Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Shqiptarët dergjen burgjeve me raste të montuara – “hajdutët” lihen të lirë

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 20 nëntor  – Gjatë ditës së djeshme, e maskuar në prani të policisë është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, për të shkuar në arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva braktis qelinë e paraburgimit.

Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me “Boki 13” dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Janeva ishte arrestuar që prej më 21 gushti në shtëpinë e saj, në lagjen e Shkupit, Kozle. Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar. Janevën e pret gjykimi i caktuar për më 3 dhjetor të këtij viti.

Hetime për gjykatësit që e liruan Janevën – gjykatësit e paraqesin në polici

Prokurorja Vilma Ruskovska paralajmëroi se do të hapë hetim financiar për gjykatësit që sollën vendim për arrest shtëpiak për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Nuk e di se cilët janë gjykatësit. Pres të marrë vendimin, por do të ngris hetim financiar”, theksoi Ruskovska, e cila nuk fsheh pakënaqësinë për këtë vendim.

Nga ana tjetër gjykatësit e Gjyqit të Apelit kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajnë kolegium dhe pastaj do të marrin qëndrim të caktuar. Megjithatë, fillimisht ata e kanë paraqitur në polici prokuroen Ruskovska për kërcënim ndaj punës së gjyqtarëve.

Zaev i pakënaqur: “populli po zien nga mosefikasiteti i gjykatësve”

Kryeministri Zoran Zaev k atheksuar se ai nuk e di bazën e vendimit të gjykatës për lirimin e ish-prokurores speciale publike Katica Janeva nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Zaev tha se beson në gjykime efektive, por pohoi se “populli po zien, njerëzit tanë po ziejnë. Pse? Sepse lëndët vjetërsohen”.

Ai thotë se Veting duhet të ketë patjetër për gjykatësit, por pohoi se nuk mund të përzihet në punën e gjykatësve pasi edhe një nga rekomandimet e Priebe-s ka qenë se asnjë vendim gjyqësor nuk duhet të komentohet.

Mickovski akuzon Zaevin për lirimin e Janevës

Për lirimin e Katica Janeva nga paraburgimi në arrest shtëpiak ka reaguar edhe kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai shkroi në Facebook se “Zoran Zaev premtoi hapjen e gjyqësorit si burrë … Çdo ditë ne shohim se çfarë ai ka menduar. Çka ndodh me inspiratorin e “Reket”, apo këtu me disa do të përfudojë gjithçka? Po në lidhje me paratë nga valixhja, çka ndodh me paralajmërimin nga të akuzarit se janë paraqitur, çka me shumë pyetje tjera për të cilat opinioni pret përgjigje?”, shkuran lideri i opozitës maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët: Janeva lirohet, Feta Alimi mbetet në burg

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar pas lirimit të ish-kryeprokurores speciale, Katica Janevës nga Shutka në arrest shtëpiak.

Nga ASH kanë rikujtouar opinionin se Gjykata e Apelit vendosi në mënyrë të padrejtë edhe për rastin e Feta Alimit, të cilit disa herë iu refuzua kërkesa e palës mbrojtëse që ai të dalë nga paraburgimi dhe të jetë në arrest shtëpiak.

Ata të zhgënjyer deklarojnë se fatkeqësisht ky është sistemi ynë i drejtësisë që shpesh herë funksionon me standarde të dyfishta, që njëherit është njolla më e zezë e shoqërisë sonë. Ky sistem drejtësie është ai i cili së bashku me policinë e shtetit nuk arriti të parandalojë ikjen e Nikolla Gruevskit, është po ai sistem nuk po sjell vendime gjyqësore për lëndët e hapura nga Prokuroria Publike Speciale dhe fatkeqësisht kjo është “drejtësia” që sot liroi në arrest shtëpiak Katica Janevën ndërsa mban me të pa drejtë Feta Alimin dhe shumë shqiptarë tjerë nëpër procese të montuara politike.

Shqiptarët dergjen burgjeve  – kurr s’i interesoi shtetit

Sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë po e shkatërron këtë shtet dhe po i humbë të gjithë vlerat dhe besimin se ekziston drejtësia. Jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë që gjithmonë po zbulohet se është shumë i korruptuar. Vazhdimisht qytetarët ballafaqohen me drejtësi të një anshme dhe të politizuar.

Rasti “Reket”, përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion me çka vuloset humbja e besueshmërisë së qytetarëve në Prokurorinë Publike Speciale dhe sistemin gjyqësorë në përgjithësi. Edhe pse Janeva akuzohet për miliona para të marra nga biznesmeni Kamçev, Gjykata e Apelit, vendos të pranojë ankesën e ish prokurores duke ia lejuar asaj arrestin shtëpiak.

Por, kjo gjykatë ëshët ajo e cila nuk iu lejoi shumë shqiptarëve të cilët u dergjen nëpër burgje me raste të montuara politike të mbrohen në liri ose të qëndrojnë në arrest shëtpiak.

Kjo është një arsye më shumë se përse sistemi i drejtësisë duhet të reformohet urgjentisht dhe të gjithë gjykatësit, prokurorët por edhe zyrtarët publik t’i nënshtrohen procesit të vetingut, dhe të mbajnë llogari për kredibilitetin e tyre profesional dhe moral.

Ky sistem drejtësie, me gjykatës dhe prokuror të emëruar politikisht është bërë pengesa kryesore që rrezikoi edhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...