Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Regjistrimi i popullsisë të ndodh vitin e ardhshëm nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve!

Zhurnal Ads

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Regjistrimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut është bërë problem kryesor që po e përcjell çdo qeveri në 20 vitet e fundit. Përpjekjet për të pasur regjistrim, ku do të dihet sa është numri i popullatës, sidomos i bashkësive etnike, nuk po realizohet për shkak të presionit politik që ndodh vazhdimisht në të dy kampet, shqiptare e maqedone. Procesi edhe pse duket i thjeshtë, për këdo që nuk është i involvuar në këtë problematikë, në Maqedoninë e Veriut është tepër i komplikuar sepse vetë Kushtetuta ka definicione të përqindjes, qoftë në përdorimin e gjuhës por edhe në përdorimin e të drejtave të bashkësive etnike. Qeveria aktuale, do të duhet të marr guximin dhe të përfundojë këtë proces, ashtu siç është më së miri.

Vitin e ardhshëm të ndodhë regjistrimi

Qeveria e re eudhëhequr nga Zaev, që ka në koalicion partitë shqiptare VDI, BESA dhe PDSH, do të duhet të marrë guximin që të tjerët më parë nuk e kishin pasur, e në këtë mënyrë të përgatisë terrenin për regjistrim të popullatës. Shumica parlamentare ka kërkuar nga opozita që të mos rreshtohet me VMRO-DPMNE-në në këtë drejtim, në veçanti në miratimin e Ligjit për Regjistrim dhe të mundësojnë që në vitin e ardhshëm në prill të fillojmë procesin e regjistrimit të popullsisë, për arsye se i fundit ka ndodhur në vitin 2002, pa janë gjithsej jemi 18 vite pa regjistrim të popullsisë.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet ligji për regjistrim, i cili ka pësuar disa ndryshime në krahasim me zgjidhjen projektiligj paraprak, i cili ishte në procedurë kuvendore përpara zgjedhjeve edhe atë në pjesën e dispozitës për hyrje në fuqi, që regjistrimi të mund të mbahet në prill të vitit 2021, përpara zgjedhjeve lokale.

Tani nuk ka kohë për pritje aq kohë pasi që përafërsisht për një vit do të ketë zgjedhje lokale. Vendosmëria e Qeverisë dhe Entit Shtetëror të Statistikave është që të zbatohet kjo procedurë.

Regjistrimi është i nevojshme për zbatim të politikave, sepse duht të dihet se sa njerëz ka aktualisht në vendin tonë, çfarë niveli të arsimimit kanë, sa janë me status të punësuar apo të papunësuar dhe të dhëna të ndryshme demografike që do të ndihmojnë për t’i zhvilluar politikat dhe për t’i zbatuar ato.

Regjistrimi i popullsisë, i cili duhej që të mbahet në prill të këtij viti, u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Edhe paralajmërimet pas anulimit ishin se do të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.
Përpara anulimit të regjistrimit, partitë parlamentare me muaj nuk mundën të arrinin marrëveshje për ligjin sipas të cilit do të zbatohet operacioni statistikor.

Regjistrimi i fundit në vend është kryer në vitin 2002, pas konfliktit ushtarak. Në vitin 2011 kishte përpjekje për t’u zbatuar regjistrimi, por u ndalua me vendim të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Për këtë rast, PSP hapi dhe lëndë, me të cilën janë përfshirë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, dhe ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Si duhet të bëhet regjistrimi!

Propozimi-ligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë ndodhet në Qeveri dhe me të parashihet përfshirja edhe e diasporës, por me një shtojcë të veçantë, ndërsa do të ketë edhe një tjetër për përkatësinë etnike të banorëve, që më parë ishte përjashtuar si mundësi për shkak të rrezikut të dështimi të regjistrimit sikur në vitin 2011.

Ishte pikërisht lënia anash e diasporës, që kryesisht është shqiptare, ajo që kishte çuar në dështimin e regjistrimit, meqë anëtarët shqiptarë në Komisionin e Regjistrimit, por edhe partitë politike, druanin se kjo do të çonte në uljen e përqindjes së shqiptarëve, të cilët me regjistrimin e vitit 2002 janë 25.17 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtat janë të lidhur pikërisht me përqindjen prej mbi 20 për qind, që është edhe pjesë e Kushtetutës.

Partitë shqiptare në Qeveri, siç bëhet e ditur jo zyrtarisht kërkojnë që regjistrimi të mos jetë e drejtë ekskluzive e kreut të Entit të Statistikës, por përgjegjësia të ndahet edhe me zëvendësin e tij, ndërsa i gjithë procesi të jetë nën kompetencën e Qeverisë. Dallime ka edhe për diasporën, e cila në bazë të propozimit, mund të vetëregjistrohet në zyra jashtë vendit.
Enti shtetëror i Statistikës shumë herë ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë gjithçka për realizimin e regjistrimit të popullsisë, për shkak të rëndësisë që ka për shumë procese tjera apo projektimin e politikave financiare, arsimore, sociale e kështu me radhë.

