Editorial: Shekulli 21 ndërsa ujësjellësi e kanalizimi janë fjala kryesore gjatë fushatës zgjedhore

Shkup, 11 tetor – Fushata zgjedhore për garën lokarle të 17 tetorit ka hyrë në etapën finale, ku partitë politike kanë shtuar premtimet para qytetarëve, e zotimet më kryesore të tyre vazhdojnë që të jenë ujësjellësat dhe kanalizimet, e që të njejtat premtohen për 30 vite, por që të cilat nuk po gjejnë zgjidhje, ndonëse jetojmë në shekullin XXI, gjithashtu është ironike që një vend që aspiron BE-në, ende flet për çëhtje bazë si uji i pijshëm dhe trasjtimi ujrave fekale.

 

Ndryshimi i sistemit nga ai komunist në demokratik, solli shumë shpresa për qytetarët, se tani gjërat do të ndryshonin për të mirë, ku do të ketë mundësi më të madhe zhvillimi që do të ndikonte në përmirsimin e jetës së qytetarëve, shkruan Zurnal.

Këtë besim në fillimet e pluralizmit e pëforconin edhe premtimet dhe zotimet e udhëheqësve dhe partive politike, se Maqedonia e Veriut do të bëhet “parajsa” mbi tokë, apo që për një kohë të shkurtër do të arrijmë nivelin e zhvillimit të vendeve të Evropës Perëndimore, zotime që ishin shumë të bukura për tu dëgjuar, por se sa do të realizoheshin do ta tregonte koha.

Që nga fillesat e pluralizmit e deri më tani kanë kaluar 30 vite, që nënkupton më shumë se çerek shekulli, por që disa gjëra vazhdojnë që të mbeten të njejta, që është mungesa e ujit për pije dhe trajtimi i ujrave të zeza, e që premtimet për të cilin nuk kanë rreshtur nga partitë politike për tre dekada.

Se kjo gjë nuk ka ndryshuar pas një periudhe kaq të gjatë e tregon edhe fushata për zgjedhje lokale të 17 tetorit të këti viti, ku ujsjellësit dhe kanalizimet janë top tema e këtyre zgjedhjeve, e kjo na bënë të mendojmë se edhe pas 30 viteve ne kemi ngecur ne plotësimin e nevojave elementare për qytetarët siç është uji dhe trajtimi i ujrave të zeza.

Të dhënat e Entit Statistikor tregojnë se në vitin 2020 66.6 % të ujrave të zeza në Maqedoninë e Veriut nuk ishin trajtuar, ndërsa vetëm33.4 % ishin trajtuar, e kjo është një shifër e frikshme pasi shumica e trritorit të vendit tonë nuk ka sistem për trajtimin e tyre. Ndërsa sa i përket furnizimit me uj, shifra zyrtare nuk ka, por besohet se rreth 45 % e fshatrave në Maqedoninë e Veriut kanë probleme me furnizim, por edhe qytetet vuajnë nga një problematikë e tillë, shkruan Zhurnal.

Kjo e dhënë është shqetësuese dhe në të njejtën kohë tragjiko-komike të flasësh për ujësjellës dhe kanalizime në shekullin XXI dhe në vititn 2021, kur bota këto çështje i ka zgjidhur shumë kohë më parë, e tregon se sa larg tyre ne jemi dhe sa kohë do të na duhet që të afrohemi sado pak në nivelin e zhvillimit që kanë arritur ata.

Të premtohen këto gjëra nga paritë opozitare që nuk kanë qenë në pushtet është diçka e “arsyeshme”, por që e njejta të bëhet nga një parti e cila ka qenë në pushtet për gati 20 vjet, e qe të njejtat i ka premtuar në çdo cikël zgjedhor është e turpshme dhe fyerje për intelegjencën e qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Ndoshta kjo është një “strategji” të cilën e përdorin partitë politike në vendin tonë, qëllimi i së cilës është ta kufizojë dhe përqendroj kërkesëne qytetarëve tanë në shekkullin 21 në ujsjellës dhe kanalizime dhe ti lënë anash apo edhe ti menjanojnë kërkesat tjera që imponon epoka në të cilën po jetojmë, pasi në rast se ata nuk janë në gjenjde të plotësojnë nevojat më elementare si munden ti plotësojnë ato që “imponon” mileniumi i dytë.

Është guxim i tepërt apo edhe “injorancë” të pretendohet se Maqedonia e Veriut është e gatshmë për të filluar negociatat apo edhe për tu antarsuar në Bashkimin Europian, kur më shumë se gjysma e ujrave të zeza nuk trajtohen dhe gati gjysmëne popullatës e ke pa uj të pijshëm. Të hysh me këtë bilanc në një Union ku gjendet shtete më të zhvilluara të botës është e turpshme dhe në të njejtën kohë fyerje ndaj vlerave dhe standardeve që ka vendos BE.

Për ta zgjidhur çështjen e ujsjellësve dhe kanalizimeve Maqedonisë së Veriut i duhen rreth 1.7 miliard euro, që është një shifër shumë e lartë, dhe në të njejtën kohë kjo sjellë shqetësim, pasi qytarët e vendit tonë do të vuajnë edhe një kohë të gjatë mungesën e tyre, pasi shteti ynë nuk është në gjendja ta përballoj një shumë të tillë. Gjithashtu kjo nënkupton se partitë politike do të vazhdoj ë që ujsjellësin dhe kanalizmin ti kenë as nën mëngë për ti shfrytëzuar ato në çdo fushatë zgjedhore, shkruan Zhurnal.

Ta mbash popullin të ngujuar brenda “grilave” të ujit dhe kanalizimit në shekullin e XXI, është pos komike edhe tragjike, e kjo të bënë të humbasësh çdo shpresë se një ditë Maqedonia e Veriut do të bëhet si gjithë Evropa, e kjo gjë vetëm sa do ta rrisë eksodin drejt vendeve që vërtetë janë EVROPË.///Zhurnal.mk

Related posts

Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me coronavirus

D V

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 27 gradë

N E

Prej nesër fillon aplikimi për “Kovid 4” linjën kreditore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More