Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Rasti “Alfa” / Grubi të “rrahë tavolinën” për të zgjidhur rastin !

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 24 prill, zhurnal.mk – Kujtojmë se, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski.

Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajësia e tyre.

Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve.

Familjarët e të dënuarve madje shpresat e tyre i patën mbështetur pikërisht tek Prokuroria Speciale Publike për rihapje të rastit, pasi ata besonin se mund të gjenin biseda të përgjuara që do ta zbardhnin të vërtetën, po tani shpresa e vetme e familjarëve që partia shqiptare në pushtet të veproj për zbardhjen e rastit, sipas tyre të montuar.

Grubi (s)ka aftësinë, kapacitetin dhe guximin e mjaftueshëm që të zgjidhë rastin!

Përgjegjësia kryesore për të zbardhur të vërtetën dhe për t’iu dalë në ndihmë këtyre shqiptarëve tani bie mbi Artan Grubin, ministër për sistem politik dhe njëherësh zëvendëskryeministër.

Figura e tij u kundërshtua shumë ashpër nga bashkëpartiakët e tij pikërisht për dyshimet se ai nuk ka kapacitet që të jetë gardiani i të drejtave të shqiptarëve.

Përveç shumë sfidave të radhës, Grubi duhet t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që po sorollaten burgjeve për vite të tëra dhe kurrsesi nuk po del në shesh pafajësia e tyre.

Grubi duhet menjëherë të përveshë krahët dhe të interesohet për fatin e këtyre rasteve të montuara dhe shumë rasteve të tjera, me të cilët shqiptarët padrejtësisht po vuajnë nëpër burgje.

Përgjegjësia e tij duhet të jetë drejt themelimit të task forcave të posaçme dhe angazhim të strukturave juridike dhe të gjithë faktorëve tjerë, që të angazhohen maksimalisht me të vetmin qëllim zgjidhjen e problematikave.

Grubi edhe në rrafshin politik duhet të “rrahë tavolinën” që mos të lejojë këto raste të zbehen deri sa të gjenden fajtorët e vërtetë dhe të njejtët të përfundojnë në burg. Prandaj, me të drejtë shtrohet dilema nëse Grubi ka aftësinë, kapacitetin dhe guximin e mjaftueshëm që të zgjidhë këto probleme që janë bërë “halë në sy” për shqiptarët. Është lehtë të vraposh pas posteve, por e vështirë që t’i dalësh zot atij posti.

Premtime për zgjidhjen e rastit ALFA, pati edhe nga ana e LSDM-së

Familjes Qerimi tashmë disa vite partitë politike i premtojnë zbardhjen e rastit “Alfa” dhe lirimin e Rexhail Qerimit. Madje në zgjedhje e fundit parlamentare LSDM-ja hapi shtabin e parë zgjedhorë në fshatin Opajë ku prezent ishte edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kishte premtuar zbardhjen e rastit “Alfa” bashkë me rastet tjera të montuara me motive politike.

Përse nuk i bëhet ekspertizë pamjes nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit?

10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajsia e tyre. Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve. Nga Instituti i ekspertizës ligjore kishin deklaruar se nuk kanë aparaturë me të cilën do të qartësohej video inçizimi, por nuk i kanë rekomanduar Gjykatës që për të njëjtën të bëjë ekspertizë jashtë vendit, në një vend tjetër ku mundësitë për qartësimin e videos ekzistojnë.

Për këtë Agjencia e lajmeve Zhurnal më 17 shkurt të vitit 2021 nga burime mirë të informuara shkroi se Qeveria gjegjësisht ministria e Drejtësisë është e gatshme që të mbështes edhe financiarisht ekspertizën e këtij video inçizimi me qëllim që e vërteta për rasti “Alfa” të dalë në shesh. Siç shkroi Zhurnal së shpejti në një vend anëtarë të BE-së do të dërgohet për ekspertizë video-dëshmia me të cilën u dënuan me burg të përjetshëm disa shqiptar. Burimi ynë tha se ky incizim nuk është dërguar deri tash për ekspertizë jashtë vendit për shkak të mosrekomandimit të Institutit për ekspertizë ligjor, i cili ka konstatuar se nuk mund ta zbardh video inicizimin por nuk ka rekomanduar që i njëjti të dërgohet për ekspertizë jashtë vendit.

“Rasti tani është në Gjykatën e Apelit. Ne jemi të gatshëm që nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë ta mbështesim financiarisht zbardhjen e kësaj video-dëshmie. Deri më tani Instituti i ekspertizës ka konstatuar se incizimi nuk mund të zbardhet, por nuk ka rekomanduar një institucion të tretë për ta bërë atë, pasi që ajo nuk mund ta bënë. Jemi të interesuar që këto raste të zbardhen me qëllim që mos vazhdojnë të vuajnë dënimin njerëz të pafajshëm. Por, përsëri fjalën e fundit e ka gjyqësi”, tha burimi i lartë qeveritar për Zhurnal.

Rasti ndodhi më 26 Nentor të vitit 2008, opinioni i Maqedonisë së Veriut u trondit nga një vrasje në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup. Me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilën kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Policia shpejtoi të arrestojë dhjetërra burra shqiptar si të dyshuar, por pas filtrimit, mbetën vetëm 4 për të cilët policia kishte emra dhe mbiemra, ndërsa dy të tjerë llogariteshin si të panjohur. I akuzuari i parë ishte Rexhail Qerimi, të cilin policia e akuzonte si të parin që ka shtënë me armë. I akuzuari i dytë ishte Agim Islami.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...