Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Shtetet ballkanike po ia nxijnë fytyrën BE-së me veprimet e tyre anti-evropiane

Zhurnal Ads

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 31 tetor – Secili shtet anëtar nga Ballkani kur po bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, po fillon të krekoset dhe të nxjerrin pah nacionalizmat e tij duke vënë kushte për shtetet tjera. Inatet që nuk kanë mundur t’i nxjerr në shesh derisa ishin kandidatë për në BE, po i shpallin atëherë kur janë brenda ombrellës së BE-së, duke e shfrytëzuar të ashtuquajturën “veto” që iu jep të drejtën të bllokojnë çdo vendim. Në kartën e njëjtë luajti Greqia ndaj Maqedonisë deri sa e detyroi t’ia ndryshojë emrin, dhe së fundmi në të njëjtën formë ka filluar të veprojë Bullgaria, e cila kërkon që “gjuha maqedonase” mos të jetë pjesë BE-së. Por, çështja që shtrohet është nëse këta shtete po ia nxijnë fytyrën BE-së dhe a po bëhen anti promovues të vlerave që i shpërndan BE-ja për gjithpërfshirje, konsensus dhe vlera demokratike!

Bllokada nga Bullgaria, fiasko edhe për BE-në

Gjatë presidencës së Bullgarisë me BE-në, Kryeministri Borisov kishte bëri thirrje për një zgjerim të shpejtë të Bashkimit dhe pas samitit të BE në Sofje, ai shprehu zhgënjimin që disa shtete anëtare, veçanërisht Franca, po bllokonin procesin. Kohët e fundit vetë Bullgaria është bërë pengesa e së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria tregon shumë më pak gatishmëri për kompromis në çështjet në fjalë që po dëmtojnë marrëdhëniet “fqinjësi të mirë” me Maqedoninë e Veriut. Në fakt, Bullgaria nga një mbështetës i fortë i perspektivave Evropiane të Ballkanit Perëndimor, vuri në dyshim shkurtimisht besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së, duke u kthyer – me kërkesat e saj irracionale për një “korrigjim” të çështjeve historike dhe gjuhësore – në anti – nxitës i përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut për t’iu afruar integrimit evropian. Nacionalizmi agresiv Bullgar me sjelljen e tillë tregoi hapur anën e tij të errët, e cila vazhdimisht tërhiqet nga e kaluara.

Por pyetja shtrohet nëse kapaciteti i BE-së dhe besueshmëria e saj si një aktor i politikës së jashtme është në pikëpyetje. BE përballet me probleme serioze për të kontribuar në vendosjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan. Ndërkaq intensifikimi i veprimtarive të Rusisë mund të detyrojë disa nga vendet në rajon të zgjedhin atë që është një lojë me shumë zero për Moskën.

Shuma e fitimit dhe humbjes është gjithmonë zero për çdo strategji të mundshme që lojtarët mund të përdorin.

BE-ja të tregohet më e vendosur

Vihet re se BE në mënyrë aktive shmang veprimin e vendosur në situata ku rregullat dhe standardet e rëna dakord nuk janë përmbushur dhe nuk respektohen. Vullneti për të qenë një forcë pozitive që përhap vlerat themelore të BE-së në lidhje me demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut etj.,  ka shkaktuar efektin e papritur të shmangies së sanksioneve.

Efekti i gjithë kësaj është që BE arrin të frymëzojë ndryshime formale në strukturat themelore demokratike, por përballet me vështirësi shumë më të mëdha kur bëhet fjalë për konsolidimin e normave dhe parimeve themelore shoqërore, pak a shumë në të gjitha vendet e Ballkanit.

Nga ana tjetër, Presidenti francez Macron, i cili disa kohë më parë u kritikua si bllokuesi kryesor i zgjerimit të BE-së, tani, në një mënyrë franceze, po fillon një term të ri, i cili duhet të kuptohet si një udhëzues në BE. Macron po bën presion për atë që ai e quan “sovranitet evropian”, duke argumentuar se BE duhet të zhvillojë “autonomi strategjike” në një numër fushash.

“Sovraniteti evropian”

Idetë e Macron mund të kenë një domethënie të madhe për BE-në, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sovranitetit evropian, i cili gjithashtu mund të interpretohet si një përgjigje ndaj zhvillimit global vitet e fundit, të shënuara nga lufta SHBA-Kinë për interesat e veta dhe me shembjen graduale të rendit botëror shumëpalësh.

Në një botë të tillë, BE duhet gjithashtu të mbrojë interesat e saj, tha presidenti francez dhe mund të thuhet me siguri se mendimi i tij parimor do të shndërrohet në propozime më konkrete.

Macron nuk duket se pret ndonjë gjë konkrete nga Ballkani si një kontribut në debatin për arritjen e aspiratave të tilla. Asgjë e re në Ballkan nuk mund të thuhej lirshëm, sepse rastet për diskutimin e mosmarrëveshjeve bilaterale, duke ndjekur shembullin e pozicioneve të forta bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rrugës së saj evropiane, të paktën mund të kuptohen si disa hapa produktivë të zhvillimit.

Kokëfortësia ballkanike zakonisht funksionon pa vizion afatgjatë  ose funksionon si përpjekje për të “lidhur këmbët” e fqinjëve për t’i parandaluar ata të ecin përpara, duke imponuar brutalisht vullnetin e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Maqedonia e Veriut tani është viktimë në mosmarrëveshjeve bilaterale. Por nëse fillimi i negociatave me BE bllokohet përsëri në dhjetor, këtë herë për shkak të mosmarrëveshjes së Bullgarisë, dështimi nuk do të shënohet vetëm nga një shenjë tipike ballkanike. Padyshim që do të jetë një fiasko e madhe politike edhe për vetë BE-në.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Boçvarski dhe Batak: Virusi Korona dëmtoi edhe aviacionin

T E

Janevski: Të çlirohemi nga interesi individual dhe të ndërtojmë qasje të përbashkët

T E

Çmimi i drurit për ngrohje po rritet nga viti në vit

T E

Filipçe: Të mos dilet jashtë edhe në këtë periudhë pa ndonjë nevojë të madhe

E.E.

Gjykata evropiane e revizorëve e shqyrton mbështetjen e BE-së për qeverisje të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor

T E

Kontesti me Bullgarinë/Ruzhin: Gjasat minimale në muajt e parë të vitit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...