Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Sa do të rrah gjoks Grubi për të zgjidhur rastet e montuara ndaj shqiptarëve!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 1 shtator – Formimi i qeverisë së re dhe marrja e pozitave të rëndësishme nga funksionarët shqiptarë ka bërë që të kthehet shpresa nëse përfundimisht do të ketë zgjidhje për proceset e montuara ndaj shqiptarëve. Pyetja që shtrohet është se sa do të ketë kapacitet, Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Maqedonisë së veriut që t’iu dal në krah dhe të zgjidhë hallet e shqiptarëve!

“Alfa” e “Monstra” presin zgjidhje

Në muajin Shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Penale dhe ka kthyer në fillim procesin gjyqësor për rastin “Alfa” që ka të bëjë me vrasjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.

Gjykata ka pranuar ankesën për përsëritjen e procedurës të parashtruar nga Rexhail Qerimi dhe Agim Islami përmes avokates së tyre Artene Iseini dhe kjo nënkupton se lënda kthehet përsëri në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Kujtojmë se, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski.

Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajësia e tyre.

Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve.

Familjarët e të dënuarve madje shpresat e tyre i patën mbështetur pikërisht tek Prokuroria Speciale Publike për rihapje të rastit, pasi ata besonin se mund të gjenin biseda të përgjuara që do ta zbardhnin të vërtetën.

Rast i montuar konsiderohet edhe vrasja e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës në Shkup, e njohur në opinion si rasti “Monstra”. Nën akuzën se e kanë kryer vrasje të pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, gjashtë  shqiptarët  Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, ishin dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”. Por, Gjykata Supreme e Maqedonisë ka marrë vendim pas Prokuroria e Maqedonisë kishte kërkuar  rigjykim.

Vendimi i Supremes për Monstrën dëshmoi se ky rast ka qene kryekëput i montuar nga regjimi i kaluar.  Nga gjashtë muaj nga qeveria e re, gjyqi u lirua nga kthetrat e Qeverise së kaluar dhe tani po frymon lirshëm dhe po merr vendimet e duhura, sidomos vendimi i fundit për Monstrën.

Ky rast mund të mbyllet duke i futur në burg fajtorët e vërtetë, ata persona që deri tani kanë qenë te burgosur pa asnjë faj, duhet t’i padisin gjyqtarët që i kanë dënuar të njëjtit dhe këta të fundit të tregojnë pse i kanë dënuar pa faj dhe nën dirigjenca të kujt janë dënuar.

Ndryshe, rasti “Monstra” kishte ndodhur në prill të vitit 2012, në vendin e quajtur Liqeni Smillkovës afër Shkupit, ndërsa gjashtë shqiptarët e dënuar ishin arrestuar në 1 maj të vitit të njëjtë.

Sa do të rrah gjoks Grubi për të zgjidhur këto raste!

Përgjegjësia kryesore për të zbardhur të vërtetën dhe për t’iu dalë në ndihmë këtyre shqiptarëve tani bie mbi Artan Grubin, ministër për sistem politik dhe njëherësh zëvendëskryeministër. Figura e tij u kundërshtua shumë ashpër nga bashkëpartiakët e tij pikërisht për dyshimet se ai nuk ka kapacitet që të jetë gardiani i të drejtave të shqiptarëve. Përveç shumë sfidave të radhës, Grubi duhet t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që po sorollaten burgjeve për vite të tëra dhe kurrsesi nuk po del në shesh pafajësia e tyre.

Grubi duhet menjëherë të përveshë kahët dhe të interesohet për fatin e këtyre rasteve të montuara dhe shumë rasteve të tjera, me të cilët shqiptarët padrejtësisht po vuajnë nëpër burgje. Përgjegjësia e tij duhet të jetë drejt themelimit të task forcave të posaçme dhe angazhim të strukturave juridike dhe të gjithë faktorëve tjerë, që të angazhohen maksimalisht me të vetmin qëllim zgjidhjen e problematikave.

Grubi edhe në rrafshin politik duhet të “rrahë tavolinën” që mos të lejojë këto raste të zbehen deri sa të gjenden fajtorët e vërtetë dhe të njejtët të përfundojnë në burg.  Prandaj, me të drejtë shtrohet dilema nëse Grubi ka aftësinë, kapacitetin dhe guximin e mjaftueshëm që të zgjidhë këto probleme që janë bërë “halë në sy” për shqiptarët.  Është lehtë të vraposh pas posteve, por e vështirë që t’i dalish zot atij posti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...