institutit Francez në Shkup.

Në fillim të korrikut, me koncertin “Shkupi në tri ngjyra” në Suli Han u hap festivali i 41 “Vera e Shkupit, i cili tradicionalisht fillon më 21 qershor. Për shkak të pandemisë, Drejtoria e Kulturës dhe Arteve e Shkupit (DKASH) e organizoi manifestimin veror të kryeqytetit në përputhje me protokollet për organizimin e ngjarjeve publike të miratuara nga Qeveria.

Vazhdimisht po ulet buxheti për projektet në gjuhën shqipe

Qendra Kulturore Informative – Shkup funksionon që nga viti 1967 dhe që atëherë e deri më sot afirmon me sukses kulturën e Maqedonisë me ndihmën e të gjitha stileve të artit, brenda dhe jashtë vendit. Qendra Kulturore Informative – Shkup ushtron aktivitetin e vet në sallonet e ekspozitave 1 dhe 2, në Sallonin 19:19 dhe në njësinë e dizajnit dhe ambientit para qendrës KULL-PARK.

Gjatë një viti realizohen mbi 200 manifestime (linqe dhe lloje të tjera ekspozitash, koncerte me muzikë serioze, promocione librash, shfaqje teatri dhe ngjarje të tjera kulturore).

Në kuadër të spektakleve multimediale, organizohen projektet “Tingujt e Çarshisë”, “Të gjithë së bashku, për të gjithë më mirë”, “Dita e pianos” – festimi i Ditës Botërore të pianos, Mbrëmje Letrare “Shkupi Lexon”, projekti “VIJMË….”, “Gjimnaziada” etj.

Për të gjitha këto projekte të bujshme Qyteti i Shkupit dhe qeveria e re, duhet të rrisin fondet për të përkrahur kulturën në kryeqytet. Aktivitetet e shumta që i organizon QKI duhet të kenë mbështetjen maksimale të qytetit të Shkupit dhe jo të ndodhë e kundërta.

Vazhdimisht kur nevojitet të organizohet një projekt, Qyteti i Shkupit bëhet i shurdhër dhe nuk dëshiron të dëgjojë për projektet në të cilat marrin pjesë artistë shqiptarë ose projekte ku promovohet arti dhe kultura shqiptare.
Shpeshherë nevojitet që të kërkohet ndihmë nga Komuna e Çairit dhe nga firma private për të përkrahur projektet shqiptare. Komuna e Çairit, nuk ka hezituar asnjëherë deri më tani për të ndihmuar mbështetjen për projektet shqiptare, por kjo barrë duhet t’i kalojë edhe Qytetit të Shkupit, i cili e mbush buxhetin e vet edhe me të ardhura të shqiptarëve.

Ngjashëm si çdo aktivitet që dedikohet për publikun maqedonas, ashtu duhet të përkrahen edhe aktivitetet te shqiptarët, që fatkeqësisht janë shumë të paktë.

Diskriminimi nuk guxon të ndodhë në kulturë, sepse aty pasqyrohet më së miri bashkëjetesa dhe qytetaria e një shteti!///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...