Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Shteti t’i dënojë ashpër ata që kanë ngrënë djersën e punëtorëve!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 30 korrik – Dyshimet se mund të ketë keqpërdorime të ndihmave që i ofron shteti dhe organizata ndërkombëtare, për të cilat u paralajmërua në fillim të pandemisë, duket se po dalin të vërteta. Fatkeqësisht, ata që manipulojnë me djersën e punëtorëve është forma më e rëndë që mund t’i ndodhë një kompanie. Duket se në vend që paratë të arrijnë në xhepat e punëtorëve, kanë përfunduar në llogaritë e pronarëve!

Mbi 52 mijë punëtorë nuk i kanë marrë paratë që ua ka shpërndarë shteti!

Inspektorati i punës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e ndihmës financiare nga kompanitë, të cilat kanë marrë para nga shteti për përballje me pandeminë e koronavirusit. Këto mjete dyshohet se në vend që t’iu ndaheshin punëtorëve, kanë përfunduar në llogarinë e punëdhënësve të tyre.

Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka bërë të ditur se më shumë se 700 kompani që kanë marrë ndihmë financiare nga shteti për shlyerjen e pagave për muajt prill dhe maj, të njëjtat nuk ua kanë shpërndarë punëtorëve. Bëhet fjalë për më shumë se 400 mijë euro që duhej t’i jepeshin rreth 1,700 punëtorëve në lartësinë e pagës minimale prej 14.500 denarë apo rreth 235 euro.

Ndërkohë, keqpërdorime janë bërë edhe nga më rreth 3,700 kompani të tjerë që kanë bërë shpërndarjen e parave. Më shumë se 52 mijë punëtorë kanë marrë më pak para sesa ndihma e ndarë nga shteti.

Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, bëhet fjalë për kompani të vogla dhe të mesme dhe shumë prej tyre janë nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari dhe Kumanova, që kryesisht merren me veprimtari tregtare dhe transport.

Drejtoria disponon me të dhëna të sakta për shfrytëzimin e ndihmës financiare nga kompanitë dhe me vëmendje ndjek detyrimet që ato duhet të shlyejnë ndaj punëtoreve. Të dhënat për të gjitha kompanitë që kanë marrë fonde nga shteti dhe të njëjtit nuk u janë shpërndarë punëtoreve, do t’i dorëzohen Sekretariatit të qeverisë, si bartës i vendimit për ndihmë të kompanive. Emrat e të gjitha kompanive që kanë bërë shkelje do të bëhet të ditura për opinionin.

Sindikatat të shokuara me padrejtësitë ndaj punëtorëve

Lidhja e Sindikatave është tmerruar nga fakti se kompanitë nuk ikanë shpërndarëë pagat ndaj punëtorëvve të tyre. Ata thonë se kompanitë edhe më herët kanë keqpërdorur djersën e punëtorëve dhe se ishte koha e fundit që keqpërdorimet e tyre të dalin në sipërfaqe.

Pronarët e tyre as që duan të dëgjojnë për t’i dhënë punëtorëve atë që u takon. Është një veprim shumë i keq dhe kjo do të çojë në ndarjen edhe më të thellë mes punëtorëve dhe pronarëve, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se gjitha kapitalin e tyre e kanë arritur me djersën e punëtorëve.

Duhet të ketë përgjegjësi penale dhe çdo kush që ka shkelur ligjin të përfundojë pas grilave. Gjobat nuk mjaftojnë, sikur nuk mjafton edhe publikimi i emrave të tyre. Duhet të ketë ndjekje penale dhe dënime me burg. Vetëm kështu besojmë se mund të ketë ndërgjegjësim nga ana e tyre për këto shkelje të rënda.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me qëllim zbutjen e pasojave nga COVID-19 (sëmundja që shkakton koronavirusi), ka ndihmuar me rreth 550 milionë euro kompanitë dhe shtresat e rrezikuara të qytetarëveç të papunët, ata me paga të ulëta, dhe përfituesit e ndihmave sociale.

Buxheti  e pësoi rëndë nga virusi

Si rezultat i virusit korona në buxhet sivjet do të mungojnë rreth 1.3 miliardë euro. Qytetarët të jenë të kuptueshëm në këto kushte të jashtëzakonshme që po rrezikojnë ekonominë e Maqedonisë së Veriut.

Shteti nuk do të ngarkojë me taksën mbi të ardhurat personale, gjegjësisht taksën personale për kompanitë që kanë fituar të ardhura nga vetëpunësimi në mars, prill dhe maj, të cilat kanë pësuar humbje në operacionet e tyre për shkak të përhapjes së coronavirusit COVID-19. Jo të gjitha kompanitë në sektorët më të prekur nga kjo krizë do të paguajnë fitime për ato muaj.

Të drejtën për të zvogëluar shumën e pagesave për taksën e të ardhurave personale e kishin hotelieritë, kompanitë për organizimin dhe shërbimin e ushqimit, si dhe agjencitë e udhëtimit, kompanitë e transportit. Të gjithë u liruan nëse nuk zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Përveç këtyre firmave, masa do të jetë gjithashtu e rëndësishme për sektorët e tjerë që nuk janë të listuar, por për të cilat do të konfirmohet se kanë pasur dëmtime në operacionet e tyre.

Për t’u kualifikuar, ata duhej të kishin të ardhura të zvogëluara për të paktën 40 përqind në muajin aktual, në krahasim me shkurtin 2020 ose ulje të të ardhurave totale deri në vitin 2020 për më shumë se 40 përqind në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qeveria e ndodhur edhe në fushatë zgjedhore, përveç ndihmës ndaj kompanive vendosi që t’iu ndajë ndihma të gjithë atyre që marrin ndihmë sociale. Për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë ngrënë djersën e punëtorëve duhet të vendosen gjoba nga më të lartat, ndryshe edhe në të ardhmen do të ketë keqpërdorime.

Është momenti i fundit që shteti të kontrollojë kompanitë të cilat nuk i paguajnë ashtu siç duhet punëtorët e tyre edhe pse të gjithë kapitalin e fitojnë falë angazhimit të punëtorëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!