Shkup, 28 korrik – Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende probleme me korrupsionin, i cili është një pengesë përinvestimet e huaja direkte, sipas raportit të Klimës sëInvestimeve të publikuar nga Departamenti i Shtetit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi zbaton ligjet, por ka raportetë shumta për zyrtarë të korruptuar, analizojnë nga atje “Ndërsa klima e investimeve në Maqedoninë e Veriut ështëpërgjithësisht tërheqëse dhe korniza ligjore është kryesisht nëpërputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni është njësfidë e madhe në këtë vend”, thuhet në raportin e Departamentittë Shtetit.
“Kompanitë e mëdha të huaja që operojnë në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi raportojnë përvoja pozitive të investimevedhe kanë marrëdhënie të mira me shtetin. Megjithatë, klima e përgjithshme komplekse e vendit dhe ndryshimet e shpeshtarregullatore dhe legjislative, së bashku me interpretiminjokonsistent të rregullave, krijojnë një mjedis tëpaparashikueshëm biznesi të prirur ndaj korrupsionit,” thuhet nëraportin e Departamentit të Shtetit.
Më së mbari po u ec puna të mbrapshtëve Nga ky raport i Departamentit të Shtetit,, mund të konstatohet se “një dash i zi” ende po u ec para politikanëve të korruptuar nëMaqedoninë e Veriut. “Dashi zi” është shprehje që simbolizon kur dikujt i ecin punët me këmbë të mbarë. Është një shprehje me kuptim simbolik fisnik, që ndoshta nuk duhet përdorur do ku do, e më së paku aty ku shkruhet për krim e korrupsion, prandaj e kemio vendosurnë thojza, sa për të ilustruar më fuqishëm atë që duam tatheksojmë kundër kësaj dukurie, shkruan Zhurnal.
Kurse ngaraporti i DASH-it, vërehet se në vendin tonë më së mbari akomaështë duke u ecur të mbrapshtëve, sado disa përmirësimeve qëvërehen. Më së mbari është duke u ecur të korruptuarëve e tëkriminalizuarëve. Në një ambient të tillë dihet se më së keqikalojnë qytetarët e ndershëm. Në ambient të tillë shoqërtor e shtetëror shumë pak vend ka për intelektualët e mirëfilltë, politikanët e mirfilltë, punëtorët e mirëfilltë, por edhe përgazetarët e mirëfilltë … Për shembull, sipas Departamentit të Shtetit, qeveria nëpërgjithësi zbaton ligjin, por ka raporte të shumta që disa zyrtarëmbeten të korruptuar.
“Janë bërë përpjekje edhe për tërheqjen e investimeve të reja nëkushte të zbutjes së efekteve të krizës energjetike dhe inflacionit.Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit ka hapur disa hetimetë lidhura me korrupsionin, duke përfshirë disa që përfshijnëzyrtarë të lartë, dhe Zëvendëskryeministri për Qeverisjen e Mirëështë fokusuar në ndryshimet strukturore dhe procedurale për tëreduktuar mundësitë për korrupsion”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit. Situata në rajon, si në vendin tonë Sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sipasraportit, vitet e fundit, klima e investimeve në Serbi ështëpërmirësuar “modestisht”, edhe pse, siç thuhet, ndikimi i madhpolitik në ekonomi është shqetësues, shkruan Zhurnal.
Korrupsioni në Mal të Zi është më i përhapur në sektorin e prokurimeve publike, ndërsa strukturat komplekseinstitucionale, politike dhe territoriale të Bosnjë dheHercegovinës (BeH) ndërlikojnë klimën ekonomike të venditdhe pengojnë investitorët e huaj. Ndikimi politik dhe sundimi i dobët i ligjit, në anën tjetër, janëpengesë për investimet e huaja direkte në Kosovë. Kjo tregon se situata në rajon, poshtë-lart është sin ë vendin tonë. Me sigurikëtë “satisfkasion” do t’ua ofrojnë politikanët e korruptuar dhepërkrahësit e tyre, kur të flitni në këtë temë.
“Krejt Ballkani është kështu, ndryshue nuk bëhet”, do të ju thonë, ose: “Mjaft kanë vjedhur të tjerët, të vjedhim pak edhe ne, biles më pak jemiduke vjedhur. Mirëpo ku ka korrupsion, deri në atë nivel që të notohet edhenga raportet prestigjioze ndërkombëtare, në masë të madhepëson ekonomia. Një politikan ose funksionar i korruptuar, vendit tonë i kushton deri 1 milionë euro investime të humburanë nivel vjetor, varësisht prej pozitës që ai mban, shkruanZhurnal.
Shumëzojeni pastaj këtë shumë me 500 apo 1.000, apo sapolitianë dhe funksionarë të korruptuar kemi, dhe do ta fitonishumën e investimeve që humbim. Kjo është mënyrë më e lehtëpër Llogariteni pastaj se sat ë rinj tanë janë të detyruar të marinrrugën e gurbetit, për të gjetur perspektivën, që në vendlindje uavjedhin politikanët e korruptuar. Politikanë para të cilëve ne herëheshtim, herë mbyllim sytë, po jo rrallëherë edhe u duatrokasime i votojmë. Duhet të ndryshojmë sa më shpejt, sepse është nëpikëpyetje ardhmëria e gjeneratave. Është fakt se edhe në rajonështë sin ë vendin tonë, por ne nuk mund ta luftojmëkorrupsionin në rajon. Por kjo nuk është arsyetim, e as satisfaksion, sepse ne duhet me të gjitha mjetet ta luftojmë këtëdukuri në vendin tonë! /Zhurnal