Dilemat kryesore te shqiptarët është në pjesën e regjistrimit të diasporës. Modeli i vetëregjistrimit është i papranueshëm pasi mund të përjetojë fatin e zgjedhjeve parlamentare, ku në diasporë interes për të votuar kishin shprehur vetëm se disa qindra mërgimtarë. Përkundër faktit se kishte me dhjetëra mijëra mërgimtarë me të drejtë vote, por vetëm disa qindra shfrytëzuan të drejtën për të votuar.

Është e domosdoshme që regjistrimi i mërgimtarëve të bëhet nga vetë personat në vendlindje, apo të bëhet nga familjarët e tyre në bazë të dokumentacionit që posedojnë. Kjo do të ishte një mënyrë më e mirë e regjistrimit, ndërsa më efektive për procesin do të ishte që të bëhet edhe zhvendosja e kohës së realizimit të këtij operacioni apo të realizohet kur mërgimtarët kthehen në vendlindje.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka nxitur debate mes dy etnive më të madha, shqiptarëve të cilët pretendojnë të jenë në numër më të lartë se 25 për qind, dhe maqedonasve, të cilët pretendojnë se numri i shqiptarëve është më i ulët se ai në regjistrimin e vitit 2002, prej 22.17 për qind.

Ndërkombëtarët ta vëzhgojnë procesin

Ligjit për regjistrimin e popullsisë, i cili tanimë ka hyrë në procedurë parlamentare, si shtyllë kryesore ka transparencën në procedurat gjatë zbatimit të regjistrimit, neutralitet dhe objektivitet në të gjitha fazat e procesit, pavarësi profesionale të organeve kompetente dhe shfrytëzim të bazave shkencore në qasjen metodologjike dhe përgatitjen e rezultateve, si dhe besueshmëri dhe mbrojtje të të dhënave individuale.

Procesi i regjistrimit nuk duhet parë si vegël politike në raport me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Regjistrimi i popullsisë është me interes jetik për politikat shtetërore. Nuk mundet që VMRO DPMNE apo Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ose cilado parti tjetër të përcaktojë afatin kohor apo standardet që atyre u konvenojnë.

Dy etnitë shtyllë të sovraniteti të shtetit, maqedonasit etnik dhe shqiptarët etnik tërë kohën pretendojnë se njëra palë është dominuese dhe tjetra pretendon se është në numër më shumë sesa që prezantohet. Regjistrimi si proces problematizohet sepse elementet statusore etnike të popullatës në Maqedoninë e Veriut janë të lidhura për përqindjen përkatësisht për prezencën e tyre numerike në shtet.

Kjo garë mes këtyre dy etniteteve shndërrohet në proces politik nga partitë politike në vend dhe sidomos nga ata në opozitë të cilët shpesh herë dinë që procesin e numërimit, përkatësisht cenzusin ta shndërrojnë në agjendë politike për ta konvertuar këtë më pas në vota në zgjedhjet e ardhshme.
Në bazë të propozimit të qeverisë, regjistrimi i popullsisë në vitin e ardhshëm do të zbatohet me të ashtuquajturën metodë e kombinuar, përdorimi i të dhënave nga baza para-regjistruese dhe grumbullimi i të dhënave në terren, respektivisht regjistrimi personal i të gjitha njësive në regjistrim.

Për procesin e regjistrimit janë paraparë të shpenzohen rreth 9 milionë euro, por me rëndësi është që ky proces të jetë i besueshëm.

Duke i pasur parasysh dallimet e pushtetit dhe opozitës lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, Maqedonia e Veriut nuk do të mund të realizojë këtë proces pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

Në një kohë relativisht të afërt vështirë se do të mund të depolitizohet ky proces dhe prandaj nuk ka shpresë se Maqedonia e Veriut ndonjëherë do të ketë cenzus për një proces të regjistrimit, i cili do të jetë i besueshëm, kredibil dhe i pranueshëm nga të gjitha palët nëse nuk kyçet faktori ndërkombëtar siç ishte rasti në të kaluarën, kur në vitin 1994 procesi i regjistrimit të popullsisë u monitorua nga misioni i OSBE-së dhe Eurostatit.
Maqedonia e Veriut ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare për të fituar shifra të besueshme kredibile të cilat do të jenë në shërbim të zhvillimit të ardhshëm dhjetëvjeçar..//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

127 raste të reja, 5 të vdekur dhe 95 të shëruar

T E

Mariçiq do ta prezentojë Qeverinë në takimet javore koordinuese në Kuvend

T E

Merkel me porosi për Zaevin dhe Borisovin! “Duhet të dakordoheni mes vete”

T E

Ganiu uron nxënësit për vitin e ri shkollorë

E.E.

Murati: Vendi i nxënësit është në shkollë

T E

Të enjten do të vendoset nëse deputetët mund të punojnë online gjatë seancave

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...