Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Shteti mos të mbetet i shurdhër me hajdutët e parave të BE-së

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 30 tetor – Maqedonia e Veriut po përfshihet në situata të sikletshme në prag të fillimit të negociatave aderuese për në Bashkimin Evropian, pasi Prokuroria Themelore Publike ka  zbuluar se katër persona janë arrestuar për shkak të dyshimeve me manipulim të parave publike. Këto informacione janë një simbol se korrupsioni është ende i lartë, por njëherësh është edhe tregues se lufta ndaj vjedhjeje të fondeve publike është e pakompromisë. Prandaj, është e nevojshme, që në kohën kur momenti i fillimit të negociatave të ndodhë, organet shtetërore të dëshmojnë se lufta ndaj manipuluesve dhe vjedhësve të parave të BE-së por edhe të parave tjera publike është e ashpër dhe e pakompromisë.

Krim i organizuar me paratë e BE-së

Prokuroria Themelore Publike për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të kryejë hetim kundër katër personave, tre prej të cilëve si bashkëpunëtorë dyshohet se kanë kryer krimin e mashtrimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Njëri prej tyre, i cili është i dyshuari i parë, akuzohet gjithashtu për veprën penale të vazhdueshme Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Një person i katërt dyshohet se ka kryer veprën penale të punës së pakujdesshme. Prokuroria gjithashtu kërkoi vendosjen e masave paraprake për tre persona, pra konfiskimin e një pasaporte, raportimin e herëpashershëm tek një autoritet kompetent, si dhe ndalimin e aktiviteteve të punës në lidhje me krimin.

Gjatë ditës së sotme, prokuroria paraqiti në Gjykatën Themelore Penale – Shkup një propozim për caktimin e masave parandaluese për tre të dyshuar.

Për të siguruar praninë dhe zhvillimin e pandërprerë të procedurës penale, prokuroria i propozoi gjykatës të vendosë masa paraprake ndaj të dyshuarve, përkatësisht detyrimin për të raportuar herë pas here tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimin e përkohshëm të udhëtimit ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror. Vendimi i gjykatës do të merret në një procedurë të rregullt të përcaktuar ligjërisht.

Paratë e BE-së për arsim përfunduan në destinacion joadekuate

Në Maqedoninë e Veriut Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit kishte ka hapur lëndë për dyshimet rreth keqpërdorimit të mjeteve të fondeve të BE-së në kuadër të projektit ERASMUS+.

Komisioni raportoi se lënda është hapur pas një raportimi anonim për keqpërdorim të mjeteve nga Agjencia nacionale për programe arsimore-evropiane dhe mobilitet, ku drejtoreshë është Lidija Dimova.

Komisioni ka raportuar edhe për parregullsi edhe në institucione tjera, si përzgjedhja e drejtorëve. Ndërkohë, kërkuan edhe rregullohet shfrytëzimi i resurseve buxhetore, si dhe të shënohen automjetet zyrtare ashtu që të njihen.

Komisioni kishte publikuar se kishte mashtrim dhe korrupsion prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus+” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të.

Shteti të jetë më i ashpërt ndaj keqpërdoruesve

Pasi që jemi në proces të anëtarësimit, tani programimi, implementimi dhe monitoringu i mjeteve të BE-së bëhen në partneritet me Delegacionin e BE-së në Shkup. Nisur nga kjo, ka mjaft mekanizma të mirë për ndjekje adekuate të përdorimit të tyre, por edhe për efektet e tyre.

Vetë negociatat do të kërkojnë ndërtim shtesë të kapaciteteve dhe ndryshim të shumë shprehive dhe vlerave. Maqedoninë e Veriut e pret rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por gjithashtu edhe shumë interesante me shumë pasiguri dhe leksione për të mësuar!

Të gjitha raportet evropiane tregojnë se nuk i zbatojmë ligjet. Atë që nuk e tregojnë dhe opinioni nuk e di, është se ligjet e miratuara nuk janë punë e përfunduar. Përkatësisht, nëse në ndërkohë BE ka ndryshuar ndonjë direktivë apo rregullore (ndërsa i ndryshon çdo 7 vjet me miratimin e kornizës financiare 7 vjeçare), atëherë ne jemi përsëri në fillim. Nisur nga kjo, nuk jam shumë e sigurt se sa punë shtesë na pret dhe për këtë na duhet patjetër Kuvend funksional.

Ky është një shembull për luftën kundër korrupsionit, ndërsa rasti që është zbuluar duke ndjekur hapat e sistemit që tashmë është vendosur nga Brukseli, nënkupton se është konfirmim se sistemi funksionon.

Zbardhja e rastit të keqpërdorimeve të një pjese të fondeve të BE-së, është denoncuar edhe në Bruksel, do të nënkuptonte se në vend funksion lufta kundër korrupsionit. Publikimi i këtij skandali do të ndikojë pozitivisht ndaj vendit, por edhe ndaj ndarjeve të mëtutjeshme të mjeteve financiare, megjithatë shteti duhet të dëshmojë se lufta është e pakompromisë dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Aktivitetet dhe rezultatet nga puna e NP Higjiena Komunale Shkup gjatë vitit 2020

Z H

Sot nis panairi i mjaltit në Shkup

E.E.

Pecas: Askush nuk mund të ndalojë Bullgarinë të vendosë kushte

Z H

Të festohet me pëgjegjësi me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19

Z H

“Regjistrimi” përplas partitë politike

E.E.

Carovska: Modeli mësimor që e zgjodhëm po jep rezultate

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...