Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Shëndetësia pa mëshirë po fiton nga paratë e hallexhinjve!

Shkup, 3 qershor – Rritja e numrit të infektuarve gjatë periudhës së fundit ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Në komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarët është rritur numri i atyre që kërkojnë të bëjnë teste për t’u siguruar se nuk janë të infektuar me virusin COVOD 19.

Rritje të testeve tek qytetarët

Maqedonia e Veriut sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Të martën sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar mbi 60 të infektuar, ndërsa gjatë të mërkuës  mbi 115 persona janë infektuar me COVID-19. Gjithsej kanë humbur jetën 141 persona ndërsa numri i të infektuarve 2,300 të infektuar që nga fillimi pandemisë.

Vetëm në kohën e fundit janë testuar afër 700 mostrave, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, institucionet kanë kryer mbi 31 mijë teste që paraqet shifrën më të lartë të testeve mes shteteve të rajonit.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus është shumë i lartë, por ndërkohë numri është shumë i vogël i atyre që pranojnë të shkojnë në spital. Shumica e të infektuarve ose janë asimptomatik ose kanë pasqyrë të lehtë të infektimit, madje as nuk i ngjajnë as një forme të lehtë të gripit sezonal.

Përveç që me anë të testeve dihen personat e infektuar dihen gjithashtu edhe të gjitha kontaktet që kanë pasur ata. Rajonet me rrezik më të larta janë disa zona në Shkup, si në Çair, Saraj dhe Gazi Babë si dhe në qytetin e Shtipit. Për këto zona mund të ketë ndonjë masë izolimi, nëse do të ketë nevojë për diçka të tillë.

Maqedonia e Veriut nga java e kaluar ka lehtësuar masat, si lëvizjen e plotë të qytetarëve pas 65 ditësh orë policore në periudhë të caktuar, hapjen e kafeneve dhe restoranteve nën kushte të caktuara ndërsa gjatë kësaj jave do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve.

Fitime të majme nga testet

Kërkesa e rritur për teste ka bërë që institucionet të cilat merren me këtë punë të llogarisin fitime të majme.

Nëse më parë një test kushtonte 1200 denarë, tani i njëjti kushton 3600 denarë dhe 5000 denarë varësisht se çfarë testi nevojitej. Një katërfishim i çmimit ka bërë që qytetarët të jenë të revoltuar pasi nuk kanë mundësi të mbulojnë gjitha harxhimet. Nëse një familje 5 anëtarëshe duhet të bëjë testin e tillë, do te nevojiten rreth 400 euro, e që në kushtet normale ështëne tepruar dhe e patoleruar. Por, zakonisht për një person, nevojiet që testin ta bëjë së paku dy herë ose edhe tre herë, që e komplikon edhe më shumë situatën me shpenzimet e rrituara të qytetarëve.

Nëpër spitalet private njoftojnë se e kanë rritur kapacitetin e tyre në 300 testime në ditë, e që do të thotë se rreth 24 mijë euro janë të hyrat nga testet për nëj ditë vetëm në një nga qendrat laboratorike të spitaleve.

Pandemia zbrazi xhepat e qytetarëve

Të hyrat në buxhetin e Maqedonisë së Veriut kanë rënë për 24 për qind edhe pse nga ministria e Financave thonë se kjo shifër është në kuadër të parashikimeve, teksa ekonomia e vendit po përballet me vështirësi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Afaristët thonë se bizneset duhet të ndihmohen me para të gatshme, me qëllim që të vënë në lëvizje disa veprimtari të caktuara, sepse në të kundërtën, ata thonë se do ta kenë të vështirë që të kontribuojnë në arkën e shtetit përmes tatimeve.

24 për qind më pak ka pasur të hyra gjatë muajit maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa borxhi publik ka arritur në 60 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Nëse pandemia e koronavirusit vazhdon me të njëjtën dinamikë, duke mbajtur të bllokuar ekonominë e vendit, nuk përjashtohet mundësia që për herë të dytë të ribalancohet buxheti i vendit.

Afaristët, ndërkaq, thonë se qeveria duhet të gjejë shpejt një modalitet që do të lejonte që ekonomia e vendit të vihej në lëvizje, pa kërcënuar shëndetin e qytetarëve, sepse në të kundërtën, humbjet në të hyrat buxhetore, do të jenë të mëdha.

Shëndeti i qytetarëve është shumë me rëndësi, por edhe nga aspekti ekonomik, qytetarët janë konsumatorët kryesorë edhe në aktivitetin ekonomik, pasi rreth 66 për qind e Bruto Prodhimit Vendor realizohet përmes konsumit.

Pas tre muajsh me pandemi, shteti duhet të bëjë një analizë konkrete mbi atë se ku është efekti më i madh, në cilët sektorë dhe industri, sepse masat ekonomike duhet të përshtaten varësisht nga rrethanat konkrete dhe vendet e caktuara. Qeveria duhet të mendojë për një qasje të re dhe jo të vazhdohet me qasjen e vjetër, që masat të jenë të përgjithësuara për të gjitha sektorët dhe të gjitha qytetet e vendit.

Mos të keqmenaxhohen fondet e pandemisë

Maqedonia me lëshimin e Eurobond dhe ka marrë huas nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 176 milionë euro dhe huave nga Banka Botërore në vlerë prej 140 milionë eurove si dhe mjetet nga Bashkimi Evropian prej 160 milionë eurove, mbyllet konstruksioni financiar për nevojat e sivjetme, gjegjësisht deficiti i projektuar në 6,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor.

Por fatkeqësisht kjo është bërë një praktikë që sa herë që vendi futet në zgjedhje  çdo qindarkë në mënyrën më transparente duhet të shkojë në shërimin e ekonomisë.

Qeveria mënyrë të drejtëpërdrejtë duhet mirë të organizojë shfrytëzimin e këtyre fondeve për qëllimin që janë marrë.

Gjithashtu duhet të gjenden moduse se si të ndihmohen qyettarët në bërjen e testeve, pasi çdo qindarkë e shpenzuar për ata në kohë krize është një minus i thelluar.  Mospasja e parave për të bërë teste ka detyruar shumë qytetarët që edhe përkundër simptomave të virusit COVID 19 mo stë shkojnë nëpër spitale për të bërë testet e nevojshme. Përderisa qytetarët po rrjepen çdo ditë e më shumë, institucionet shëndetësore po i mbushin xhepat e tyre me pare të hallexhinjve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...